• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

Pse Izraeli është vendi më inovator në botë? “Ju do të shpikni risi”, botimi më i ri i UET Press zbulon ‘sa

15/11/2023
in Kryesore
Pse Izraeli është vendi më inovator në botë? “Ju do të shpikni risi”, botimi më i ri i UET Press zbulon ‘sa
Shpërndaje me miqtë

“… kur Zoti krijoi gjithësinë, Ai mbajti frymën e tij për t’u lënë dhe për t’u bërë vend mrekullive të botës. Dhe kur Perëndia tha: “Le t’ju ndriçojë drita!”, Ai dërgoi dhjetë enë rrezatuese për të mbushur me dritë dhe për të ndriçuar errësirën e krijimit të tij. Nëse këto dhjetë enë do të kishin mbetur të paprekura, ndoshta bota do të kishte qenë e përsosur, por forca hyjnore e Perëndisë ishte shumë e fuqishme. Enët u thyen dhe ato shpërndanë gjithandej shkëndijat e veta rrezëllitëse. Shumica e tyre ranë mbi truallin e Izraelit. Qëllimi ynë si qenie njerëzore, argumenton judaizmi, është të mbledhim sa më shumë shkëndija, t’i grumbullojnë e t’i rivendosim në enët e thyera të Zotit dhe ta bëjmë botën një vend më të mire e më të shndritshëm”.

Kështu shkruan mes të tjerash shkrimtari izraelit Avi Jorish, në parathënien e librit të tij “Ju do të shpikni risi! Si e ndreq botën mendjemprehtësia izraelite”, e sjellë këtë nëntor në shqip nga përkthyesi Edvin Shvarc, botim i shtëpisë botuese UET Press, me mbështetjen e ambasadës së Izraelit dhe kujdesin e posaçëm të ambasadores Galit Peleg.

Indicien për shkrimin e këtij libri autori e mori në 2014. Prej vitesh në Izrael diskutohej shpërthimi i luftës me Hamasin, ndërsa herë pas here hidheshin raketa dhe njerëzit futeshin në strehimoret e nëndheshme. Dukej sikur përsërisnim vetveten thotë autori, që prej vitesh kishte shpresuar dhe dëshiruar paqen në vendin e tij. Por në korrik të këtij viti, ndërsa e njëjta skemë luftarake u përsërit për gati 7 javë me radhë, vënia në përdorim e sistemit mbrojtës raketor “Iron Dome” (Kupola e Hekurt) kapi me sukses dhe asgjësoi në kohë raketat e Hamasit, duke shmangur dëmet e shumta njerëzore e materiale. “U mrekullova dhe mbeta pa fjalë nga kjo shpikje”, shprehet Avi Jorish.

Kjo ngjarje ndezi ambicien për të zbuluar dhe shpërfaqur më tej shpikjet e panumërta nga izraelitët, që jo vetëm kishin ndryshuar jetën e banorëve të Izraelit, por lehtësonin e përmirësonin jetën e njerëzve në të gjithë botën. Nga ambuçikleta e dërguar në zona lufte me “Uber”, te vaditësi i veçantë që kursente ujin, e deri te shpikja e pajisjes që futej në tru për hulumtim mjekësor; Ishin këto frymëzimet e para të autorit që filloi kërkimin e novatorëve.

Përveç risjelljes së inovacionit izraelit, autori shkon përtej në gërmimin e tij dhe nxjerr në dritë për lexuesin sekretin apo siç e cilëson ai “salcën sekrete”, që e bën këtë vend kaq novator. E para është kultura fetare, “që inkurajon vënien në dyshim dhe ngritjen e pikëpyetjeve përkundrejt autoritetit, si dhe sfidimin e së dukshmes. Vendi përqafon shumëllojshmërinë e tij etnike, politike dhe fetare dhe ka një kulturë, që vlerëson fuqishëm institucionet laike”, shkruan Jorsih. Këtij elementi i shtohen faktorë të tjerë, si: shërbimi i detyrueshëm ushtarak, universitetet e njohura, qeveria e zgjeruar dhe e zgjuar, mungesa e burimeve natyrore dhe diversiteti.

“’Ju do të shpikni risi!’ është një përrallë për izraelitët, të cilët kanë zgjedhur shpresën dhe shërimin mbi vdekjen dhe shkatërrimin. Në një pjesë të botës, së cilës i ka rënë për hise më tepër se ç’duhet nga pjesa e errësirës, këto histori janë dhe shërbejnë si rreze drite”, thotë Jorish në librin e tij, i cili ka marrë mjaft vlerësime pozitive.

“Një libër i thellë dhe frymëzues, që shpërndan dritë në zemrën dhe shpirtin e vendit”, nënvizon Yossi Vardi, sipërmarrës dhe ambasadori jozyrtar i teknologjisë së Izraelit.

“Libri nuk të ngre vetëm peshë me domethënien e vet, por tregon edhe historinë e rritjes meteorike të Izraelit nga një shtet i ri duke u shndërruar në një dritë frymëzuese për të gjitha kombet”, shkruan Sivan Ya’ari, Themelues dhe ÇEO i “Inovaçionit: Afrika”.

Sipas rabinit Irëin Kula, President i Qendrës Kombëtare Hebreje për Mësim dhe Udhëheqje (ÇLAL), libri “Ju do të shpikni risi” e kupton qartë të vërtetën e kësaj epoke.

“Inovacioni është një detyrë hyjnore dhe teknologjia një mjet i shenjtë që na mundëson të riparojmë e ta ndreqim këtë botë. Ky libër frymëzues na bën thirrje të zgjerojmë imagjinatën tonë morale për të ushtruar fuqinë e paparë, e cila i është dhuruar brezit tonë bujarisht”, thotë ai.

Libri do të jetë në stendën e UET Press gjatë panairit, për të gjithë dashamirësit, kureshtarët, novatorët dhe ata që duan të dinë më tepër për këtë popull, me rrënjë të thella dhe misionar, siç e cilësojnë ata veten.

Stay Connected

  • 11.7k Followers

Popular Post

  • “Jemi në një betejë kundër Tiranisë së Madhe të Iranit”, Netanyahu paralajmëron: Lufta nuk ka mbaruar ende!

    “Jemi në një betejë kundër Tiranisë së Madhe të Iranit”, Netanyahu paralajmëron: Lufta nuk ka mbaruar ende!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sherr i dhunshëm në Vlorë, një i ri goditet fizikisht nga disa persona

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Vendet e Gjirit do të dalin më të forta”, Rama nga Abu Dhabi: Në krah të Emirateve të Bashkuara Arabe në kohë tensioni

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zjarri në Tiranë, ja momenti kur flakët nga mbeturinat “përpijnë” pallatin brenda pak minutash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • La partnerin për të, Indri i jep fund marrëdhënies me Vanesën: Do jemi vetëm miq

    332 shares
    Share 133 Tweet 83

Follow Our Page

AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!