Protesta në Tiranë vijon të përshkallëzohet, ndërsa protestuesit i kanë vënë flakën godinës së Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.
Ndërkohë, flakë janë raportuar edhe në një bankë në kryeqytet, në Rrugën e Kavajës, aty ku i është vënë zjarri edhe koshave të mbeturinave.
Ngjarjet vijnë pas një mbrëmjeje të shoqëruar me tensione. Situata në Tiranë vijon të jetë e tensionuar, ndërsa protestuesit janë shpërndarë në disa vende.
Burimi: Kronikë
