• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

‘PS-Rithemelim’/ Tabaku: Përdorimi i institucioneve, më efektiv se djegia e flakadanëve në Kuvend. Opozita fitoi të drejtën kushtetuese të mohuar!

09/04/2024
in Politikë
‘PS-Rithemelim’/ Tabaku: Përdorimi i institucioneve, më efektiv se djegia e flakadanëve në Kuvend. Opozita fitoi të drejtën kushtetuese të mohuar!

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka qenë e ftuar në emisionin “Top Talka” me gazetaren Juli Xhokaxhi në Top Channel ku foli për situatën aktuale politike në vend, duke u përqendruar tek gjendja brenda Partisë Demokratike.

Duke folur për dakordësinë që u arrit mes PS dhe Rithemelimit për ngritjen e 2 komisioneve hetimore, Tabaku tha se opozita fitoi të drejtën kushtetuese dhe theksoi se përdorimi i institucioneve mund të dëmtojë qeverinë më shumë se çdo përshkallëzim në Kuvend.

“Opozita fitoi të drejtën kushtetuese të mohuar për kaq muaj për të ushtruar kontrollin që bëhet nëpërmjet komisioneve hetimore. Në çdo kiomision ka qenë debati i bërë nga opozita. Jam e sigurt se mazhoranca do të përpiqet të bllokojë, kështu u munduan edhe mua të më bllokonin punën në komisionin hetimor për inceneratorët. Unë u kam bërë thirrje kolegëve që ne duhet të përmendim institucionet sepse ka më shumë peshë fjala sesa ai përshkallëzim në Kuvend. Përdorimi i institucionit, dëmton më shumë kundërshtarin sesa çdo flakadan apo zhurmues që mund të përdoret në seancë”- u shpreh Tabaku.

E pyetur për bashkimin e PD, Tabaku tha se duhet që kjo gjë të ndodhë në strukturat e partisë në bazë dhe të dilet me një ofertë politike.

“Ka një pjesë të madhe të bashkuar por besoj se ka akoma punë për t’u bërë sepse ky bashkimi që ka ndodhur, duhet të ndodhë me strukturat, në bazë në shoqëri dhe duhet të fillojë të krijohet fryma. Duhet të fillojë me ofertën politike përndryshe ndodhemi në nivelin e zgjedhjeve lokale”- tha deputetja.

Sa i takon të ardhmes së saj në politikë, ligjvënësja shtoi se nuk ka rëndësi se nëse do të jetë ende në pozicionin e deputetes përsa kohë ka mundësi të japë kontributin e saj.

“Po të kisha qenë pragmatiste dhe unë, do kisha bërë një zgjedhje të sigurt. Unë besoj se atë thirrje që kam bërë 3 vite më parë për një pd të bashkuar po merr formë. Unë kam qenë që fëmijë pjesë e PD, nuk ka rëndësi fare se ku është Jorida nesër, unë sa kohë të jem në politikë do vazhdoj të bëj atë që kam bërë gjithmonë”– shtoi Tabaku.

Ndërsa sa i takon akuzave të bëra nga Alibeaj dhe Basha për Amnistinë Penale që u dekretua sot nga presidenti, Tabaku tha se nuk ka vend për akuza të tilla kur të gjithë protestuesit e opozitës që u arrestuan se morën pjesë në tubime, do të lirohen tashmë./m.j

Më të lexuarat

  • Të dy së bashku në studio, Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

    Të dy së bashku në studio, Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dea Mishel i reagon ashpër Grida Dumës: U denigrova në emisionin tënd, të ka hidhëruar refuzimi që ia bëra ftesës tënde

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SPAK konfirmon takimin e famshëm të Arubës, morën pjesë mafiozë dhe zyrtarë të lartë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Operacioni i SPAK, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berishës iu hoq “non-grata”, por ai mbetet sërish “babi i Zenit”!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Do jemi si Dubai”, Rama: Shqiptarët s’mund të përdoren si mish për top për ata që s’duan Trump

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trafik droge/ SPAK arreston Orest Sotën, shpall në kërkim Artur Shehun, mafiozin e Zvërnecit, 20 masa sigurie për grup kriminal dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Influenceret e ‘flamingove’ që nuk paguajnë taksa. Mashtrim dhe pastrim parash. A do veprojnë tatimet, krimi ekonomik dhe Prokuroria?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Arta Dade refuzon medaljen dhe ftesën për tubimin e sotëm: Shpirti i PS-së nuk është në antimitingun e Ramës, por në sheshin e rinisë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Mustafa Nano: Isha i stresuar dhe i thash Ramës më bëj ambasador, i takon sojit tim, pasi u emërova ika se po humbisja kohë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!