Protestuesit i kanë vënë flakën një makine policie në komisariatin nr. 2.
Ka pasur edhe shumë arrestime pasi mësohet se protestuesit janë përpjekur të djegin komisariatin.
Forca të shumta policie e zjarrfikësish ndodhen në komisariatin nr. 2 duke u përpjekur të shuajnë flakët që ka përfshirë makinën e policisë.
Zjarri rrezikon automjete të tjera brenda oborrit si dhe një hotel ngjitur.
Burimi: Kronikë
