AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Provokuan me banderolat “Kosova është Serbi” dhe përdhosën bustin e Skënderbeut, autobusi i tifozëve polakë sulmohet rrugës për Rinas, nisin hetimet

by SHT Media
29/08/2025
in Kronikë
6
0
Provokuan me banderolat “Kosova është Serbi” dhe përdhosën bustin e Skënderbeut, autobusi i tifozëve polakë sulmohet rrugës për Rinas, nisin hetimet
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas përfundimit të ndeshjes mes Dinamo City dhe skuadrës polake Jagiellonia, e zhvilluar të enjten mbrëma në stadiumin “Arena Kombëtare”, situata në disa zona të Tiranës është tensionuar për shkak të përplasjeve mes tifozëve shqiptarë dhe atyre të huaj.

Një nga incidentet e para është regjistruar pranë stadiumit, ku një tifoz polak është konfrontuar fizikisht nga disa persona. Sipas informacioneve paraprake, i njëjti tifoz dyshohet se gjatë orëve të pasdites ishte filmuar duke kryer një akt provokues ndaj bustit të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në sheshin “Skënderbej” – një veprim që shkaktoi indinjatë të gjerë në publik dhe reagime të ashpra në rrjetet sociale, ndërsa në ndeshjen e parë të luajtur në Poloni, ata provokuan me banderolat “Kosova është Serbi”.

Por tensioni nuk u ndal vetëm aty. Në orët pas ndeshjes, një tjetër incident ka ndodhur pranë aeroportit të Rinasit, ku autobusi me tifozë të Jagiellonias është sulmuar nga një grup tifozësh shqiptarë. Në video të publikuara online dëgjohen thirrje dhe shihet qartë momenti kur autobusi goditet, ndërsa atmosfera bëhet gjithnjë e më e tensionuar.

Në vendngjarje ndërhynë menjëherë forcat e policisë, të cilat kanë shtuar praninë në zonat strategjike për të garantuar rendin dhe për të shmangur përshkallëzimin e dhunës.

Gazetarja Dorjana Bezat mëson për Top Channel se policia po kryhen veprime të mëtejshme hetimore për të identifikuar dhe verifikuar personat e përfshirë në incidentet e mbrëmjes. Deri tani, disa persona janë shoqëruar në komisariat për marrje në pyetje, por nuk raportohet për ndonjë të arrestuar.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

18/09/2026

Protesta kundër vendimit të Hagës! Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

18/09/2026

“Berishën e ka marrë malli për mua”, Sula: Ja çfarë bisedoj në orët e vona me Edi Ramën

18/09/2026

Izraeli drejt zgjedhjeve, sondazhi i fundit sjell lajme të këqija për Benjamin Netanyahun! Ish-shefi i Ushtrisë del përpara në garën për kryeministër

18/09/2026

“S’ka nevojë për një gjykatë në Holandë që të marrë vendime për Kosovën”, Grenell kritikon vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

18/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore
  • Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.