• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Projekti i hekurudhës Durrës- Prishtinë, kryebashkiaku Beci pret ministrin e Kosovës Aliu në Shkodër

20/01/2024
in Politikë
Projekti i hekurudhës Durrës- Prishtinë, kryebashkiaku Beci pret ministrin e Kosovës Aliu në Shkodër

Linja hekurudhore që do të lidh Durrësin me Prishtinë, e do të kalojë përmes Shkodrës, ka bërë që Ministri i Infrastrukturës i Kosovës Liburn Aliu, së bashku me deputeten Mimoza Kusari të shkojnë në Shkodër. Ata kanë takuar kryetarin e bashkisë, Benet Beci, i cili u ndal tek rëndësia e linjës hekurudhore dhe kthimin e Shkodrës në një qendër rajonale.

“Gjatë diskutimeve strategjike për Shkodrën gjatë kohës që kemi punuar prej shumë vitesh për mënyrën e zhvillimit të qytetit ka qenë gjithmonë rikrijimi i Shkodrës si qendër në marrëdhëniet e veta historike dhe ekonomike me gjithë rajonin. Ku Gjakova, pjesa e Kosovës ka pasur një rol historik të rëndëisshëm ekonomik në marrëdhëniet me Shkodrën”, deklaroi Beci.

Për ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu duke u ndalur tek marrëdhëniet mes dy vendeve, theksoi se Shkodra jo më kot ka qënë një qëndër dikur që po rijetëzohet dhe merr formën e saj sërish

“Prishtina tashmë është udhëkryq i të gjitha linjave dhe korridoreve brenda rajonit. Portit të Durrësit i rritet qarkullimi në mënyrë automatike sepse përmes Prishtinës arrin kudo por Prishtinës i rritet vlera për shkak të se të gjitha ato mallra vijnë dhe shpërndahen përmes Prishtinës”, deklaroi Liburn Aliu – Ministër i Infrastrukturës në Kosovë

Pas takimit, ata inspektuan nga afër stacionin hekurudhor të Mjedës, që do kthehet në një pikë lidhëse e rëndësishme e linjës hekurudhore Shqipëri – Kosovë. Hekurudha përllogaritet të ketë një kosto prej 700 milionë euro.

Hekurudha Shqipëri – Kosovë përllogaritet të ketë një kosto prej 700 milion euro, ndërkohë që kalimi i kësaj linje nga Shkodra, ka qenë një nga temat e dakordësuara nga dy qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës duke e kthyer Shkodrën në një pol të rëndësishëm rajonal në të gjithë Ballkanin për rëndësinë që do të marrë kjo linjë hekurudhore./m.j

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!