AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Plani i paqes, zhvillohen bisedimet mes SHBA-ve dhe Rusisë, Zelensky: Ka ende shumë punë

by SHT Media
25/11/2025
in Botë
6
0
“Plani i paqes na merr territore”, Zelensky: Mund të humbasim dinjitetin ose SHBA
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zyrtarët amerikanë dhe rusë kanë mbajtur bisedime për planin e paqes që synon t’i japë fund luftës së Moskës me Ukrainën, teksa Uashingtoni po intensifikon presionin ndaj palëve që të arrijnë një marrëveshje për përfundimin e konfliktit më të madh dhe më të përgjakshëm në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Sekretari i Ushtrisë amerikane, Dan Briscoll, u takua me delegacionin rus në Abu Dabi më 25 nëntor, sipas një zëdhënësi të ushtrisë, në përpjekje për të reduktuar dallimet për një propozim të paqes që administrata Trump ka hartuar pas bisedimeve mes zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas në Gjenevë.

Zyrtarët ukrainas shkuan në Abu Dabi për më shumë bisedime me Briscollin dhe zyrtarë të tjerë amerikanë, raportuan CBS News dhe Financial Times.

Bisedimet vijnë në ditën kur Rusia sërish sulmoi Kievin, duke vrarë të paktën gjashtë persona dhe duke plagosur të paktën 13 të tjerë gjatë sulmeve ajrore.

“Të hënën në mbrëmje [më 24 nëntor] dhe gjatë së martës, sekretari Driscoll dhe ekipi kanë diskutuar me delegacionin rus për arritjen e një paqeje të qëndrueshme në Ukrainë. Bisedimet po shkojnë mirë dhe ne mbesim optimistë. Sekretari Driscoll është i sinkronizuar ngushtë me Shtëpinë e Bardhë… teksa këto bisedime përparojnë”, tha zëdhënësi i Driscollit, Jeff Tolbert.

Plani fillestar prej 28-pikash, i propozuar nga SHBA-ja, nga shumë u pa si më i favorshëm për Moskën.

Zyrtarët ukrainas shkuan në Gjenevë gjatë fundjavës dhe u takuan me përfaqësuesit amerikanë, përfshirë me sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, në tentim për të hartuar një draft që do të kërkonte më pak lëshime nga Ukraina dhe që nuk do të rezultonte në atë që disa në Kiev e konsideronin si kapitullim.

Gjatë bisedimeve në Gjenevë, drafti u reduktua në 19 pikë, me zyrtarët ukrainas që vunë në pah se disa nga çështjet më të ndjeshme – përfshirë garancitë e sigurisë për Kievin – vazhdojnë të mbesin në tavolinë të bisedimeve.

“Mbrëmjen e kaluar, Rusia nisi një sulm tjetër, në një kohë kur Ukraina, së bashku me Amerikën, Evropën dhe shumë vende të tjera në botë, po punon praktikisht 24 orë në ditë për të ndalur gjakderdhjen”, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pas takimit më 25 nëntor me kryeministrin britanik, Keith Starmer.

“Pas takimeve në Gjenevë, shohim shumë perspektiva që mund ta bëjnë rrugën drejt paqes s

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Vrau me sëpatë ish-gruan e vëllait në Kosovë! Pas dy ditëve në arrati, kapet autori

28/10/2026

Pogradec, theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, arrestohet Denis Meçe

28/10/2026

Raporti thirrje OKB: Ndryshimi i klimës të shpallet emergjencë shëndetësore, ndikimet nuk mund të injorohen më

28/10/2026

Arabia Saudite marrëveshje 1 miliard dollarëshe me Iranin për të ndalur sulmet e Huthëve! Prapaskenat e negociatave sekrete

28/10/2026

Melania Trump: Armëpushimi në Oleshky është shtrirë edhe në zona të tjera të Khersonit

28/10/2026

VIDEO / Rama përsërit ftesën për dialog, protestuesit nuk tërhiqen: Dorëheqje pa kushte!

28/10/2026

Vritet një i mitur në Beograd pasi sulmoi me thikë rojen e Ambasadës së Izraelit

28/10/2026

Zgjedhjet në Izrael, Netanyahu pa shumicën: 55 mandate kundrejt 49 të opozitës

28/10/2026

Pas humbjes në zgjedhjet presidenciale në Brazil, Flavio Bolsonaro mbërrin në SHBA mes hetimeve për pastrim parash

28/10/2026

Trump: Mbështetja ime e ndihmoi shumë Netanyahun në zgjedhjet e djeshme në Izrael

28/10/2026

Ushtria amerikane vret 5 persona në një sulm ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge në Paqësorin Lindor

28/10/2026

Gjermania përgatit forcat speciale për një luftë të mundshme me Rusinë

28/10/2026

Qeveria shqyrton sot buxhetin 2027, parashikohen 10 miliardë euro, kompensim për bizneset e dëmtuara nga protestat

28/10/2026

Negociatat për mbylljen e luftës në Ukrainë, Trump: Do mbahet një takim mes Putin dhe Zelenskyt shumë shpejt

28/10/2026

Akuzat për abuzim seksual, FBI bastis një vilë të lidhur me ish-kongresmenin Eric Swalwell

28/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Vrau me sëpatë ish-gruan e vëllait në Kosovë! Pas dy ditëve në arrati, kapet autori
  • Pogradec, theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, arrestohet Denis Meçe

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.