AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Përse Berisha e prish skemën e studentëve të Serbisë

by Alb Times
27/10/2026
in Opinion
6
0
Dhunë për të gjithë!

Foto: Opinion

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mero Baze

Pas përfundimit të kësaj dallëndie të fitores së studentëve në Serbi, është koha të kuptojmë përse studentët tanë nuk ia dalin dot të krijojnë një lëvizje politike për shkak të Sali Berishës.

Fillimisht dua të them se enturazhi i ri politik i Serbisë jo domosdoshmërisht do të bëjë një Serbi më të mirë për serbët, por është e sigurt se mund të bëjë një Serbi më të keqe për shqiptarët. Këtë nuk e kemi ne në dorë. Ne mund të shikojmë vetëm se si ia dolën ata kundër Vuçiçit.

Së pari, “studentët” tanë nuk ia dalin dot sepse kjo e jona nuk është lëvizje studentore, por ende një lëvizje e sforcuar, me qytetarë të maskuar si studentë. Pra, nuk kemi studentë në protestë. Kjo kuptohet edhe nga të ndaluarit apo të plagosurit. Studentët thuajse nuk ekzistojnë, përveç atyre të Arlind Qorrit dhe bërthamës së Vetëvendosjes, të cilët janë si ata ish-studentët e Shkollës së Partisë. Ata zënë një përqindje të papërfillshme të pjesëmarrjes, ndërkohë që vetë pjesëmarrja është simbolike. Asnjë protestë nuk i kalon një mijë veta.

Pra, nuk jemi ende në kushtet e një proteste studentore. Jemi në kushtet kur bërthama e Vetëvendosjes në Tiranë po përpiqet të krijojë një grup studentësh që të flasë në emër të studentëve. Sot që flasim, Shqipëria ka 20 mijë studentë në shkolla dhe 20 në protestë.

Për këtë arsye, që të flasim për të ardhmen e lëvizjes studentore, duhet të flasim një herë për të tashmen e saj. Nuk kemi një lëvizje studentore.

Së dyti, edhe nëse do t’ia dalin t’i bllokojnë universitetet me dhunë dhe t’i nxjerrin studentët nga auditorët për t’i kthyer në një lëvizje politike, nuk mjafton vetëm ta shpallin atë. Në Serbi, lëvizja studentore shërbeu si acid që shkriu gjithë opozitën e vjetër dhe krijoi një formacion të ri politik, që vetëm emrin ka lëvizje studentore. Pra, përmes studentëve ata zhdukën opozitën e vjetër dhe krijuan një formacion të ri politik.

Tek ne po përpiqet të ndodhë e kundërta. Opozita e vjetër politike, meqë është e diskredituar, po përpiqet të nxjerrë njerëz me maska në rrugë, duke i quajtur studentë, me qëllim që të mos kuptohet se po proteston ajo. Pra, po përpiqet të krijojë një lëvizje ilegale dhe të dhunshme studentore.

Së treti, vetë Sali Berisha po përpiqet çdo ditë, madje edhe dy herë në ditë, t’u kujtojë se pa atë nuk bëjnë dot asgjë. Dhe, për hir të së vërtetës, ka të drejtë, pasi deri tani forca e dhunës dhe e organizimit ka qenë ai dhe jo studentët. Gjuajtësit e molotovëve janë të tij, baza materiale është e tij, depoja (selia e PD-së) është e tij, paratë janë të tij, maskat janë të tij, ndërsa këta të tjerët duan të mos ia njohin.

Nëse nuk e duan, le ta bëjnë vetë. Kur ai i lë vetëm, mezi bëhen 40 veta, kur u bashkohet, bëhen një mijë.

Kjo tregon se jemi përpara një revolucioni të kërkuar me zor, pa revolucionarë dhe pa mendimtarët e tij, por vetëm me disa qejflinj revolucioni, të cilët duan t’ia vjedhin Berishës edhe meritat e asaj dhune që ende nuk kanë guxuar ta përdorin publikisht.

Për këtë arsye ata nuk i ngjajnë dot asaj që bëri lëvizja studentore në Serbi, e cila, për të rrëzuar pushtetin, shkriu dhe bashkoi fillimisht opozitën. Këtu po ndodh e kundërta. Opozita e vjetër e Berishës praktikisht po përpiqet të maskohet si “revolucionare”, që të mos kuptohet se kush po e bën revolucionin. Dhe ajo e bën këtë për të mbijetuar, jo për të shkrirë vetveten.

Kështu që, derisa të kemi një revolucion të vërtetë, hë për hë do të merremi me këtë revolucionin ilegal të Berishës, i cili nuk pranon të dorëzohet përpara Edi Ramës.

Dhe derisa revolucioni të jetë fals, nuk do të kemi as kërkesa për zgjedhje të parakohshme dhe as ndonjë plan për ta zgjidhur politikisht dhunën në rrugë. Dhuna, më shumë sesa për t’iu imponuar Edi Ramës, është një lojë e Berishës për t’iu imponuar opozitës si më i forti.

Deri atëherë mund të ndodhë gjithçka, përveç dialogut politik, pasi një herë duhet të flasë Berisha me studentët, të merren vesh mes tyre dhe pastaj të flasin me Edi Ramën.

Kështu që lajmi i vetëm i mirë është njoftimi i Presidentit për datën e zgjedhjeve lokale. Pas tyre mund të flitet nëse ka ardhur koha për zgjedhje të parakohshme parlamentare apo për një zgjidhje të parakohshme për kreun e opozitës.

Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Vrasja e Arlinda Zekajt, Gjykata në Pejë lë në qeli ish-bashkëshortin! Kunati autor ende në arrati

27/10/2026

Serbia pas zgjedhjeve, çfarë ndryshon për Kosovën dhe Luginën e Preshevës?

27/10/2026

Shqetësim në Kosovë, 8 gra të vrara këtë vit: Pse po dështon shteti në parandalim?

27/10/2026

Vrau të dashurën e tij Ilaria Sula, Gjykata e Romës dënon me burg përjetë autorin! Babai i shqiptares: Ai ende merr frymë, vajza ime jo!

27/10/2026

Dekriptimi i mesazheve në platformën SKY ECC zbuloi skemën! Tre episode trafiku droge, SPAK mbyll hetimet për Endrit Doklen e Rexhep Rrajën

27/10/2026

VENDIMI/ Gjykata e Lartë i jep të drejtë Veliajt dhe urdhëron Gjykatën e Tiranës të shqyrtojë hetimin për kallëzimin e “Nesti Angonit”!

27/10/2026

“Mbetet në rolin e spektatorit”- Begaj nisi konsultimet për datën e zgjedhjeve vendore, Bardhi akuzon: E përbuz këtë teatër politik, i shërben pushtetit!

27/10/2026

Përkeqësohet moti, temperaturat në ‘pikiatë’! Në zonat malore të Kukësit nisin reshjet e borës

27/10/2026

Rikthehet ‘paqja’ mes Ronaldos dhe trajnerit Jorge Jesus, 41-vjeçari përfshihet në listën paraprake të Portugalisë për ndeshjet e radhës

27/10/2026

Lavrov paralajmëron për përshkallëzim të konfliktit Rusi-Ukrainë

27/10/2026

Brazil, hetim mbi financimin e huaj të fushatës së Bolsonaros

27/10/2026

Dita e 15-të në shesh, protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë dhe i vënë flakën një peme!

27/10/2026

Plani i masave nga Rama, KE: Jemi në dijeni, por nuk jemi të përfshirë në hartimin e paketës!

27/10/2026

“Flamingot e diasporës” që kthejnë xhaketën sipas lejeve të ndërtimit

27/10/2026

FBI bastis një shtëpi si pjesë e hetimit ndaj ish-kongresmenit demokrat të akuzuar për ngacmim seksual

27/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Vrasja e Arlinda Zekajt, Gjykata në Pejë lë në qeli ish-bashkëshortin! Kunati autor ende në arrati
  • Serbia pas zgjedhjeve, çfarë ndryshon për Kosovën dhe Luginën e Preshevës?

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.