• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

“Po mbrojnë oligarkun mediatik”, ish-deputetët që Berisha i la jashtë: Në PD e kanë mendjen si të marrin tendera

13/08/2025
in Politikë
“Po mbrojnë oligarkun mediatik”, ish-deputetët që Berisha i la jashtë: Në PD e kanë mendjen si të marrin tendera

Me sa duket, në kampin e PD-së ka filluar një “kryengritje” e heshtur e ish-deputetëve që u lanë nga Berisha jashtë Parlamentit. Pavarësisht se hartuesi i listës ishte kreu i PD-së, ata ‘të keqen’ nuk e gjejnë tek ai, por te kolegët-deputetë të PD-së.

I pari ka qenë Myslim Murrizi, i cili nëpërmjet një postimi u ka kërkuar deputetëve të grupit parlamentar të PD-së të mos protestojnë vetëm për hotele dhe televizione private, por të ngrejnë zërin edhe për vjedhjen e naftës nga ‘Bankers’, e cila, sipas demokratit, ka pasur bekimin e të gjitha qeverive.

Ka mjaftuar ky postim i Murrizit, që edhe Edmon Spaho, i njohur për qëndrimet e tija luajale ndaj lidershipit, të ngrejë krye dhe të shpërndajë postimin e ish-deputetit të Lushnjes, shoqëruar me shënimin: “Opozita është e zënë me probleme më të rëndësishme, p.sh. si t’i kalojmë pushimet me sa më pak shqetësime, ose si të mbështesim financimet e ndonjë oligarku mediatik.”

E para që ka reaguar ndaj postimit të Spahos ka qenë ish-deputetja e Vlorës, e cila, po ashtu, u la jashtë Parlamentit nga Berisha, që ka nxituar të komentojë dhe të akuzojë kolegët e PD-së, se janë të zënë me marrje tenderash dhe lejesh ndërtimi. Elmazi, në dallim nga Spaho, e vijon edhe më tej akuzën, duke u shprehur se bëjnë si në kohën e Lulit, duka harruar që nuk është më Basha kreu i PD-së, por Berisha.

“Ose si të marrin ndonjë tender, koncesion park fotovoltaik, leje ndërtimi apo ndonjë para të thata siç bënin kur ua jepte Luli në seli që të thërrisnin policinë të na helmonin apo të na vrisnin ne, idealistëve, që u bashkuam në acar. Tani na ngelet të këndojnë: mora pushkën dola malit, të luftoja për Atdhe, ku e dija unë i shkreti se armiku ishim ne.” – shkruan ish-deputetja vlonjate.

Këto pëshpërima në rrjetet sociale të ish-deputetëve të PD-së, nuk e adresojnë problemin te thelbi, por merren me sulme ndaj kolegëve të tyre, gjë që nuk shërben për asgjë, vetëm për shfryrje të inateve personale, sipas parimit: “Kur s’ke çfarë i bën gomarit, i bie samarit.”/ TemA

Më të lexuarat

  • Boshllëku i pushtetit: Trump po e çmonton arkitekturën e sigurisë në Ballkan

    Boshllëku i pushtetit: Trump po e çmonton arkitekturën e sigurisë në Ballkan

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zbulohet skema me tjetërsimin e pronave në Durrës, lëshohen 12 masa sigurie!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Adriatik Kupi i Petrelës: Metamorfoza e ‘zarit’ të Adrian Çelës së OSHEE që u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Të fshehtat pas fotos familjare në Samitin e NATO-s

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Erdogani habit liderët e NATO-së, u dhuron nga një revolver me emrin e tyre; Starmer-it ia sekuestrojnë në Britani

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Thellohet skandali, qeveria dha 4 mln euro për të blerë biletat e Kanye West; administrata dhe nxënësit me detyrim në koncert

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Në tetor kemi zgjedhje”, Vuçiç: Ato parlamentare do të mbahen të parat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marjana Koçeku i del sërish kundër Ramës: Jep para për zjarret, jo për koncertin e Kanye West!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dhurata e madhe që Rama i çoi Erdoganit në valixhe: a u tërhoqën “taboret” e tij nga protesta?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dhuna online dhe pirateria, AKEP kërkon ndryshime ligjore: Ndërhyrje brenda 30 minutash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!