AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Protesta “No Kings” nis në New York, miliona amerikanë priten të dalin kundër Trump

by SHT Media
18/10/2025
in Botë
6
0
Protesta “No Kings” nis në New York, miliona amerikanë priten të dalin kundër Trump
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Shtetet e Bashkuara kanë nisur protestat masive kundër Presidentit Donald Trump, në një valë demonstratash që pritet të përfshijë mbi 2 mijë e 500 qytete dhe komunitete në mbarë vendin.

Protesta e parë, e quajtur “No Kings” (Pa Mbretër), filloi sot në New York City dhe është vetëm fillimi i një dite që pritet të shënojë një mobilizim të gjerë kundër, siç e cilësojnë organizatorët, “autoritarizmit në rritje të Trump”.

Sipas raportimit të BBC-së, organizatorët kanë paralajmëruar se miliona njerëz mund të marrin pjesë në protestat që po mbahen në qytetet kryesore amerikane, përfshirë Washington D.C., ku senatori Bernie Sanders pritet të jetë një nga folësit kryesorë, si dhe Los Angelesin.

Në faqen zyrtare të organizatorëve, protesta përshkruhet si një kundërvënie ndaj “kaosit, korrupsionit dhe mizorisë” që, sipas tyre, karakterizojnë administratën Trump.

“Presidenti mendon se sundimi i tij është absolut. Por në Amerikë, nuk kemi mbretër dhe nuk do të tërhiqemi”, thuhet në deklaratën e tyre zyrtare.

Tensione politike dhe reagime të ashpra

Protestat kanë ngjallur reagime të menjëhershme nga kampi republikan. Aleatët e Trump-it i kanë akuzuar organizatorët për lidhje me lëvizjen e majtë radikale Antifa, edhe pse pa prova konkrete.

Disa shtete të udhëhequra nga republikanët kanë marrë masa sigurie të shtuara. Guvernatorët e Teksasit dhe Virxhinias kanë aktivizuar Trupat Kombëtare (National Guard) për të qenë në gatishmëri, edhe pse mbetet e paqartë nëse prania e tyre do të jetë e dukshme në rrugë.

“Do të duhet të nxjerrim Gardën Kombëtare”, deklaroi senatori republikan Roger Marshall për CNN. “Shpresoj të jenë paqësore, por dyshoj se do të jetë kështu”.

Në Teksas, guvernatori Greg Abbott e justifikoi vendimin duke e lidhur protestën e planifikuar në Austin me “demonstrata të mundshme të lidhura me Antifa-n”.

Kjo deklaratë u kundërshtua nga figura të Partisë Demokrate, përfshirë ligjvënësin Gene Wu, i cili tha se “Dërgimi i ushtarëve të armatosur për të frenuar protesta paqësore është ajo që bëjnë mbretërit dhe diktatorët, dhe Greg Abbott sapo e dëshmoi se është njëri prej tyre”.

Në Virxhinia, guvernatori Glenn Youngkin ndërmori të njëjtën masë parandaluese.

Mbështetje ndërkombëtare dhe solidaritet global

Protesta të ngjashme solidariteti janë raportuar edhe në Berlin, Madrid dhe Romë, ku qytetarët kanë dalë në rrugë për të mbështetur demonstruesit amerikanë dhe për të shprehur shqetësimin ndaj prirjeve autoritare në politikën amerikane.

Trump: Nuk jam mbret

Në një intervistë të parapublikuar për Fox News, që pritet të transmetohet të dielën, Trump reagoi ndaj sloganit të protestave.

“Një mbret? Kjo nuk është e vërtetë. Nuk jam mbret”, tha ai në klipin promovues të intervistës, duke shtuar se protestat janë “të organizuara nga njerëz që urrejnë Amerikën”.

Ndërkohë, figura të njohura të artit dhe aktivizmit si Jane Fonda, Kerry Washington, John Legend, Alan Cumming dhe John Leguizamo kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në tubimet “No Kings”, duke i dhënë protestave një profil të lartë publik dhe simbolik.

Në një atmosferë tensioni të ndjerë, SHBA po përgatiten për një ditë protestash që, sipas shumë vëzhguesve, mund të bëhet momenti më i madh i mobilizimit civil që nga protestat pas zgjedhjeve të vitit 2020.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

04/11/2026

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

04/11/2026

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

04/11/2026

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

04/11/2026

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

04/11/2026

Trump paralajmëron dërgimin e forcave federale në qytetet demokrate: “Do të ndërhyj nëse do të jetë e nevojshme”

04/11/2026

Apple paralajmëron për rreziqet e agjentëve të inteligjencës artificiale: Mund të kryejnë veprime pa autorizim

04/11/2026

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

04/11/2026

LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

03/11/2026

Haxhiu reagon pas identifikimit të mbetjeve mortore të tre intelektualëve: Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për krimet e kryera!

03/11/2026

SHBA dhe Venezuela negociojnë marrëveshje ushtarake, mundësi për prani afatgjatë të trupave amerikane

03/11/2026

Zgjedhjet në SHBA, Polymarket u jep demokratëve epërsi në garën për Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve

03/11/2026

Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

03/11/2026

Senatori republikan i Alaskës, Dan Sullivan, u bën thirrje njerëzve të votojnë për “Dan Sullivanin e duhur”

03/11/2026

Kostreci sjell zhvillimet nga SHBA: Pjesëmarrje e konsiderueshme dhe interes i lartë për zgjedhjet

03/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme
  • Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.