• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Opinion

Për zbulimin e radhës të injorancës

13/03/2024
in Opinion
Për zbulimin e radhës të injorancës

Nga Teuta Toska*

Në vitin e parë të programit “Bachelor në gjuhë shqipe dhe letërsi” studentët dëgjojnë e mësojnë për një dorëshkrim të vjetër të shqipes, pa autor, që njihet si ANONIMI I ELBASANIT. Më lejoni të shkruaj këtu disa radhë nga një artikull i imi për këtë dokument të njohur, që sot na e servirën në median tonë si zbulimin e radhës:

“Ndër pasuritë e shumta që na ka lënë Lef Nosi spikat edhe dorëshkrimi që njihet tradicionalisht si Anonimi i Elbasanit. I bërë i njohur në vitin 1949 prej njoftimit të Dhimitër Shuteriqit në shtypin e kohës e më pas në organet shkencore, ai u vlerësua si një zbulim tejet i rëndësishëm, me vlerë, në radhë të parë, për historinë e shkrimit shqip dhe alfabetin origjinal që përdorte. Dy vjet më vonë teksti u transliterua, u interpretua nga ana filologjike dhe u bë i lexueshëm nga kushdo falë punës së Injac Zamputit.

Por çështja e autorësisë dhe për rrjedhojë dhe koha e shkrimit, gjithsesi, mbeti një mister joshës për studiues të njohur të kohës, si Mahir Domi, Dhimitër Shuteriqi dhe vetë Injac Zamputi e më vonë Robert Elsie, i cili tash e quan të zgjidhur çështjen e misterit të autorësisë, duke përqafuar idenë e M.Domit (duke e saktësuar idenë e tij): autori është Grigori i Durrësit dhe dorëshkrimi i përket gjysmës së dytë të shek.XVIII, kohës kur ai ka qenë duke shërbyer pranë Manastirit të Shën Gjon Vladimirit pranë Elbasanit.

Robert Elsie e quan dorëshkrimin The Elbasan Gospel Manuscript (Dorëshkrimi elbasanas i ungjijve) dhe sipas tij i përket vitit 1761. Këtë shënim e mban edhe fotokopja e këtij dokumenti që gjendet në Bibliotekën Kombëtare (ndoshta depozituar aty prej vetë Elsies). Origjinali gjendet në Arkivin Qendror të Shtetit.”

1. Pra, është gabim trashanik ta quash ” anonimati i Elbasanit” Anonimin e Elbasanit. Shpresoj ta kuptoni dallimin.

2. Nuk është e vërtetë që nuk është lexuar dhe transliteruar ky dokument, si thotë zotëria në këtë intervistë, i pyetur nga tre gazetarë që s’kanë dijeni për këto informacionet bazike të studentëve të vitit të parë. Niveli i tyre i dijes është më shumë se shqetësues.

3. Studiuesit shqiptarë që janë marrë me të i keni më sipër. Dhe në fund, jam marrë pakëz edhe unë.

4. Sigurisht nuk bëhet fjalë për një ungjill. Kush të dojë më shumë informacion për përmbajtjen e tij, mund t’i tregoj buletinin ku e kam botuar këtë shkrim.

5. Sasia e pasaktësive fetare të lëshuara nga goja e të intervistuarit është e panumërueshme. Nuk di nga t’ia nisësh për t’i treguar se gabohet.

*Pedagoge dhe shkrimtare

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!