AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Pse në Rusi po ulen shpërblimet për ushtarët që nënshkruajnë për të luftuar në Ukrainë?

by SHT Media
29/10/2025
in Botë
6
0
Pse në Rusi po ulen shpërblimet për ushtarët që nënshkruajnë për të luftuar në Ukrainë?
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një numër gjithnjë e më i madh i vendeve në Rusi po i ulin ndjeshëm shpërblimet për burrat që me vetëdëshirë nënshkruajnë për të luftuar në Ukrainë. Kjo që tregon si telashet buxhetore të shkaktuara nga ekonomia e dobësuar e Rusisë, ashtu edhe ndryshimet në prioritetet e forcave të armatosura.

Në javët e fundit, të paktën tetë rajone, kryesisht në rajonin qendror të Vollgës, por edhe në rajonin e gjerë subarktik të Jamal-Nenets, i kanë ulur pagesat që u jepen burrave që nënshkruajnë kontrata për t’iu bashkuar ushtrisë.

Kjo përfshin edhe rajonin e Samarës, ku vullnetarët e rinj – të njohur gjerësisht si “kontraktniki” – tani marrin vetëm 400.000 rubla, apo rreth 5.000 dollarë, në momentin e nënshkrimit, më pak se një maksimum prej 3.6 milionë rublash në janar.

Vlerësimet tregojnë se mbi 1 milion janë vrarë dhe plagosur, por Rusia e ka vazhduar luftën e saj tashmë gati katërvjeçare në Ukrainë falë një sistemi të përbërë mobilizimi dhe rekrutimi.

Sistemi i rekrutimit është mbështetur në një kombinim pagesash federale nga Ministria e Mbrojtjes, dhe pagesash lokale nga qeveritë rajonale që janë urdhëruar t’i plotësojnë kuota të caktuara. Në disa raste, edhe qytete apo komuna të veçanta kanë kontribuar në shpërblimet e nënshkrimit.

Vullnetarët janë joshur me paga jashtëzakonisht të larta dhe shpërblime të menjëhershme, si edhe përfitime bujare për familjet e të vrarëve. Në disa rajone, shuma që merr një rekrut i ri tejkalon pagën vjetore mesatare.

Këto para ua kanë mundësuar komandantëve dhe udhëheqësve politikë ta shmangin një mobilizim tjetër të papëlqyeshëm, si ai i shtatorit 2022. Po ashtu, kanë gjallëruar ekonomitë lokale në rajonet e varfra, që ndodhen larg qyteteve të pasura si Moska dhe Shën Petersburgu.

“Punë për burra të vërtetë”

Në rajonin e Vollgës, Tatarstan, i cili ka pësuar një nga shkallët më të larta të viktimave në gjithë Rusinë, pagesat janë ulur ndjeshëm këtë vit: nga 2.7 milionë rubla në 400.000 rubla.

Bonusi prej 400.000 rublash – që është minimumi i kërkuar nga autoritetet federale – plotësohet me një shumë të barabartë nga Ministria e Mbrojtjes, sipas reklamave të publikuara në faqet e agjencive rajonale të lajmeve dhe mediave shtetërore.

Në Bashkortostan, një rajon tjetër qendror me humbje të mëdha njerëzore, bonusi i nënshkrimit prej 1.6 milion rublash është ulur në 600.000 rubla.

Në Mari El, një republikë e vogël dhe e varfër e Vollgës, autoritetet kishin ofruar më herët këtë vit shpërblime prej 2.6 milionë rublash, duke e bërë atë një nga rajonet me pagesat më të larta në vend. Sipas të dhënave zyrtare, rajoni kishte arritur të rekrutojë 1.300 burra në gjashtëmujorin e parë të 2025. Tani, bonuset janë ulur në 400.000 rubla.

Ligjvënësi Mihail Deljagin, anëtar i komitetit të politikës ekonomike në Parlament, tha se këto ulje vijnë si pasojë e shkurtimit të transfereve nga buxheti kombëtar.

“Ky është rezultat i politikave të Ministrisë së Financave… që po e shtrydh vendin, përfshirë rajonet e pasura si Bashkortostani”, tha ai për RTVi në qershor.

Fushatat e reklamave të Ministrisë së Mbrojtjes në billboarde, rrjete sociale dhe faqe punësimi, theksojnë përfitimet financiare të rekrutimit për të luftuar në Ukrainë. Në disa raste, ato i drejtohen posaçërisht njerëzve me vështirësi ekonomike.

“Një kontratë ku fillon stabiliteti financiar”, shkruhet një poster rekrutimi në rajonin verior të Jamal-Nenetsit.

“‘Një punë për burra të vërtetë’: para të menjëhershme, pagesa të menjëhershme”, tha Ivan Chuvilajev, aktivist i një organizate kundër luftës me emrin “Zhduku” ose “Ik”.

“Është e qartë se audienca e synuar janë ata me mikrokredi, borxhe; ata që kanë humbur punën, që nuk mund të paguajnë qiranë, makinën apo ushqimin e fëmijëve”, tha ai.

“Ose, kemi raste ku dikujt i sëmuret nëna, kalon gjashtë muaj duke vuajtur, dhe i shpenzojnë të gjitha kursimet për trajtim e më pas për varrim. Pas kësaj nuk u mbetet asgjë dhe më pas u vjen një reklamë rekrutimi në kutinë postare”, tha ai.

Një koritë ushqimi
Kur Putini shpalli mobilizimin e rezervave të përgjithshme të vendit në shtator 2022, shtatë muaj pas fillimit të pushtimit të plotë të Ukrainës, vendimi i tij i tronditi rusët, pasi shumë kishin besuar se lufta do të mbaronte shpejt. Qindra mijëra njerëz u larguan nga vendi drejt Kaukazit, Azisë Qendrore, Turqisë e më tej.

Pas kësaj, autoritetet ndërtuan një sistem të përzier rekrutimi, duke përdorur fonde federale dhe lokale për ta bërë më të leverdishme pjesëmarrjen vullnetare.

Ata përdorën edhe metoda të tjera.

Për shembull, rekrutët që kryejnë shërbimin e detyrueshëm njëvjeçar nuk lejohen të dërgohen në luftë jashtë vendit. Por, komandantët dhe rekrutuesit shpesh i kanë detyruar që të nënshkruajnë kontrata pas vetëm disa muajsh stërvitjeje.

“Rekrutimi i detyrueshëm po shndërrohet në burimin kryesor për shërbim me kontratë në ushtri”, tha Chuvilyaev.

Së fundmi, ligjvënësit kanë ndryshuar rregullat për rekrutimet e detyrueshme dy herë në vit, duke i ashpërsuar disa rregulla dhe duke hequr disa përjashtime që shfrytëzoheshin gjerësisht.

Jo të gjitha rajonet po i ulin shpërblimet. Rajonet e Voronezhit, Altait dhe Tambovit kanë njoftuar rritje të pagesave.

Në disa raste, fushatat e rekrutimit ngjajnë me oferta për makina apo pajisje shtëpiake. Në rajonin siberian të Tiumenit, autoritetet thanë se po ofrojnë shpërblime prej 3.4 milionë rublash, por vetëm nëse kontratat nënshkruhen para 30 nëntorit.

Nxitje të ngjashme të kufizuara në kohë janë bërë edhe në Kanti-Mansijsk, Tula dhe madje edhe në rajonin e Moskës, duke premtuar pagesa më të larta për ata që nënshkruajnë para fundit të vitit.

Sipas Janis Kluge, ekspert në Institutin Gjerman për Çështje Ndërkombëtare dhe të Sigurisë, i cili ka ndjekur nga afër shifrat e rekrutimit, Rusia shpenzoi rreth 4 miliardë dollarë për shpërblime nënshkrimi në gjysmën e parë të 2025. Ai parashikon se shpenzimet e përgjithshme për bonuset e rekrutimit do të kalojnë 10 miliardë dollarë për gjithë vitin.

Ngadalësimi i ekonomisë së luftës
Pas më shumë se tre vjetësh rritjeje të shpejtë, ekonomia e Rusisë po tregon shenja serioze tkurrjeje, pjesërisht për shkak të inflacionit të nxitur nga pagat e larta, të cilat nga ana tjetër janë rezultat i mungesës së fuqisë punëtore, pasi shumë burra janë joshur në frontin e Ukrainës.

Kjo po ndryshon tani, me politikëbërësit fiskalë dhe monetarë që parashikojnë një ngadalësim të fortë ekonomik.

Qeveria federale ka propozuar rritjen e taksës së TVSH-së për të mbajtur buxhetin nën kontroll, duke ruajtur njëkohësisht nivele të larta të shpenzimeve ushtarake.

Në rajone, kriza po tkurr buxhetet lokale dhe po i detyron autoritetet të kërkojnë mënyra kursimi, përfshirë uljen e bonuseve për kontratat ushtarake.

Juristi Artyom Klyga, nga Lëvizja e Refuzuesve të Ndërgjegjshëm, një organizatë joqeveritare, tha se rajonet që ofruan bonuse më të larta ishin në një farë mënyre eksperimente, ndërsa politikëbërësit kërkonin mënyra për të joshur vullnetarët.

“Ata arritën në përfundimin se pagesat e mëdha nuk ishin veçanërisht të leverdishme dhe vendosën t’i ndërpresin këto eksperimente në disa rajone”, tha Klyga.

“Planifikimi i buxhetit federal për vitin e ardhshëm ndoshta ka luajtur gjithashtu rol. Tashmë është e qartë se do të jetë një dështim i madh”, përfundoi ai.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Çifti i njohur i TikTok-ut pjesë e “Big Brother VIP Albania 6”?!

11/09/2026

Nga roje në zhvatës pronash, kush është gjyqtari Ramiz Lala që urdhëroi sot Ramën të zhbllokojë rritjen e pagave për GJKKO

11/09/2026

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

11/09/2026

Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

11/09/2026

“Unë jam trajneri, zgjedh kush do luajë”, Rama tregon si i zgjedh ministrat

11/09/2026

Braçe shpërthen ndaj gjyqtarëve: Kallëzimi i Malajt në SPAK është vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

11/09/2026

Haga, midis maktheve dhe paranojave

11/09/2026

“Pasqyrë Albania” përballë testit të Braçes: Nëse nuk funksionon, do ta thyej

11/09/2026

“Nuk do bëhem mbret”, Rama: Ja kur do të largohem nga posti i kryeministrit

11/09/2026

Një telash më shumë për Partinë Demokratike

10/09/2026

“Ne jemi ‘best friends’”, Françeska Murati flet për herë të parë pas ndarjes nga partneri: Duhemi si shokë, takohemi çdo ditë

10/09/2026

BE, rregulla të reja për “Airbnb”, qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

10/09/2026

Iris Luarasi o k*rvë/ Influencerja replikon me deputeten socialiste: Ky do të ishte s*lm, jo ai që thua ti

10/09/2026

Olti Shulla sqaron ndryshimin në pamjen e Zegjine Çaushit: Nuk ka pasur ndërhyrje estetike

10/09/2026

Paralajmërimi i frikshëm: Ka shanse që AI të zhdukë njerëzimin në dekadën e ardhshme

10/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Çifti i njohur i TikTok-ut pjesë e “Big Brother VIP Albania 6”?!
  • Nga roje në zhvatës pronash, kush është gjyqtari Ramiz Lala që urdhëroi sot Ramën të zhbllokojë rritjen e pagave për GJKKO
  • Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.