AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Prioritet fermat e mëdha dhe tregjet e BE-së”- Buxheti 2027 për Bujqësinë, zv/ministri Jaupllari: 18 miliardë lekë në dispozicion, rritje me 10%

by Alb Times
23/11/2026
in Politikë
6
0
“Prioritet fermat e mëdha dhe tregjet e BE-së”- Buxheti 2027 për Bujqësinë, zv/ministri Jaupllari: 18 miliardë lekë në dispozicion, rritje me 10%

Foto: Politika

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Buxheti i vitit 2027 për bujqësinë parashikon një fond prej 18 miliardë lekësh, me një rritje prej 10% krahasuar me vitin 2026. Zëvendësministri i Bujqësisë, Arjan Jaupllari, në një intervistë për RTSH, bëri të ditur se prioritetet kryesore do të jenë zhvillimi rural, ujitja dhe kullimi, si dhe siguria ushqimore.

Sipas zëvendësministrit rreth 8.4 miliardë lekë do të shkojnë për zhvillimin rural dhe mbështetjen e drejtpërdrejtë të fermerëve.

Jaupllari theksoi se synimi është kalimi nga fermat e fragmentuara drejt fermave më të mëdha, më të organizuara dhe të orientuara drejt tregut.

Dy masat kryesore të skemës së mbështetjes do të vijojnë të jenë subvencionimi për krerë dhe mbështetja për sipërfaqe. Sipas tij, këto masa synojnë të rrisin prodhimin, cilësinë dhe konkurrueshmërinë e produkteve shqiptare, ndërsa kriteret do të orientohen gradualisht drejt standardeve të Bashkimit Europian.

“Buxheti i vitit 2027 është një buxhet me një rritje 10% krahasuar me buxhetin e vitit 2026. Pra, shkon në 18 miliardë lekë dhe sipas ndarjeve prioritetet kryesore janë tre: bujqësia dhe zhvillimi rural, ujitja dhe kullimi, dhe e treta është siguria ushqimore. Po t’i referohemi zhvillimit rural, kap shifrën e 8.4 miliardë lekëve ose pothuajse gjysmën e buxhetit”, tha ai.

Sa i përket uljes së kostove për fermerët, Jaupllari përmendi tre masa kryesore, uljen e çmimit të naftës me 32 lekë për litër, TVSH-në 6% për ushqimet e shportës dhe rimbursimin me 10% të faturës për fermerët që shesin prodhimet e tyre përmes subjekteve të formalizuara.

“Tre janë masat kryesore për uljen e kostos për fermerët tanë. E para, ulja e çmimit të naftës me 32 lekë për litër. E dyta është ulja e TVSH-së për ushqimet e shportës me 6% dhe e treta është rimbursimi me 10% i faturës për të gjithë ata fermerë që shesin prodhimet e tyre te grumbulluesit, përpunuesit dhe të tjerë”, tha zëvendësministri.

Një tjetër çështje e rëndësishme mbetet numri i ulët i fermerëve që aplikojnë për skemat kombëtare.  Ai u bëri thirrje fermerëve të aplikojnë dhe të informohen pranë strukturave në terren dhe pushtetit vendor.

“Ne nuk e kemi dizajnuar ende skemën e vitit 2027, por besoj se do të mbajë në themel këto parime dhe mund të shtohen edhe elementë të tjerë, sipas dëgjesave që do të bëhen dhe eksperiencës së vitit të kaluar, për masat e reja që fermerët mund të kërkojnë. Çdo gjë është me sistem. Kush aplikon, kalon gjurmë në sistem dhe do të kontrollohet. Por ne kemi vetëm një gjë: ne i duam paratë, por i duam pa letra. Të shkosh në Bashkimin Europian pa letra nuk është e mundur. Të duhet tapia, AMTP-ja dhe kontrata”, u shpreh ai.

Për blegtorinë, ai bëri të ditur se ky sektor ka përfituar rreth 60–70% të fondeve të skemave kombëtare gjatë tre viteve të fundit. Mbështetja do të vijojë përmes subvencioneve për krerë, fermerët e rinj dhe investimet në stane.

“Sektori i blegtorisë është një nga sektorët më të mbështetur nga skemat kombëtare çdo vit. Pothuajse 60–70% të buxhetit këto tre vitet e fundit e ka marrë blegtoria. Mbështetja për krerë, për fermerët e rinj dhe për ngritjen e staneve janë të gjitha në favor të blegtorisë. Ne jemi duke përgatitur ligjin për siguracionet në bujqësi. Jemi pothuajse në hartimin përfundimtar të draftit të këtij ligji. Objektivi ynë për vitin 2027 është ta mbyllim këtë ligj dhe ndoshta të fillojmë ta pilotojmë si projekt në disa kultura apo rajone, për ta shtrirë më pas në gjithë Shqipërinë”, tha Jaupllari.

Sa i përket fondeve IPARD, zëvendësministri deklaroi se procesi i akreditimit të institucioneve është drejt përfundimit, por theksoi se hapja e fondeve varet nga plotësimi i kërkesave dhe garantimi i transparencës në administrimin e tyre.

“Fondet e Bashkimit Europian, të IPARD-it, janë në procesin e akreditimit. Janë bërë të gjitha detyrat e shtëpisë. Çështja është që këto para të shkojnë drejtpërdrejt te fermeri dhe të ketë sistem kontrolli, ku çdo gjë të jetë transparente. Fermerët duhet t’i qasen skemës, të ndjekin strukturat tona në terren dhe pushtetin vendor. Ne jemi të hapur për çdo ankesë dhe kërkesë”, tha ai.

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1296 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
Tags: KryesoretPolitikë
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1296 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Atentati ku mbeti i vrarë “Sel Çami”, del nga operacioni nipi i viktimës, në trup kishte katër plumba! Dosja dhe pistat e Policisë

23/11/2026

Moti i keq/ Rriten rezervave hidrike në Kaskadën e Drinit, niveli i ujit në Fierzë arrin mbi 261 metra! Probleme me erozionin në disa rrugë

23/11/2026

Aksident dramatik në aksin Fier-Levan, humb kontrollin e motorit dhe del nga rruga, plagoset drejtuesi!

23/11/2026

Vrasja e “Sel Çamit” në Fier, shkon në 8 numri i personave të shoqëruar në Polici! Një automjet në qendër të hetimeve, detajet e hetimit

23/11/2026

Kumbaro: Rritet në 25 mijë lekë bursa mbështetje për studentët, përfshihet edhe cikli Master nga janari 2027!

23/11/2026

“Shqipëria dhe Mali i Zi, shembull për anëtarësimin”- Marta Kos: Greqia do jetë kryesuese në mbylljen e negociatave Shqipëri-BE!

23/11/2026

Kur një prokuror arrin të vrasë shtetin!

23/11/2026

A mund të dalë nga protesta, kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës?

23/11/2026

Lirohet nga burgu shqiptari që hakeroi “GTA 6”, ja veprimi i parë që bëri i riu pas vendimit! Gjykatësi e paralajmëron: Je i talentuar, por…

23/11/2026

Integrimi/ Paketë financiare për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, zbulohet planifikimi i Komisionit Evropian! Ja shuma që mund të përfitojmë

23/11/2026

Përshkallëzohen tensionet në Hormuz, Irani kërcënon me përgjigje ushtarake ndaj bllokadës amerikane!

23/11/2026

Ditën e Kongresit të Drejtëshkrimit të Gjuhës Shqipe, Alfabeti Latin na lidh me Evropën

23/11/2026

Ministri Hoxha nga Athina: Zgjerimi i BE-së po ndodh, Shqipëria është pjesë e tij! Investim strategjik në siguri dhe stabilitetin e Evropës

23/11/2026

Atentati në Fier/ Policia shoqëron 3 persona për vrasjen e Selami Hasanit! Gjenden dy armë zjarri në makinën e djegur, ja për çfarë dyshohet

23/11/2026

“Shqipëria duhet të ndryshojë”- Tabaku në Bundestag: Integrimi në BE duhet të matet me reforma, demokraci dhe respektimin e votës!

23/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Prioritet fermat e mëdha dhe tregjet e BE-së”- Buxheti 2027 për Bujqësinë, zv/ministri Jaupllari: 18 miliardë lekë në dispozicion, rritje me 10%
  • “S’po shtrin dorën e bashkëpunimit, po bën hile!”- Salianji kritika Berishës: Nuk gjen kandidatë në 90% të bashkive, po shmang përgjegjësinë për…!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.