AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Peza refuzoi paraqitjen para Komisionit, Zhupa publikon e-Mailin: Akt antiligjor i kreut të RTSH

by SHT Media
29/04/2024
in Politikë
6
0
Peza refuzoi paraqitjen para Komisionit, Zhupa publikon e-Mailin: Akt antiligjor i kreut të RTSH
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja Ina Zhupa ka publikuar emailin e sjell nga RTSH ku refuzohet nga Alfred Peza nje seancë dëgjimore e kërkuar prej saj dhe e miratuar nga i gjithë komisioni në lidhje me shkarkimet nga puna dhe me përdorimin e fondeve publike në Radio Televizionin Shqiptar. Sot në orën 13:00 do zhvillohet seanca e komisionit ku refuzon të marr pjesë Peza.

Statusi i plote:

Me një akt të paprecedent dhe antiligjor Alfred Peza refuzon kontrollin parlamentar dhe thirrjen për seancë dëgjimore në komisionin e edukimit dhe mjeteve të informimit dhe nuk i jep informacion as këshillit drejtues të RTSH.

Një seancë dëgjimore e kërkuar nga unë dhe e miratuar nga i gjithë komisioni në lidhje me shkarkimet nga puna dhe me përdorimin e fondeve publike në Radio Televizionin Shqiptar, është refuzuar me email me pretendimin që nuk kontrollohen nga ne. Sot në orën 13:00 do zhvillohet seanca e komisionit ku refuzon të marr pjesë Peza.
Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së mbart detyrimin kushtetues dhe ligjor për të raportuar në komisionin parlamentar të medias për çështje të veprimtarisë së tij, sa herë kjo i kërkohet nga komisioni. Refuzimi i Alfred Pezës për të raportuar në Parlament përbën shkelje të rëndë të nenit 80 të Kushtetutës dhe neneve 36 e 102 të Rregullores së Kuvendit.
Akoma më flagrante është shkelja në rastin konkret sepse zotëria në fjalë është një ish-deputet dhe ish-anëtar i komisionit të medias, çka do të thotë se është plotësisht në dijeni të detyrimit ligjor dhe në mënyrë të qëllimshme shkel ligjin.

Të dyja cështjet për të cilat është kërkuar në komision, lidhen me buxhetin e shtetit dhe buxheti i RTSH miratohet pikërisht nga komisioni i medias dhe nga Kuvendi i Shqipërisë. Pushimet nga puna lidhen me zbatimin e ligjit dhe kostot financiare që vijnë nga gjyqet e humbura për pushimet e padrejta sic kanë qënë ato të bëra nga drejtori Peza. Ndërsa fondet vijnë nga buxheti që kërkojnë dhe miratohet nga komisioni ynë parlamentar. Të njejtën përgjigje i jep Peza edhe Këshillit Drejtues, në një akt arrogance dhe mos njohje të hierarkisë brenda institucionit.

Komisioni parlamentar nuk mund të mos respektoj veten dhe të nëpërkëmbet nga Peza, i bëj thirrje edhe kolegëve të mazhorancës që të marrim masa për këtë rast të paprecedent dhe në shkelje të kushtetutës dhe rregullores.

E-maili i plotë

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine
  • Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.