Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, pranë fshatit Rrapëz në aksin rrugor Lushnjë-Fier.
Viktima është një burrë. Ai është aksidentuar nga një taksi.
Në vendngjarje ndodhet policia dhe familjarë të viktimës. Të afërmit e viktimës janë acaruar, pasi morën vesh lajmin tragjik dhe kanë reaguar ashpër.
Viktima është shtetasi Skënder Maledhi 70 vjeç. Ai po përpiqej të kalonte rrugën me biçikletë, kur ndodhi aksidenti.











