AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

Platforma e Spiropalit, Kulla: Brenda PS-së “vlon”, por askush nuk ka guxim të përballet me Ramën

by Alb Times
22/07/2026
in Kryesore, Politikë
6
0
Platforma e Spiropalit, Kulla: Brenda PS-së “vlon”, por askush nuk ka guxim të përballet me Ramën
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Platforma “Shqipëria e Re”, e prezantuar nga kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, nuk është një lëvizje e koordinuar me kryeministrin Edi Rama. Kështu u shpreh analisti dhe eksperti i sigurisë Ilir Kulla, i cili tha se nisma e Spiropalit është personale, por deri më tani nuk ka arritur të krijojë ndikim real brenda Partisë Socialiste.

I ftuar në podkastin “Të Pashoq”, Kulla tha se, megjithëse Spiropali është një figurë me peshë në PS, ende nuk duket se ka mbështetjen e nevojshme për të ndryshuar ekuilibrat në parti.

“Jo, nuk besoj se është e bashkërenduar me Ramën. Elisa ka qenë kryetare Kuvendi, ministre, deputete dhe drejtuese e rëndësishme në Partinë Socialiste. Është një njeri shumë i investuar në PS, por jo i investuar nga Rama. Ajo e di shumë mirë se sa ndikim mund të ketë propozimi i saj te socialistët. Nëse sot do të largohej nga Partia Socialiste dhe do të krijonte një parti të re, nuk besoj se do të kishte ndonjë ndikim. Ndryshimi do të vinte vetëm nëse ajo do të arrinte të ndikonte socialistët brenda partisë dhe të krijonte një lëvizje të brendshme“, u shpreh Kulla.

Analisti tha se deri më tani nuk ka parë shenja të një organizimi të tillë, edhe pse, sipas tij, pakënaqësitë ekzistojnë.

“Unë nuk kam parë ndonjë ndikim konkret. Mund të them se diçka vlon brenda Partisë Socialiste, por nuk shoh askënd që të ketë kurajon të ngrihet dhe të përballet me kryeministrin. Ky është problemi kryesor. Pakënaqësia mund të ekzistojë, por pa guxim politik ajo nuk prodhon asnjë ndryshim“, tha ai

Për të shpjeguar marrëdhënien mes Edi Ramës dhe figurave të Partisë Socialiste, Kulla solli edhe një episod nga një takim me ish-kryeministrin italian Massimo D’Alema në vitin 2019.

“Kur isha në Romë me Massimo D’Alemën, ai më pyeti se si po shkonte situata në Shqipëri. I tregova se Rama kishte sjellë ministra të rinj dhe se një prej tyre kishte deklaruar publikisht se ‘Rama është Skënderbeu i shqiptarëve’. D’Alema qeshi dhe më pyeti: ‘Po Rama çfarë thotë?’ I thashë se problemi është se Ramës kjo i pëlqen. Ai m’u përgjigj menjëherë: ‘Atëherë ky është një problem i madh’“, deklaroi Kulla.

Sipas tij, shumë socialistë ndajnë privatisht kritika ndaj mënyrës se si drejtohet partia, por nuk janë të gatshëm t’i shprehin ato publikisht.

“Unë flas shpesh me socialistët, me njerëz të bazës, me ish-drejtues dhe deputetë. Shumë prej tyre më thonë se kam të drejtë në kritikat që bëj, por problemi është se nuk kanë kurajon të përballen me liderin. Në fakt, do të ishte në interesin e tyre ta bënin këtë, që Partia Socialiste të niste reforma dhe ndryshime përpara se të ishte vonë. Sot një pjesë pret të bjerë Rama për të zënë vendin e tij, ndërsa një pjesë tjetër thjesht nuk guxon të flasë“, u shpreh ai.

Në fund, Kulla tha se në Partinë Socialiste është krijuar edhe një grup i ri njerëzish që, sipas tij, nuk kanë lidhje me traditën politike të kësaj force.

“Pastaj është edhe një grup tjetër, prurjet e viteve të fundit, që e shohin Partinë Socialiste vetëm si një lopë për ta mjelë dhe pushtetin si një mundësi për përfitim. Kjo është një nga sfidat më të mëdha që ka sot Partia Socialiste“, përfundoi Kulla.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

SPAK e la në “arrest shtëpie”/ Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Vlora Hysenit dhe Agasit

23/09/2026

Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

23/09/2026

“Çfarë na bënë o Zot”, dalin komunikimet mes Ergys Agasit dhe Vlora Hysenit: Do takoj kryeministrin, do përfundojmë keq shpirt…

23/09/2026

SPAK lëshoi masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, vetëdorëzohet Vlora Hyseni

23/09/2026

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • SPAK e la në “arrest shtëpie”/ Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Vlora Hysenit dhe Agasit
  • Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.