• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Pranuan se fletët e votimit në lokalin në Peqin s’kishin vulën e KQZ-së, PD kërkon hetim ndërkombëtar

24/05/2025
in Politikë
Pranuan se fletët e votimit në lokalin në Peqin s’kishin vulën e KQZ-së, PD kërkon hetim ndërkombëtar

Edhe pse kur bënë denoncimin, vetë pranuan se ato 10 fletë votimi gjetur në një lokal në një fshat të Peqinit ishin pa vulat e KQZ-së, tashmë që policia reagoi dhe i quajti të falsifikuara, PD-ja kërkon hetim ndërkombëtar për fenomenin e ashtuquajtur “treni bullgar”. Ne fakt “trenin bullgar” mund të funksionojë vetëm duke përdorur fletë votimi origjinale dhe me vule e KQZ-së.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, deputeti i zgjedhur i PD, Bledi Himçi tha se e quan të pavërtetë çdo pretendim të policisë së materilaet zgjedhore janë të falsifikuara.

“Dua të denoncoj sot, me shqetësim dhe indinjatë, përpjekjen e turpshme të Policisë së Shtetit për të fshehur një nga rastet më të rënda të krimit elektoral në këtë fushatë, në fshatin Pekisht. Si kandidatë dhe përfaqësues të Partisë demokratike në qarkun e Elbasanit, e konsiderojmë të pavërtetë dhe keqdashëse çdo aludim apo pretendim të Policisë se materialet zgjedhore të zbuluara në lokalin e kryeplakut të fshatit Pekisht janë të falsifikuara. Materialet përputhen me formatin zyrtar të fletëve dhe listave të votimit të shpërndara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Së dyti, për të garantuar transparencë të plotë, kërkojmë që ekspertiza mbi materialet e sekuestruara të bëhet nga ekspertë ndërkombëtarë të pavarur, jo nga strukturat që janë tërësisht të politizuara dhe të kapura nga pushteti. Së treti, e cilësojmë deklaratën e Policisë së Shtetit, si një farsë të mirëorganizuar që ka për qëllim të zbehë rëndësinë e ngjarjes dhe të mbulojë provat e krimit elektoral të ndodhur në Pekisht. Kjo sjellje konfirmon se Policia e Shtetit nuk është neutrale, dhe po përdoret për të mbrojtur interesat e qeverisë.

Ngjarja e Pekishtit është një dëshmi e qartë e tentativave për të blerë votën dhe për të deformuar vullnetin e qytetarëve. Ne do të ndjekim çdo hap ligjor e institucional për të nxjerrë të vërtetën në dritë dhe për të mbrojtur procesin zgjedhor. Ata që e gatuan dhe e mbajnë në këmbë këtë farsë elektorale do të përgjigjen. Detyra jonë është ta bëjmë publike këtë farsë dhe ta shtyjmë drejtësinë dhe faktorin ndërkombëtar të flasë dhe të veprojë. Pa zgjedhje të lira nuk ka zgjidhje”, tha Himçi.

Por në fakt, vetëm dy ditë më parë, 22 maj, ishte vetë Blendi Himçi që para pyetjeve të gazetarëve pranoi se fletët e votimit të gjetura në lokal nuk kishin as vulën. Kjo në çdo rast i bën ato të pavlefshme.

Gazetarja: Këto fletë votimi kishin vula?

Blendi Himçi: Nuk kam parë vula. Në pritshmëritë e personit pretendon se janë fletë.

Ndërkohë, edhe vetë policia një ditë më parë përgënjeshtroi Sali Berishën duke thënë se fletët e votimit të gjetura në një lokal në fshatin Pekisht, Peqin, por ishin te falsifikuar. Pra pa asnjë mundësi të përdoren në ”trenin bullgar” që mund të funksionojë vetëm duke përdorur fletë votimi origjinale dhe me vule e KQZ-së.

Më të lexuarat

  • “Dirigjenti i protestës, strukturë që nuk ndodhet në Shqipëri”/ Meçe: 4 qendra shpërndajnë dezinformim, u tentua destabilizimi

    “Dirigjenti i protestës, strukturë që nuk ndodhet në Shqipëri”/ Meçe: 4 qendra shpërndajnë dezinformim, u tentua destabilizimi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Edviol Kulluri, ‘Kryendrituri’, pikëpyetjet e shumta mbi ideologun e protestës! Si i thurte elozhe vrasësit të gjyqtarit Kalaja, pak muaj më parë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Ndrikullat e Berishës rrethojnë Ballën dhe Maznikun në një restorant në Strasburg: Si nuk u vjen turp që hani bukë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gjergj Luca skllavëron punëtorët nga Azia, 16 orë në punë pa asnjë ditë pushim

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Donald Trump, të gjitha rrugët të çojnë në krizë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama për CNN turk: Ja pse Samiti i ardhshëm i NATO-s në Shqipëri nuk u përfshi në deklaratën finale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tano Karidi i Mjekësisë në panik, i shkon të tavolinë raporti i KLSH me aferat, pritet kallëzim penal në SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Boshllëku i pushtetit: Trump po e çmonton arkitekturën e sigurisë në Ballkan

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zbulohet skema me tjetërsimin e pronave në Durrës, lëshohen 12 masa sigurie!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Adriatik Kupi i Petrelës: Metamorfoza e ‘zarit’ të Adrian Çelës së OSHEE që u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!