• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

Po kur intervistohen Arben Ahmetaj dhe Argita Berisha, a është pastrim imazhi ndaj korrupsionit?

18/05/2026
in Kryesore, Politikë
Po kur intervistohen Arben Ahmetaj dhe Argita Berisha, a është pastrim imazhi ndaj korrupsionit?

Sali Berisha sulmoi një televizion kombëtar menjëherë pasi në studio u shfaq ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, e akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash. Me gjuhën e zakonshme të viktimizimit politik, Berisha deklaroi se media po “pastronte figurën” e Karçanajt.

Por, problemi nuk është çfarë tha Berisha. Problemi është hipokrizia që shoqëron kryetarin e opozitës gjithë këto vite në politikë.

Kjo, sepse në të njëjtin televizion, vetëm pak muaj më parë, doli edhe Argita Berisha. Vajza e liderit të opozitës, bashkëshorti i së cilës është përfshirë në dosje dhe akuza publike për pastrim parash nga SPAK. Atëherë nuk pati asnjë reagim nga Berisha. Nuk tha se televizioni po “pastronte figurën” e familjes së tij. Nuk sulmoi moderatoren. Nuk denoncoi median. Heshti.

Pra, sipas standardit të Berishës, pastrim figure quhet vetëm kur intervistohet kundërshtari apo dikush që nuk i shërben narrativës së tij politike.

Akoma dhe më tallje me publikun është kur televizioni i familjes Berisha, Syri TV, i ka hapur ekranin plot tre herë ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, një prej njerëzve më të akuzuar nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash. Ahmetaj, i konsideruar për vite si simbol i aferave korruptive të qeverisë Rama, është trajtuar nga opozita thuajse si “dëshmitari i shenjtë” kundër qeverisë.

Atëherë lind pyetja logjike: kur Ahmetaj del në Syri TV, kjo nuk quhet pastrim imazhi? Kur Argita Berisha del në televizion kombëtar, kjo nuk quhet rehabilitim publik? Apo standardi ndryshon sipas mbiemrit dhe interesit politik?

Nëse një media interviston një person nën hetim apo të akuzuar, kjo nuk do të thotë automatikisht se po i pastron figurën. Përndryshe, edhe vetë Berisha duhet të pranojë se mediat pranë tij janë kthyer në lavanderi politike për çdo figurë që i leverdis opozitës.

Por, Berisha nuk ka problem me të akuzuarit për korrupsion. Ka problem vetëm me ata që nuk i kontrollon vetë.

Më të lexuarat

  • Megaoperacion i Policisë në Palasë, rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës

    Megaoperacion i Policisë në Palasë, rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Johan Zuko u vra në katin e tretë teksa ngjiste shkallët, banorja e pallatit tregon momentet kur u gjet i riu

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tritol për herë të dytë! Noizy sërish nën shënjestër, lënda plasëse gjendet e përpara shpërthimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor! Shoferët ta harrojnë alkoolin, u hiqet patenta përgjithmonë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 21 ton kokainë dhe 43 të arrestuar, goditet super-rrjeti i drogës, autoritetet: Dega në Dubai financohej nga shqiptarët!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ceuta, Trump dhe Maroku; Aleanca që po ngre pikëpyetje në Evropë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I kërkuar për tre vrasje, Sokol Hoxha ekstradohet nga SHBA në Shqipëri

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga përjashtim në model: Shqipëria si laborator i politikave evropiane të migracionit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A janë Non- Gratat e Edi Ramës, karburant për partinë e re erdoganiste?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Opozita ‘qan’ për varfërinë / Pasuria përrallore e deputetit të PD Flamur Hoxha, godina, vila dhe apartament 1.2 milionë euro

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!