• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Përplasjet në çift dominojnë Konventën! Meta, shembuj nga Stalini e Çurçilli sesi mbahet pushteti

27/04/2024
in Politikë
Përplasjet në çift dominojnë Konventën! Meta, shembuj nga Stalini e Çurçilli sesi mbahet pushteti

Më shumë se tek 5 prioritetet kyçe që ka vendosur për shtimin e popullatës, konventa e Partisë së Lirisë u përqendrua tek debati bashkëshortëve Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi.

Kjo e fundit pas nenit të konfliktit të interesit të vendosur në statutin e kësaj force ka vendosur jo pa keqardhje të tërhiqet nga politika dhe t’i përkushtohet mëmësisë.

“E kam thënë dhe vazhdoj ta them, jam një gladiatore me taka. Normal që ndjej keqardhje sepse nuk mund të thuash në 30 vjet të jetës tënde politike të t’i fshijnë me një vendim dhe të të përzënë. Mendoj që ka ardhur koha që prioritetet e Monika Kryemadhit janë Bora, Besi dhe Era”, tha ajo.

Por Ilir Meta edhe pse mohon që neni për konfliktin e interesit të jetë vendosur për Monika Kryemadhin që siç thotë nuk pengohet të jetë në Kryesinë e partisë, disa rreshta më poshtë e krahason këtë “sakrifikim” të bashkëshortes duke zgjedhur partinë me atë që diktatori rus bëri me të birin.

“Rregullat e luftës nuk ndryshojnë as për Stalinin. Pas luftës i thonin këta gjeneralët ah si nuk e shpëtuam Vasilin. Mbylleni gojën ju tha, nuk ju dhimbset juve djali im më shumë se sa unë”, tha Meta.

Në fjalimin e gjatë që mbajti si kandidat për President i Partisë së Lirisë ku si rival ka Faik Bashën, u tregoi anëtarëve të konventës copëza nga histori botërore si shembuj sesi mbahet pushteti.

Por dhe shumë histori personale që nga dhënia e shtetësisë për Janullatosin dhe pronave komunitetit ortodoks deri tek dashuria me shikim të parë me ekipin e Celtic.

“Përshëndetje të veçantë e kam për miqtë e mi të Celtic anembanë botës që po na ndjekin. A e dini ju pse e dua unë Celtic, sepse në atë kohë që unë mbeta vetëm, edhe nga partia ime, që isha i rrethuar më keq se Vojo Kushi, si e përballova unë, se thonin është i çmendur edhe atëherë? Tre gjëra më ruajtën ekuilibrin mendor, malet, Celtic-u e treta ishte Sasha”, tha Meta.

Meta pohon se i pëlqen strategjia e Ramës për ta kontrolluar qeverinë dhe partinë përmes rrjeteve sociale, madje kërkoi që kjo të jetë nga sot e tutje strategjia e Partisë së Lirisë.

“Ju mos kujtoni se Edi Rama është budalla se të ishte budalla nuk rrinte 11 vjet në pushtet”, tha Meta.

Ish-presidenti theksoi se riorganizimi i partisë që do ta çojë drejt rikthimit në pushtet do të drejtohet personalisht nga ai në terren.

“Me po, po, jo, jo. Kështu do ribëhet ajo parti. Me llafe, me vepra, me organizim”, tha Meta.

Më të lexuarat

  • Pas protestave që shkundën Serbinë, Vuçiç paralajmëron dorëheqjen!

    Pas protestave që shkundën Serbinë, Vuçiç paralajmëron dorëheqjen!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dosja “Black Eagle”, takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Të dy së bashku në studio, Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dea Mishel i reagon ashpër Grida Dumës: U denigrova në emisionin tënd, të ka hidhëruar refuzimi që ia bëra ftesës tënde

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SPAK konfirmon takimin e famshëm të Arubës, morën pjesë mafiozë dhe zyrtarë të lartë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Operacioni i SPAK, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berishës iu hoq “non-grata”, por ai mbetet sërish “babi i Zenit”!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Do jemi si Dubai”, Rama: Shqiptarët s’mund të përdoren si mish për top për ata që s’duan Trump

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trafik droge/ SPAK arreston Orest Sotën, shpall në kërkim Artur Shehun, mafiozin e Zvërnecit, 20 masa sigurie për grup kriminal dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Influenceret e ‘flamingove’ që nuk paguajnë taksa. Mashtrim dhe pastrim parash. A do veprojnë tatimet, krimi ekonomik dhe Prokuroria?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!