AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

PS kërkoi ‘ndëshkimin’ e 29 deputetëve të PD, mbledhja e “Etikës” shtyhet për të martën

by SHT Media
19/12/2025
in Politikë
6
0
PS kërkoi ‘ndëshkimin’ e 29 deputetëve të PD, mbledhja e “Etikës” shtyhet për të martën
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Është shtyrë për të martën, në orën 10:00, mbledhja e Sekretariatit të Etikës, ku do të shqyrtohet kërkesa e grupit parlamentar të Partisë Socialiste për përjashtimin e 29 deputetëve të opozitës, pas skenave kaotike të ditës së enjte në seancën plenare.

Vendimi u mor për t’i dhënë kohë deputetëve që të njihen me provat. Opozitarët kërkuan që mbledhja të zhvillohet me dyer të hapura për mediat. “Po kërkoni të përjashtoni 29 deputetë të opozitës pa të drejtë. Kërkoj që të na vini në dispozicion provat dhe që ato të jenë publike”, citohet të ketë thënë deputeti i PD, Saimir Korreshi, në mbledhje.

Të enjten, pak orë pas mbylljes së seancës, Partia Socialiste paraqiti kërkesë për përjashtimin nga punimet e Kuvendit me 60 ditë për deputetët Belind Këlliçi, Albana Vokshi, Fidel Kreka, Ledina Alolli dhe Denisa Vata, Klevis Balliu, dhe Flamur Noka.

Gjithashtu PS kërkoi përjashtimin për 30 ditë për deputetët e tjerë Sali Berisha, Gazment Bardhi, Elda Hoti, Besart Xhaferri, Xhelal Mziu, Bledjon Nallbati, Luçiano Boçi dhe Saimir Korreshi.

Përjashtim me 10 ditë u kërkua për deputetë të tjerë, Edi Paloka, Ina Zhupa, Klodiana Çapja, Oerd Bylykbashi, Enno Bozdo, Tomorr Alizoti, Ivi Kaso, Gent Strazimiri, Luan Baçi, Bledi Himçi, Greta Bardeli, Manjola Luku, Flamur Hoxha dhe Kliti Hoti.

“Seanca Plenare e datës sotme ishte një seancë me shumë akte dhune dhe incidente të rënda deri në hedhje të lëndëve piroteknike në sallë dhe të sendeve të tjera të forta kundër Kryetarit të Kuvendit dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave. Siç duket qartë nga pamjet bashkangjitur kësaj kërkese dhe pamje të tjera të bëra publike nga mediat ky skenar dhe këto akte dhune kanë qenë të mirëorganizuara dhe të parapërgatitura më parë”, tha zëdhënësja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Erjona Ismaili.

Seanca e fundit parlamentare për këtë vit u karakterizua nga përplasje të forta (edhe fizike) mes mazhorancës dhe opozitës, aq sa u desh ndërhyrja e vazhdueshme e Gardës së Republikës.

Endrit Shabani bëri betimin si Avokat i Popullit në formën më kaotike të mundshme. Edhe çështja “Balluku” krijoi tensione. Deputetët e opozitës nuk lejuan zhvillimin normal të seancës, megjithatë PS votoi e vetme aktet normative, në kohë rekord.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Zbulohet manuali i Antifa-s që dogji Tiranën

23/10/2026

“Protesta instrument demokratik, por jo dhuna”- Ish-zv/kryeministri i Kosovës: Shqipëria të mos kthehet në ‘poligon’ të ambicieve të huaja, nëse cenohet…

23/10/2026

Urdhri i kryeministrit Edi Rama, dorëhiqet edhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja!

23/10/2026

Trump: Kanadaja po punon shumë për të arritur një marrëveshje me SHBA-në

23/10/2026

Putin dhe “strategjia e vuajtjes”, raporti i NYT: Po kërkon që ta lerë Kievin pa ujë dhe të nxisë pakënaqësi!

23/10/2026

Macron takon për herë të parë drejtuesit e studentëve, teksa Franca përgatitet për një tjetër valë protestash

23/10/2026

A do të humbë Vuçiqi? Krejt ç’ka duhet të dini për zgjedhjet vendimtare në Serbi

23/10/2026

EMRAT/ Urdhri i Ramës, japin dorëheqjen edhe tre drejtorë në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë!

23/10/2026

Rihapet ambasada e Ukrainës në Uashington, objekti i dyshimtë i gjetur para ndërtesës nuk përbënte kërcënim

23/10/2026

Tragjedi e përgjakshme në Lindjen e Mesme, masakër me 10 të vrarë gjatë një ceremonie mortore në një kishë në Jordani

23/10/2026

SHBA-të autorizojnë lirimin emergjent të deri në 400 mijë fuçive naftë nga rezervat strategjike

23/10/2026

Berisha përpiqet të përgënjeshtrojë listën e dhunuesve, por pamjet e tradhtojnë! Një prej të ndaluarve në fotografi me të në zyrën e tij, më 2021 ishte edhe…

23/10/2026

Austria dëbon katër diplomatë rusë, shpallen “persona non grata”

23/10/2026

Norvegjia do të rifillojë pagesat e granteve për Hungarinë pas një ndërprerjeje 10-vjeçare

23/10/2026

Franca në gadishmëri dhe gjendje të jashtëzakonshme, 70 mijë policë, forca speciale dhe xhandarë në terren për protestën e dhunshme!

23/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Ktheu magazinën në ‘shtëpi bari”, arrestohet shqiptari në Itali! Zbulohet plantacioni me mbi 1200 bimë kanabisi, vlera 1 milionë euro
  • Zbulohet manuali i Antifa-s që dogji Tiranën

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.