AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

PSD e Tom Doshit bashkoi votat me opozitën dhe rrëzoi buxhetin për bashkinë, Hysa zbulon arsyet

by SHT Media
12/01/2024
in Politikë
6
0
PSD e Tom Doshit bashkoi votat me opozitën dhe rrëzoi buxhetin për bashkinë, Hysa zbulon arsyet
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i degës së PSD-së në Shkodër, Ardian Hysa nëpërmjet një lidhje ‘skype’ për emisionin “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj ka sqaruar përse këshilltarët e partisë që ai përfaqëson bashkuan votat me koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’ dhe PD-në duke rrëzuar buxhetin për bashkinë e Malësisë së Madhe për vitin 2024.

Ai theksoi se këshilltarët e Partisë Social Demokrate nuk ishin njoftuar 5 ditë para për mbledhjen ku do të votohej buxheti dhe se nuk ishin të qartë për disa pika për të cilat nevojitej një rishikim.

“Momentalisht në këshillin e bahskisë ka patur një buxhet dhe nuk është respektuar ligji sipas të cilit duhej të ishim njoftuar 5 ditë para. Këshilltarët kanë qenë të paqartë duke mos qenë edhe ekspertët e fushës së financës dhe kanë kërkuar shtyrjen e mbledhjes së këshillit.  Si përfundim ishte i domosdoshëm bashkimi i votave me Rithemelimin dhe PD-në që të marrim më shumë kohë për të rishikuar buxhetin”- tha Hysa.

Më tej kreu i PSD në Shkodër, tha se këshilltarët socialdemokratë nuk do të bëhen pengesë për miratimin e buxhetit, por shkak shtoi se nevojiten disa ndryshime të vogla për zona si Kopliku dhe njësitë administrative përreth për të cilat nuk janë parashikuar mjaftueshëm investime.

“Patjetër që nuk do bëhemi pengesë por buxheti, sipas ekspertëve me të cilët jemi konsultuar do të ketë pika ndryshimi dhe do bëhemi palë me PS dhe parti të tjera që mendojnë për të mirën e buxhetit.  Projektbuxheti nuk ka përfshirë disa zona ku ka pjesë të madhe të popullsisë. Si për shembull qendra e Koplikut nuk është përfshirë ndërsa në zona të thella rurale ka super investime. Qyteti i Koplikut, ka zero investim. Edhe komunat rreth e rrotull për të cilat nuk janë parashikuar investime nga buxheti. Në bazë të konsultave që kemi patur me kryetarin e bashkisë, po bëhen ndryshimet”- argumentoi kreu i PSD në Shkodër.

I pyetur nga gazetari Hitaj mbi pritshmëritë e PSD-së në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në vitin e ardhshëm, Hysaj tha se qëllimi është i njëjti, fitimi i 2 mandateve të deputetëve që aktualisht PSD i ka në Kuvend.

/a.d

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1307 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1307 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta

23/11/2026

“Nga Ekuadori në Meksikë, shqiptarët shtrijnë aleanca me kartelet e kokainës që furnizojnë Europën”

23/11/2026

Vrasja e Sel Çamit në Fier, kamerat e sigurisë zbulojnë dy persona të maskuar pranë banesës

23/11/2026

“Shqipëria pranë momentit historik”, ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Mund të kalojë drejt traktatit të anëtarësimit në BE

23/11/2026

Gjendet i pajetë në tendë një 58-vjeçar, kishte shpallur grevë urie përpara universitetit në Romë

23/11/2026

Rusia reagon për herë të parë dhe bën paralajmërimin e frikshëm pasi Ukraina ia fundosi anijen e re luftarake

23/11/2026

“Protesta humbi mbështetjen në terren”, gazetarja: Sot zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale

23/11/2026

U kap me kufje gjatë provimit teorik të patentës, shqiptari del në gjyq në Belgjikë

23/11/2026

Ndalohet një “Audi” i blinduar. Shoqërohet djali i “Mustaqekuqit” dhe komisari i Gardës

23/11/2026

Veliaj ka frikë se mos e vrasin? Avokati sqaron deklaratën e kryebashkiakut për operacionin

23/11/2026

Meçe: Në PS ka një diversion të brendshëm! U aktivizuan tani që partia është në vështirësi…

23/11/2026

“Akuzat për trafik armësh janë dashakeqe”, Nufi: Po hidhet baltë mbi Shqipërinë dhe industrinë e mbrojtjes

23/11/2026

Takimi i studentëve me Ramën, Gonxhja: Ishin në sintoni me kërkesat e shumë prej protestuesve

23/11/2026

“Mbështesim Ukrainën, por nuk sulmojmë Rusinë” / Droni që goditi anijen ruse në Libi, Hoxha: Shqipëria në shënjestër sepse…

23/11/2026

“Spiropali të paguajë taksat si të gjithë!” / Drejtori i Tatimeve: Bashkëshorti i saj na kërcënoi inspektorët! Evazion fiskal në…

23/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta
  • “Nga Ekuadori në Meksikë, shqiptarët shtrijnë aleanca me kartelet e kokainës që furnizojnë Europën”

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.