Policia e Shtetit ka vënë në pranga 16 persona pas protestës së dhunshme që përfshiu kryeqytetin gjatë ditës së djeshme, ku për më shumë se 9 orë rrugët e Tiranës u shndërruan në një arenë përplasjesh me forcat e rendit.
Gjatë trazirave, persona të maskuar ndërmorën sulme ndaj godinave të Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë së Tiranës, dëmtuan biznese privatë e bankomate, si dhe u vunë flakën koshave të mbeturinave dhe objekteve të tjera publike në rrugë.
Bilançi i përplasjeve shënon 20 persona të lënduar, mes të cilëve numërohen 7 efektivë të Policisë së Shtetit dhe 2 gazetarë që ndodheshin në terren për mbulimin e ngjarjes.
Burimi: Kronikë
