• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Përfundoi duke u puthur me Dashin”, Berisha: Ramës i anuluan ftesën në Konferencën e Mynihut

13/02/2026
in Kryesore, Politikë
“Përfundoi duke u puthur me Dashin”, Berisha: Ramës i anuluan ftesën në Konferencën e Mynihut

 

“Ekziston shprehja popullore, puthu me Milon, por sot kjo është, puthu me Dashin”. Edi Rama këtë të premte do të duhej që të ishte i pranishëm në Forumin e Sigurisë që mbahet në Mynih, por Kryeministri u shfaq në krah të Dashnor Sulës, me prezantimin zyrtar si kryeinspektor. Kjo shfaqje e kreut të qeverisë krah ish-deputetit demokrat, sipas Sali Berishës erdhi pasi Ramës i është anuluar ftesa nga organizatorët e Konferencës së Mynihut.

“Edi Rama sot që kishte prenotuar hotele, salltanete dhe bëhej gati komunikata të parafabrikuara të na dërgonte nga konferenca më e rëndësishme vjetore e sigurisë në botë, që është Konferenca e Mynihut, nuk shkoi dot. Ai dhe ekipi i tij nuk u nis dot për Mynih, e anuloi”, tha Berisha.

Sipas liderit demokrat, Ramës i kanë anuluar ftesën për shkak të qëndrimeve të tij në mbrojtje të Ballukut, duke e konsideruar si një dëshkim diplomatik për kreun e qeverisë shqiptare. Berisha shtoi se edhe protestat e opozitës kanë luajtur një rol të rëndësishëm në anulimin e kësaj ftese.

“Është një zhvillim jashtëzakonisht pozitiv për përpjekjen e opozitës shqiptare, për rikthimin e rendit kushtetues, rikthimin e shtetit ligjor, zgjedhjeve të lira, luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Ata, të cilët sulmojnë Sali Berishën se po njollos, sipas tyre Shqipërinë, u them puthuni me Dash Sulën, se Sali Berisha po mbron interesat e çdo shqiptari të ndershëm, e çdo atdhetari që e do Shqipërinë, e çdo qytetari që shikon të ardhmen e tij në vendin e tij”, tha Berisha.

I pyetur lidhur me ndryshimet që mund të pësojë Kodi i Procedurës Penale për të zgjeruar subjektet që nuk mund të pezullohen nga gjykata, duke përfshirë edhe kabinetin qeveritar, Berisha tha se Rama kërkon që të krijojë një prazmore për t’u mbrojtur nga vjedhja, por i dha këtë paralajmërim.

“Pra limon i shtrydhur dhe Lubia. Ai e di që anulimi është vetëm Edi Rama dhe kërkon t’i shpëtojë me një ligj. Unë ju garantoj ju se nuk do të shpëtojë dot me asgjë”, shtoi ai.

Këto komente lideri opozitar i bëri gjatë një komunikimi për mediat, ku ftoi mbështetësit e tij në protestën e 20 Shkurtit.

Më të lexuarat

  • Hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor! Shoferët ta harrojnë alkoolin, u hiqet patenta përgjithmonë

    Hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor! Shoferët ta harrojnë alkoolin, u hiqet patenta përgjithmonë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 21 ton kokainë dhe 43 të arrestuar, goditet super-rrjeti i drogës, autoritetet: Dega në Dubai financohej nga shqiptarët!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ceuta, Trump dhe Maroku; Aleanca që po ngre pikëpyetje në Evropë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I kërkuar për tre vrasje, Sokol Hoxha ekstradohet nga SHBA në Shqipëri

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga përjashtim në model: Shqipëria si laborator i politikave evropiane të migracionit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A janë Non- Gratat e Edi Ramës, karburant për partinë e re erdoganiste?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Opozita ‘qan’ për varfërinë / Pasuria përrallore e deputetit të PD Flamur Hoxha, godina, vila dhe apartament 1.2 milionë euro

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Libri autobiografik / Bamir Topi: 21 Janari, si më kërkuan Berisha e Basha të ndërhyja tek kryeprokurorja Ina Rama për të tërhequr urdhër-arrestet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama prezanton kuptimin e “BESA”-s. Ja katër shtyllat dhe prova e parë në Zvërnec

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sulmet ruse në Kiev, Macron: Rusia duhet të paguajë çmimin për agresionin.

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!