AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

“Po të ishte gjallë do ta vrisja sërish”, tronditëse dëshmia e motrës që vrau 23-vjeçaren, e torturonin vazhdimi

by SHT Media
18/11/2023
in Botë
6
0
“Po të ishte gjallë do ta vrisja sërish”, tronditëse dëshmia e motrës që vrau 23-vjeçaren, e torturonin vazhdimi
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shokuese kanë qenë detajet e publikuara nga mediat greke për vrasjen e 23-vjeçares Faye Bakoiorgou. “Protothema.gr” ka nxjerrë në dritë zbulime të reja për veprimet e tre grave satanike të akuzuara për vrasjen e vajzës së re. Dëshmitë tregojnë veprimet e pronares famëkeqe Pagona, motrës së Faye, Katerina dhe mamasë së saj, Maria, të cilat akuzohen se kanë kërcënuar, rrahur, torturuar në mënyrë sistematike vajzën fatkeqe.

Të treja femrat u lanë në paraburgim, ndërsa tronditi ajo që rrëfeu motra e 23-vjeçares, duke pranuar se vrau motrën e saj. “E vendosa poshtë, e kapa në qafë. Ajo lëvizte krahët dhe këmbët për të marrë oksigjen dhe i thashë: “Tani do të vdesësh”. I shtrëngova qafën me gjithë forcën time derisa ajo ndaloi së vepruari çuditshëm. (…) Pastaj e vendosa në karrocë, sikur të ishte ulur, mora një batanije, e mbulova dhe hapa ngadalë derën. Ishte natë. Duart e saj, nuk ishin të ngurta, unë mund t’i lëvizja. E hodha nga karroca dhe u largova. E çova atje dhe nuk jam penduar. Dhe po të ishte gjallë do ta vrisja sërish”, dëshmoi Katerina.

Megjithatë, pavarësisht përshkrimit tronditës dhe pranimit të krimit, autoritetet nuk janë të bindura që motra e viktimës po thotë të vërtetën. Përkundrazi, ata besojnë se ajo e ka marrë përsipër vrasjen për të liruar dy të akuzuarat e tjera. Sipas burimeve të “protothema.gr”, ka shumë gjasa që amvisa 57-vjeçare, Pagona, të ketë manipuluar motrën e viktimës, me qëllim që kjo e fundit të marrë përgjegjësinë e plotë për krimin.

“Largohu nga unë”

Të rrënqethin dëshmitë e banorëve të pallatit që zbulon, të cilët përmes xhamit kanë parë dramën e përjetuar nga 23-vjeçarja. Më e ashpra nga të gjitha është dëshmia e një banori vendas, i cili përshkruan atë që ndodhi disa ditë para se Faye të gjendej e vdekur.

Sipas dëshmitarit, atë ditë pronarja po e rrihte ashpër 23-vjeçaren dhe i thoshte: “…ke shumë fëmijë, do një tjetër, duhet ta flakësh…”, ndërsa vajza i lutej “largohu nga unë”.

Njëkohësisht nga dëshmitë del qartë se 57-vjeçarja Pagona është ajo që ka rregulluar takimet romantike te Faye, ndërsa një boksier e shoqëronte atë. Në mënyrë të veçantë, sipas një qiramarrësi të pallatit, 57-vjeçarja shpesh i drejtohej 23-vjeçares me këto shprehje: “Ende je duke fjetur foshnjë .., zgjohu, dil jashtë…. Pakistani të do tani”.

Përveç kësaj, një tjetër dëshmitar tha se vajza e re “peshkote klientët në Fokionos për 5 euro”.

“Nuk e di si mund të ketë vdekur Faye”

Nga ana e saj, nëna e Faye argumentoi se mes dy motrave kishte urrejtje dhe rivalitet, i cili në fund u bë i pakontrollueshëm. Për vajzën e saj, ajo tha se pak para se të vdiste ishte në një gjendje të mjerueshme, duke shkuar në zonë, duke pasur lidhje të çuditshme me afganët, duke përdorur drogë dhe duke u kthyer në shtëpi e rrahur keq.
“Bëra ç’munda për ta ndihmuar, për të parë se ku po shkonte, çfarë po bënte. Faye u zhduk më 9 tetor 2021, e enjte. Po përgatisja fëmijët me Katerinën për të shëtitur. Fëmijët ishin 4. Një nga Katerina dhe tre nga Faye. Faye ishte në gjendje të furishme, e egër. Katerina i thoshte hajde me ne, nuk donte. Teksa ishim në dhomë dëgjojmë mbylljen e derës së shtëpisë, Katerina vrapon të arrijë Faye, ajo zbriti në këmbë nga kati i dytë por tashmë ishte larguar”, theksoi ajo.
E pyetur se si ndihet për vdekjen e Faye, ajo u përgjigj: “Më ka ikur gjysma e zemrës, gjysma e jetës sime, kam trishtim, inat, indinjatë, këto janë ndjenjat që kam deri tani. Por nuk e di si mund të ketë vdekur Faye”./Liberale.al

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Tragjedia në Vaun e Dejës/ Urgjenca sqaron vonesën: Ambulanca ishte me defekt, dy mjete u nisën nga Shkodra

01/09/2026

Shkëlqim Verdha 11 milionë euro para publike për pajisje mjekësore skarco, si e saboton sektorin publik për të marrë tendera

01/09/2026

Kryebashkiaku i Krujës Artur Bushi hap dyqan pllakash te Rruga e Durrësit, biznes dhe pasuri të paluajtshme në Itali

01/09/2026

Në kërkim nga SPAK për pastrimin e parave të kokainës, Nexhmedin Danaj arrestohet në Dubai!

01/09/2026

Në kërkim nga SPAK për pastrimin e parave të kokainës, Nexhmedin Danaj arrestohet në Dubai!

01/09/2026

Përshkallëzohet protesta, qytetarët bllokojnë Ramën në Kryeministri; përplasen me policinë te hyrja e godinës!

01/09/2026

“Tym i bardhë” në Kosovë! LDK dhe VV arrijnë marrëveshje për presidentin, kandidat do të jetë Bekim Sejdiu

31/08/2026

Sikur të isha socialist

31/08/2026

Ngjarje e rëndë në Pogradec, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës

31/08/2026

Pse Petrit Vasili nuk ka deklaruar pasurinë e bashkëjetueses, ish gruas dhe të birit?

31/08/2026

‘Po ecim mbi tel’/ Ish-këshilltari i Putinit paralajmëron Europën: Lufta me Rusinë po bëhet e pashmangshme

31/08/2026

Dashuri, para dhe kthesa të papritura, çfarë sjell shtatori për shenjën tënde?

31/08/2026

Përplasen tre automjete në aksin Lushnjë–Rrogozhinë, krijohet trafik kilometrik

30/08/2026

Bota akademike në zi! Shuhet një prej themelueseve të Universitetit të Durrësit

30/08/2026

Si e vrau algoritmi protestën qytetare në Tiranë

30/08/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Tragjedia në Vaun e Dejës/ Urgjenca sqaron vonesën: Ambulanca ishte me defekt, dy mjete u nisën nga Shkodra
  • Shkëlqim Verdha 11 milionë euro para publike për pajisje mjekësore skarco, si e saboton sektorin publik për të marrë tendera
  • Kryebashkiaku i Krujës Artur Bushi hap dyqan pllakash te Rruga e Durrësit, biznes dhe pasuri të paluajtshme në Itali

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.