AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Pse Rama vlen të qeverisë?

by Alb Times
10/11/2026
in Opinion
6
0
Gënjejmë se na intereson!

Foto: Opinion

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Pëllumb Karameta

Vijimi i mandatit të kryeministrit Rama nuk mund të gjykohet vetëm nga gabimet e qeverisjes së tij. Në këtë gjykim peshojnë edhe legjitimiteti demokratik, alternativat politike, aftësia e tyre për të qeverisur dhe pasojat e ndryshimit për Shqipërinë.

Opozita kërkon largimin e Ramës, pa paraqitur, sipas gjykimit tim, një alternativë më të besueshme. Prandaj mbroj vijimin e mandatit të tij. Jo si shpërblim apo përjashtim nga përgjegjësia, por si gjykim mbi legjitimitetin dhe alternativat politike.

  1. Legjitimiteti fitohet me votë, nuk kërkohet nga podiumi i protestës

Në Shqipëri duket se ka lindur një shkollë e re politike. Kur nuk e mund dot kundërshtarin, kërkoji të largohet vetë. Zbulim që do t’i kishte kursyer njerëzimit shpikjen e zgjedhjeve. Përse të bindësh qytetarët, kur mund t’i kërkosh kryeministrit të largohet vetë?

Opozita ka të drejtë të kërkojë dorëheqjen. Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë. Por të kërkosh largimin, nuk do të thotë të kesh të drejtë ta imponosh. Një kryeministër mund të japë dorëheqjen, Por fakti që opozita nuk arrin të bindë shumicën e qytetarëve për t’i besuar qeverisjen, nuk i jep asaj të drejtën ta imponojë largimin e kryeministrit me dhunë.

Përndryshe, votuesi mbetet disi i tepërt në ekuacion. Shteti nuk është hotel. Largimi i atij që ndodhet brenda nuk e rregullon vetvetiu ndërtesën.

  1. Dhuna nuk mund të bëhet mjet ndryshimi i pushtetit

Mes protestuesve ka qytetarë paqësorë me kërkesa të ligjshme. Protesta është e drejtë kushtetuese, por nuk përfshin zjarrvënien, sulmet ndaj policisë dhe shkatërrimin e pronës.

Gjatë protestave të tetorit pati sulme me molotovë, dëmtime institucionesh dhe policë të lënduar. Më 9 nëntor, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë paraqiti në komisionin parlamentar fotografi të punonjësve të dëmtuar. Pastaj ishte zjarri te Ministria e Arsimit.

Dikur shqiptarët përballeshin me pengesa për të hapur shkolla në gjuhën e tyre, nga Mësonjëtorja e Korçës më 1887 te Kongresi i Manastirit më 1908. Sot, individë që pretendojnë një të ardhme më të mirë, i vënë zjarrin institucionit përgjegjës për arsimin. Çfarë lidhjeje ka kjo me qeverisjen më të mirë?

Asnjë.

Por nëse ligji ndëshkon ata që ndezin flakën, duhet të hetojë edhe ata që përdorin forcën në emër të tij. Pretendimet për përdorim të tepruar të forcës nga policia duhen verifikuar dhe shkeljet e provuara ndëshkuar.

Një qeveri që largohet nën trysninë e dhunës krijon precedent të rrezikshëm. Pushteti nuk ndërrohet me flakë dhe molotovë.

  1. Protesta është e drejtë; përfaqësimi provohet me votë

Dikur këndohej se me dyqind petrita Shqipëria hapi historinë e kuqe. Propagandës i mjaftonin ca njerëz, një udhëheqës dhe një këngë.

Zakoni nuk ka dalë nga moda. Sot ylli është zëvendësuar nga maska, ndërsa pushka nga llastiku.

Edhe dhjetë studentë mund të ngrenë një problem me rëndësi kombëtare. Protesta nuk kërkon miratimin e shumicës. Ama, «të protestosh» dhe «të flasësh në emër të popullit» dallojnë thelbësisht.

Protesta shpreh kërkesa. Zgjedhjet përcaktojnë përfaqësimin parlamentar. Kur mëtuesit për qeverisje flasin «në emër të gjithë Shqipërisë», duhet të tregojnë prej nga buron ky mandat. Mikrofoni nuk e zëvendëson kutinë e votimit. Ndezja e flakës kërkon më pak minuta televizive sesa një program qeverisës. Por shteti nuk ndërrohet sipas audiencave televizive.

  1. Berisha, partitë e reja dhe prova e qeverisjes

Në vitin 2013, afro një milion shqiptarë votuan për koalicionin që i dha fund qeverisjes së Berishës.

Nëse Berisha kërkon të rikthehet, nuk mjafton të renditë gabimet e Ramës. Sharjet, mallkimet dhe retorika e përplasjes nuk zëvendësojnë programin qeverisës. Duhet të shpjegojë çfarë ka ndryshuar nga qeverisja që humbi besimin e zgjedhësve.

Zgjedhjet e cenuara të vitit 1996, kriza e vitit 1997 dhe humbja e vitit 2013 nuk ia mohojnë të drejtën të rikandidojë. Por kërkojnë përgjigje për të kaluarën dhe garanci për të ardhmen.

As partitë e reja nuk përjashtohen nga kjo provë. Risia politike nuk dëshmon aftësi qeverisëse. A kanë programet dhe njerëzit për të drejtuar vendin, apo kanë përfaqësuar kryesisht pakënaqësinë ndaj partive tradicionale?

Qeverisja kërkon program, njerëz të përgatitur dhe përgjegjësi. Arsyetimi «na jepni pushtetin dhe, nëse gabojmë, na largoni pas katër vjetësh» nuk mjafton.

Katër vjet kalojnë shpejt nëpër studio televizive, jo në jetën e njerëzve. Për një fëmijë janë vite shkollimi; për një të sëmurë, koha kur duhej trajtimi; për një familje, kursime që mund të mos mblidhen më.

  1. Vijimësia institucionale dhe rruga evropiane

Qeveria synon mbylljen e negociatave me Bashkimin Evropian më 2027 dhe anëtarësimin rreth vitit 2030. Qofshin afate realiste apo ambicie politike, përmbushja e tyre lidhet me cilësinë e qeverisjes dhe funksionimin e institucioneve.

Integrimi kërkon administratë të përgatitur dhe përgjegjësi politike. Shqipëria nuk e rikuperon lehtësisht kohën e humbur nga eksperimentet e pasuksesshme. Një ndryshim kaotik mund të rrezikojë integrimin.

Por vijimësia institucionale nuk nënkupton vijimësi personale. Institucionet e qëndrueshme funksionojnë pavarësisht kryeministrit. Reforma në drejtësi dhe SPAK-u janë pjesë e kësaj qëndrueshmërie. Evropa nuk kërkon thjesht qetësi. Kërkon shtet që funksionon sipas ligjit.

  1. Kundërshtimi i ndershëm: Çfarë i kërkohet Ramës?

Të kundërshtosh largimin e imponuar me dhunë, nuk do të thotë të miratosh gjithçka bën Rama. Qeveria duhet të japë llogari për akuzat. Legjitimiteti elektoral nuk është imunitet politik. Nëse ka korrupsion, duhet të veprojë drejtësia. Nëse policia ka tejkaluar kompetencat, duhet të hetohet. Qeveria përgjigjet politikisht për gabimet dhe juridikisht për shkeljet e ligjit.

As dhuna e protestuesve nuk përligjet nga gabimet e qeverisë, as gabimet e qeverisë nuk justifikohen nga dhuna e protestuesve.

  1. Përfundimi: Po pas Ramës?

Opozita kërkon largimin e njeriut rreth të cilit ka ndërtuar ekzistencën politike.

Por mund të ndodhë që, kur Rama të largohet, opozita të zbulojë se largimi i kundërshtarit ishte pjesa më e lehtë. Prova e vërtetë fillon kur duhet të qeverisë.

Po nëse dështon? Opozita mund ta humbasë pushtetin pas katër vjetësh. Qytetarëve askush nuk ua kthen vitet e humbura.

Prandaj mbroj vijimin e mandatit të kryeministrit. Jo si shpërblim, por si gjykim mbi legjitimitetin, vijimësinë institucionale dhe alternativat konkrete. Shqipëria nuk është karrige që pret të ndërrojë të zotin.

Europa aty është. Vetëm jeta jonë kalon.

Dhe pikërisht ngaqë kalon, nuk kemi luksin ta harxhojmë duke e nisur shtetin nga e para, sa herë dikush ndez një fitil.

Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Vendimtare janë dhe zhvillimet në Europë”- Rama: Shqipëria synon t’i mbyllë negociatat me BE-në në fund të vitit 2027! Ne do përfundojmë…

10/11/2026

Bashkë me Belerin ka humbur dhe SPAK-u dhe opozita

10/11/2026

Analiza e REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

10/11/2026

Aksidenti i rëndë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, humb jetën pas plagosjes së rëndë drejtuesi 64-vjeçar i motorit! U përplas nga 35-vjeçari me mjet

10/11/2026

Prezantuesja e njohur gjendet e vrarë në dhomën e gjumit, bashkëshorti arrestohet si i dyshuar! E motra vrapoi…

10/11/2026

“Opozita u fsheh pas të rinjve të radikalizuar”- Rama flet për protestat nga Forumi i Paqes në Paris: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë!

10/11/2026

Pse Rama vlen të qeverisë?

10/11/2026

“Siguria është përgjegjësi e përbashkët”- Ministri Demo: Shqipëria nuk është oborri i pasmë i Europës, por pjesë e derës së saj kryesore!

10/11/2026

Pagë marramendëse për të punuar në Hënë! NASA hap dyert për astronautët e rinj: Bëhuni pjesë e historisë së eksplorimit hapësinor!

10/11/2026

“U mblodhën gjithë brezat”- Balla në 70-vjetorin e gjimnazit “Aleksandër Moisiu” në Kavajë: Shkollë me emër të madh në gjithë Shqipërinë!

10/11/2026

Tjetër alarm kibernetik, “Claude” ekspozon të dhëna sekrete! Mbi 100 mijë skedarë në internet, mes tyre fjalëkalime dhe të dhëna private

10/11/2026

Arrestime në Francë për skandalin e abuzimeve seksuale të Mohamed Al Fayed! Kontrolle edhe në hotelin luksoz “Ritz”

10/11/2026

Kosova pa njohje të reja, diplomatët kritikojnë qeverinë dhe Ministrinë e Jashtme për mungesën e rezultateve

10/11/2026

Asambleja Kombëtare e PS-së më 14 nëntor do mbahet në Lalëz, zbardhet edhe mesazhi që u është dërguar anëtarëve: Ju njoftojmë se…

10/11/2026

Ballkani nën rrezikun e stuhisë “Charles”, edhe Shqipëria në alarm për reshje të dendura dhe erëra mbi 80 km/orë!

10/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Vendimtare janë dhe zhvillimet në Europë”- Rama: Shqipëria synon t’i mbyllë negociatat me BE-në në fund të vitit 2027! Ne do përfundojmë…
  • Bashkë me Belerin ka humbur dhe SPAK-u dhe opozita

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.