• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Përdhunuesi i 14-vjeçares para gjykatës angleze: Mos më ekstradoni në Shqipëri, vuaj nga depresioni

15/02/2026
in Kronikë
Përdhunuesi i 14-vjeçares para gjykatës angleze: Mos më ekstradoni në Shqipëri, vuaj nga depresioni

Ministria e Drejtësisë ka fituar një betejë ligjore në “Royal Court of Justice” Gjykatën e Lartë në Londër, për të ekstraduar një shqiptar i dënuar për përdhunimin e një të miture në Bulqizë në 29 Shkurt 2016.

Juristët e departamentit për marrëdhënieve me jashtë në Ministrinë e Drejtësisë së bashku me juristen britanike Amanda Bostock, rrëzuan pretendimet në apelin e inicuar nga Denis Havalja, i cili synonte bllokimin e ekstradimit drejt Shqipërisë.

37 vjeçari shqiptar është dënuar në mungesë nga Gjykata e Matit në vitin 2017 me 5 vite burg për përdhunimin e një vajze 13 vjeçare, vendim i cili u la në fuqi nga apeli Tiranës një vit më pas.

Në vendit të Gjykatës së Matit tregohet se  viktima i tha policisë se ishte duke shkuar në shkollë kur një makinë Range Rover u ndal dhe drejtuesi e mori me forcë brenda.

Për t’i shpëtuar drejtësisë shqiptare ai shkoi  në Angli dhe përdorte emrin  Dashamir Havalja. Në vendimi gjykatës së lartë në Londër disponuar prej gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu, tregohet se ai në 2015 do të dënohej me 18 muaj burg për shpërndarje droge dhe do të dëbohej.

Rikthehet përsëri në Angli dhe përsëri dënohet më 13 Prill 2023 me 6 muaj burg për goditje të një punonjësi të emergjencave. Në përfundim të këtij dënimi  ai u çua në një qendër dëbimesh nga ku u zbulua se ishte në kërkim prej Interpol Tiranës.

Gjykata e  ekstradimeve Westminster Magistrate Court më  6 dhjetor 2024 lejoi ekstradimit por Denis Havalja e apeloi në Gjykatën e Lartë.

Sipas vendimin të Gjykatës së Lartë në Londër- avokatët e tij tentuan ta bllokojnë ekstradimin me argumentin se gjatë qëndrimit të burg në Angli ai prej  majit 2025, ka pasur rregullisht seanca me mjekë  të shëndetit mendor dhe është diagnostikuar se vuan nga një çrregullim i përzier ankthi dhe depresioni.

Gjykatësja Mrs. Justice Eady ka rrëzuar apelin duke i dhënë dritën jeshile Ministrisë së Drejtësisë për ekstradimin tij në Shqipëri.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!