AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

Prapaskenat e Asamblesë / Xhafaj tha se përjashtimet duhet të ndodhnin më parë! Majko kritika për Veliajn, Braçe flet për garë…

by SHT Media
15/11/2026
in Kryesore, Politikë
6
0
Prapaskenat e Asamblesë / Xhafaj tha se përjashtimet duhet të ndodhnin më parë! Majko kritika për Veliajn, Braçe flet për garë…
6
SHARES
313
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Debate, qëndrime të ndryshme dhe mesazhe të forta kanë shoqëruar diskutimet brenda Partisë Socialiste lidhur me përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës. Burime bëjnë me dije se kundërshtitë e shprehura nga disa prej figurave të njohura socialiste nuk kanë qenë domosdoshmërisht në mbrojtje të Spiropalit, por kundër përjashtimit si praktikë politike brenda partisë.

Sipas burimeve, socialistët që kundërshtuan vendimin nuk u pozicionuan në mbrojtje personale të Elisa Spiropalit, por ngritën shqetësimin se përjashtimet nuk duhet të kthehen në një mekanizëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të brendshme.

Një nga qëndrimet më të forta mësohet se ka qenë ai i Fatmir Xhafajt, i cili ka shprehur mbështetjen për kryeministrin Edi Rama, duke vlerësuar se ndërhyrja duhej të ishte bërë edhe më herët. Megjithatë, Xhafaj ka kërkuar që vendimi të shërbejë si një paralajmërim për të gjithë socialistët dhe jo si fillimi i një praktike përjashtimesh.

“E mbështes Ramën. Kjo duhej bërë më shpejt, por sot duhet ta kemi si paralajmërim për të gjithë dhe të mos bëjmë përjashtime”, mësohet të jetë shprehur Fatmir Xhafaj.

Një tjetër qëndrim që ka tërhequr vëmendjen ka qenë ai i Pandeli Majkos. Burimet bëjnë me dije se ish-kryeministri nuk ka dalë në mbrojtje të Spiropalit, me të cilën ka pasur përplasje dhe marrëdhënie të tensionuara politike edhe më herët. Sidomos gjatë kohës që drejtonin fushatën e Kavajës së bashku.

Në vend të kësaj, Majko është ndalur te mënyra se si Partia Socialiste duhet të trajtojë debatet e brendshme, duke iu referuar edhe Plarent Ndrecës.

“Nuk na takon ne të merremi me një si Plarenti. Lëreni, mos u merrni”, mësohet të ketë qenë mesazhi i Majkos. Kjo me gjasë sepse Ndreca nuk gëzon asnjë post nga PS, pra as mandate deputeti dhe as portofol qeveritar.

Por ish-kryeministri nuk i ka kursyer rezervat as për Erion Veliajn. Sipas burimeve, Majko ka shprehur hapur pakënaqësinë për qëndrimet dhe sjelljen e kryebashkiakut të Tiranës gjatë ditëve të fundit.

“Kam shumë rezerva për sjelljen e Erion Veliajt ditët e fundit”, mësohet të ketë deklaruar Majko para Asamblesë Socialiste.

Ndërkohë, një tjetër diskutim është zhvilluar rreth qëndrimit të Erion Braçes, i cili ka shfrytëzuar rastin për të sqaruar pozicionin e tij lidhur me ambiciet për të garuar për Bashkinë e Tiranës.

Sipas burimeve, Braçe ka deklaruar se nuk ka ndërmend të kandidojë me çdo kusht dhe se qëndrimet e tij nuk lidhen me dëshirën për të marrë funksione apo privilegje politike.

Ai ka theksuar se nuk ka qenë asnjëherë i interesuar për poste, por se shqetësimi i tij lidhet me respektimin e parimit të garës brenda Partisë Socialiste.

Ajo që bie në sy, sipas informacioneve të siguruara, është se kundërshtimi i përjashtimit të Elisa Spiropalit në fakt nuk ka qenë një mbështetje politike ndaj saj. Debati duket se shkon përtej emrit të saj dhe lidhet me mënyrën se si duhet të funksionojë Partia Socialiste.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Zelensky i kërkon SHBA-së dhe Musk të heqin kufizimet e Starlink dhe të jenë në anën e duhur të historisë

15/11/2026

Negociatat për Ukrainën, burimet evropiane: Formati “E5” në Dublin, një hap drejt politikës së jashtme të përbashkët të BE-së

15/11/2026

Prapaskenat e Asamblesë / Xhafaj tha se përjashtimet duhet të ndodhnin më parë! Majko kritika për Veliajn, Braçe flet për garë…

15/11/2026

Zbulohen dy tentativa kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara në dy autobusë

15/11/2026

Rekord emigrantësh në Ishujt Kanarie, rreth 1500 persona mbërrijnë brenda një dite në Spanjë

15/11/2026

Trump, Putin dhe Xi në një pikturë, detaji që rikthen në vëmendje Jaltën e vitit 1945

15/11/2026

Abdylaqimët e djegies së 28 nëntorit

15/11/2026

Miratohen tre projektligjet kyçe për kriptoasetet, sigurinë detare dhe strehimin social

15/11/2026

Dhomat e Specializuara, të martën shpallet aktgjykimi në rastin e pengimit të drejtësisë për Hashim Thaçin dhe katër të akuzuarit e tjerë

15/11/2026

Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan

15/11/2026

Estonia do të mbyllë kufirin me Rusinë: Urdhëruan sulm ndaj kompanisë së dronëve

15/11/2026

Avantazhi që Shqipëria nuk e reklamon

15/11/2026

Pse beteja politike e Veliajt nuk e ndihmon betejën e tij me drejtësinë

15/11/2026

Gjekmarkaj: Kronikë nga asambleja e “shpirtrave të vdekur”!

15/11/2026

Përplasje në Filipine për vizitën e Trump, qytetarët dalin në rrugë kundër presidentit amerikan!

15/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Zelensky i kërkon SHBA-së dhe Musk të heqin kufizimet e Starlink dhe të jenë në anën e duhur të historisë
  • Negociatat për Ukrainën, burimet evropiane: Formati “E5” në Dublin, një hap drejt politikës së jashtme të përbashkët të BE-së

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.