• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Protesta e plaku”, Bushati: Rama, ose në karrige ose në burg te Veliaj!

23/07/2026
in Kryesore, Politikë
“Protesta e plaku”, Bushati: Rama, ose në karrige ose në burg te Veliaj!

Gazetari Andi Bushati ka analizuar zhvillimet e 54 ditëve të protestës së qytetarëve, duke argumentuar se lëvizja ka prodhuar ndryshime të rëndësishme në perceptimin publik ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Bushati u shpreh se protestat kanë treguar se ekziston një numër i madh qytetarësh që kërkojnë më shumë të drejta, liri dhe barazi, duke kundërshtuar, sipas tij, narrativën e ndërtuar nga kryeministri.

Sipas Bushatit, protestat kanë dëmtuar edhe imazhin politik të Edi Ramës, i cili, sipas tij, tashmë përballet drejtpërdrejt me qytetarët protestues. Ai kritikoi retorikën e kryeministrit dhe mënyrën se si janë trajtuar protestat, duke pretenduar se raportimet e mediave ndërkombëtare si BBC, CNN, The Guardian dhe Le Monde paraqesin një panoramë të ndryshme nga ajo e qeverisë.

Bushati kritikoi gjithashtu përdorimin e forcës nga policia ndaj protestuesve, duke e cilësuar reagimin e autoriteteve si joproporcional. Sipas tij, përdorimi i shkopinjve të gomës, gazit dhe mjeteve të tjera të ndërhyrjes ndaj protestuesve tregon se vendi ndodhet përballë një shteti autoritar.

“Këto dy muaj na surprizuan të gjithëve, me faktin e efektit surprizë që krijuan. Kam qenë nga ata që isha i bindur se vegjetojmë në autokraci. Tregoi se ka një masë të madhe njerëzish, ndryshe nga çfarë thoshte Rama nuk ju ngrefet, tregoi se duan të drejta, liri , baraza. Efekti i dytë, ishte që në një mënyrë shumë të habitshme, e plaku e zvogëloi, karikaturizoi fytyrën e këtij pushteti, që është Edi Rama.  Rama krahasohej deri dje me Berishën, sot krahasohet me qytetarët. Shikoni fjalorin, lëvizjet, dhunën, duket më keq se lidërt e byrosë në 90-tën. Mund të qëndrojë në karrige, por është lider pa diskurs. Një njeri që gjen agjentë nga Irani, Rusia, etj. Ndërkohë BBC, CNN, The Guardian, Le Monde, tregojnë histori tjetër. 

E treta, e plaku edhe ia humbi totalisht besueshmërinë, një lloj kaste intelektualo-mediatike që qëndronte rreth Ramës. Ata që e mbronin, e mbronin që ne nuk duam Saliun. Pra Rama është i keq, por përballë Saliut është më i pranueshëm. Sot kur të gjithë këto skalione mediatike të paguara nga Belinda te inceneratorët, treguan se janë kundër protestës, u zverdhën në sytë e publikut si ushtarë të Ramës.  Kjo protestë tregoi se jemi përballë një autokracie të dhunshme. Kur shalonin në drru protestat e Bashës, ata te 5 maji, ata të unazës së re, thoshin opozitë e vjetër, zaptues pronash. Por kur ushtrojnë dhunë ndaj disa të rinjve që godasin me vezë, maksimumi shoferët do të lanin makinat e deputetëve.  Të tregosh shkop gome, ti tërheqësh njerëzit zvarrë, me spraj dhe gaz, vetëm se kanë ndotur një makinë ministri, e kuptoni përballë ç’shtet autoritar dhe të dhunshëm jeni.

Dhuna po përshkallëzohet, tregon se sado paqësore të jetë protesta, nuk do të ketë zgjidhje paqësore të kësaj krize. Një shtet i dhunshëm… Rama e ka problemin me veten. Edi Ramën e mban burgu.  Ai e di që ose në karrigen e kryeministrit, ose pranë Erion Veliajt. Ia ka hequr vetes mundësinë për zgjidhje paqësore”, deklaroi Bushati në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Më të lexuarat

  • Megaoperacion i Policisë në Palasë, rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës

    Megaoperacion i Policisë në Palasë, rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Johan Zuko u vra në katin e tretë teksa ngjiste shkallët, banorja e pallatit tregon momentet kur u gjet i riu

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tritol për herë të dytë! Noizy sërish nën shënjestër, lënda plasëse gjendet e përpara shpërthimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor! Shoferët ta harrojnë alkoolin, u hiqet patenta përgjithmonë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 21 ton kokainë dhe 43 të arrestuar, goditet super-rrjeti i drogës, autoritetet: Dega në Dubai financohej nga shqiptarët!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ceuta, Trump dhe Maroku; Aleanca që po ngre pikëpyetje në Evropë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I kërkuar për tre vrasje, Sokol Hoxha ekstradohet nga SHBA në Shqipëri

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga përjashtim në model: Shqipëria si laborator i politikave evropiane të migracionit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A janë Non- Gratat e Edi Ramës, karburant për partinë e re erdoganiste?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Opozita ‘qan’ për varfërinë / Pasuria përrallore e deputetit të PD Flamur Hoxha, godina, vila dhe apartament 1.2 milionë euro

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!