AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

Pse Petrit Vasili nuk ka deklaruar pasurinë e bashkëjetueses, ish gruas dhe të birit?

by Alb Times
31/08/2026
in Kryesore, Politikë
6
0
Pse Petrit Vasili nuk ka deklaruar pasurinë e bashkëjetueses, ish gruas dhe të birit?
6
SHARES
305
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish ministri i Shëndetësisë së LSI 2009-2012, Petrit Vasili, 68 vjeç, ka qenë i martuar me mjeken e njohur Adriana Babameto. Pasi u bë ministër i Shëndetësisë, krahas tenderave për Pëllumb Piperon dhe për kompaninë farmaceutike Megapharma, në emrin e dajës së tij Rasim Hamzaraj, Vasili, në korrik 2011, emëroi zonjën Babameto shefe të Gasto-hepatologjisë, duke zëvendësuar kështu Jovan Bashon.

(Adriana Babameto)

Petrit Vasili ka nisur të deklarojë pasurinë që nga viti 2003 për shkak të funksioneve të larta që ka mbajtur në Ministrinë e Shëndetësisë. Në të gjitha deklaratat e pasurisë së Vasilit 2003-2024, nuk rezulton e deklaruar pasuria e Adriana Babameto. Nëse zonja Babameto dhe Vasili janë ndarë para vitit 2003, Petrit Vasili nuk ka deklaruar, në kundërshtim me ligjin, as pasurinë e të birit, Erald Vasili, 39 vjeç, mjek radiolog pranë Spitalit të Klod Allajbeut, i favorizuar nga Vasili kur ishte ministër i Shëndetësie.

(Erald Vasili)

Në gusht të vitit 2020, është regjistruar si person fizik, duke ofruar shërbime mjekësore në fushën e tij. Nga viti 2020 deri në vitin 2024 nuk ka deklaruar bilance për veprimtarinë e këtij aktiviteti privat. Në vitin 2025, djali i Petrit Vasilit deklaron një rezultat financiar prej 65 mijë eurosh. Erald Vasili duhet të deklaronte pasurinë në ILDKPKI si subjekt i lidhur me Petrit Vasilin, si ish deputet i LSI-së, me emër të ndryshuar në PL.

Pas ndarjes nga zonja Adriana Babameto, Petrit Vasili nisi të bashkëjetojë me zonjën Sonia Popa. Në shtator 2013, kur PS-LSI nisën të qeverisnin bashkë, Sonia Popa u emërua anëtare e Këshillit Mbikqyrës të Albcontroll (ANTA), Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror. Zonja Popa u largua në maj të vitit 2017, kur u prish koalicioni PS-LSI, ndërsa ka mbajtur edhe postin e drejtoreshës së Përgjithshme të Turizmit. Popa është bashkëpronare e organizatës jofitimprurëse Shoqatës Kombëtare e Guidave Turistike të Shqipërisë (NATGA), shoqatë e cila përfiton fonde nga Ministria e Kulturës, Agjencia Kombëtare e Turizmit dhe agjenci të huaja.

(Sonia Popa)

Petrit Vasili ka deklaruar si pasuri të paluajtshme tre apartamente. Vasili deklaron një apartament me sipërfaqe 54 m2 të dhuruar nga nëna. Në vitin 2009, ai deklaron se është në proces legalizimi një shtesë mbi apartamentin me sipërfaqe 35 m2, por nuk deklaron të dhëna sesa kanë qenë kostot e ndërtimit të shtesës apo shpenzime të tjera lidhur me të.

Në vitin 2021, Petrit Vasili deklaron edhe dy apartamente me çmim nën vlerën e tregut, duke ngritur dyshime të forta për pastrim parash. Vasili deklaron apartament 112 m2 me vlerë 56 mijë euro, me burim kursime, si dhe apartament 107 m2 me vlerë 85 mijë euro, me burim të ardhura nga shitja e aseteve. Në vitin 2022, Vasili deklaron se është pronar me 12.5 % e pjesë e një toke kullotë me sipërfaqe 2.1 milionë m2, që i bie 269 mijë m2. Gjithashtu, Vasili ka nisur të deklarojë të ardhura deri në 40 mijë euro në vit si person fizik.

Sipas disa informacioneve, Petrit Vasili kamuflon pasuri të pajustifikuara me vlerë qindra mijëra euro në emrin e njerëzve të afërt, ndërsa është akuzuar si pronar faktik i kompanisë farmaceotike Megapharma, me nipt J61814028F, themeluar 30 vite më parë, në emrin e dajës së tij, Rasim Hamzaraj. Pasi Vasilin e bëri Meta ministër Shëndetësie në 2009 bazuar në pazarin për ndarjen e pushtetit me Berishën, kompania në emrin e dajës së Vasilit nisi të përfitonte 9 herë më shumë para publike përmes tenderave të paracaktuar.

(Rasim Hamzaraj dhe Petrit Vasili)

Deri në vitin 2018, Hamzaraj kontrollonte vetë kompaninë. Nga viti 2018 deri në janar 2024, e kontrolloi kompaninë përmes bashkëshortes Monika Hamzaraj. Ai ia shiti aksionet bashkëshortes për 60 mijë lekë. Ndërkaq, zonja Hamzaraj i shiti më pas këto aksione për 2.3 milionë euro.

Nga viti 2010 deri në vitin 2024, Megapharma ka marrë mbi 1200 tendera në shëndetësi me vlerë mbi 80 milionë euro. Megapharma e dajë Luçit, siç e thërret Vasili, është një nga kompanitë që ka përfituar më shumë tendera në shëndetësi. Mbi 600 tendera i ka marrë vetëm nga Ministria e Shëndetësisë dhe qindra të tjerë nga degët e saj.

Tenderat karakterizohen nga flamuri i kuq i korrupsionit, nën dyshime të forta për manipulim procedurash dhe skemë korrupsioni. Një pjesë e administratës së shëndetësisë ka punuar vetëm për të kaluar paratë në llogaritë e dajës së Petrit Vasilit me tendera me pazar në tavolinë dhe oferta fituese gati sa fondi limit. Ka dyshime të forta se një pjesë e parave publike, të përfituara nga Megapharma me tendera të dyshimtë, kanë përfunduar në xhepat e Vasilit, i cili i ka investuar në pasuri të palujtashme.

Gjithashtu, ka dyshime të forta se Petrit Vasili kontrollon disa nga rrjetet e farmacive Orange, rrjet i cili ka mbi 50 farmaci në të gjithë Shqipërinë. Farmacitë Orange janë derivat i kompanisë Megapharma. Në vitin 2020, kompania Megapharma u përfshi në një skandal lidhur me monopolizimin e vaksinave të gripit sezonal. Autoriteti i Konkurrencës nisi një hetim dhe konstatoi se Megapharm po përpiqej të favorizonte vetëm rrjetin e saj të farmacive Orange.

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1312 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1312 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Rama publikon pamjet nga festimet e 28 Nëntorit në Vlorë, atmosfera kuqezi në qytetin e Pavarësisë

28/11/2026

Përfundon tubimi i 28 Nëntorit, dhjetëra të lënduar dhe 16 të shoqëruar

28/11/2026

Zjarr në një servis automjetesh në Fier, flakët rrezikojnë makinat dhe bizneset pranë tij

28/11/2026

Pasojat e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nis pastrimi i rrugës me fadromë

28/11/2026

Begaj në 114-vjetorin e Pavarësisë: Nga vendi më i izoluar në Europë, sot anëtar i NATO-s dhe në rrugën drejt BE-së

28/11/2026

Burj Khalifa vishet kuqezi për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Rama publikon pamjet spektakolare

28/11/2026

Berisha akuzon Policinë për dhunë ndaj protestuesve: Rama përdori të gjitha mjetet për të shuar protestën

28/11/2026

Policia ndërhyn sërish në Sheshin Skënderbej, shpërndan turmën e protestuesve

28/11/2026

VIDEO/ Balla: Shqipëria i vetmi vend ku lëndohen më shumë efektivë se protestues

28/11/2026

Ndryshe nga Tirana, muzikë dhe festë në Sheshin e Flamurit në Vlorë

28/11/2026

Sulmi me molotov ndaj Teatrit të Kukullave, Blendi Gonxhja: Dhuna ndaj institucioneve që u përkasin të gjithëve meriton dënim

28/11/2026

Albana Koçiu: Protesta e dhunshme nuk përfaqëson shqiptarët, kjo është fytyra e vërtetë e politikës së rrugës pa rrugëdalje

28/11/2026

Kreshnik Spahiu: 10 mijë protestues nuk mund t’u imponohen shqiptarëve me forcë, protesta ishte partiake dhe jo qytetare

28/11/2026

“Të digjet i gjallë ndonjë polic”, zbardhen mesazhet tronditëse në grupin e organizatorëve të protestës pas sulmit me molotov ndaj efektivit

28/11/2026

Dhunë në Ditën e Pavarësisë! Çfarë ndodhi në tetë orë përballje në rrugët e Tiranës, institucionet sulmohen me gurë e molotovë, të lënduar, tym dhe flakë

28/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Rama publikon pamjet nga festimet e 28 Nëntorit në Vlorë, atmosfera kuqezi në qytetin e Pavarësisë
  • Përfundon tubimi i 28 Nëntorit, dhjetëra të lënduar dhe 16 të shoqëruar

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.