AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

“Për Denis Ruçin!”/ Jehona e babait shqiptar që humbi tragjikisht djalin në Greqi

by SHT Media
26/09/2025
in Kronikë
6
0
“Për Denis Ruçin!”/ Jehona e babait shqiptar që humbi tragjikisht djalin në Greqi
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Denis Ruçi, 22-vjeçari i cili humbi jetën tragjikisht në aksidentin hekurudhor në Tempi të Greqisë, nuk është vetëm një emër e figurë për të cilin kërkohet drejtësi në vendin fqinjë, por tashmë edhe nga ndërkombëtarët.

Një zë i rëndësishëm për vënien e drejtësisë së 22-vjeçarit është babai i tij, Panos Ruçi, i cili kërkon leje për zhvarrosjen e trupit të të birit. Kjo kërkesë sakaq, është refuzuar nga Gjykata e Apelit në Larisa, duke e shtyrë atë të protestojë në mënyrë ekstreme përpara Parlamentit helen.

Për këtë ngjarje, jehonë i është bërë edhe nga mediat ndërkombëtare, siç është ajo e AFP, që i ka kushtuar një artikull Panos Ruçit, që po sakrifikon me jetën e tij duke qenë në grevë urie prej afërsisht dy javë.

“Prej dy vitesh e gjysmë, nuk kam mundur të gjej drejtësi”, u shpreh Ruçi për AFP, teksa qëndronte i lodhur, me një kapelë të zezë në kokë dhe disa suportues të tij përreth.

Një grup vajzash, të prekura nga kjo ngjarje, kanë qarë pranë tij.

“Mos qani. Dua vetëm fytyra të buzëqeshura”, i tha Panos Ruçi vajzave.

Ai shprehet se ndihet mjaft i lodhur, por e vetmja gjë që kërkon është të dijë se çfarë i ndodhi të birit të tij.

“Jam shumë i lodhur. Ajo se çfarë më intereson është thjesht të marr të vërtetën nga ajo se çfarë i ndodhi fëmijëve tanë”, u shpreh ai për disa shoferë taksie që erdhën ta suportonin.

Ruçi ka nisur grevën në zonën ku ndodhet memoriali i përkohshëm i viktimave të tragjedisë së Tempit, përballë Monumentit të Ushtarit të Panjohur, aty ku është i shënuar edhe emri i të birit. Ai mban me vete një pankartë dhe një banderolë, përmes të cilave kërkon drejtësi dhe të drejtën për rivarrosjen e djalit.

Tragjedia e Tempit ndodhi më datë 28 shkurt 2023, rreth orës 23:21 me orën lokale. Përplasja “kokë më kokë” midis një treni pasagjerësh që vinte nga Athina për në Selanik dhe një treni mallrash që udhëtonte nga veriu drejt Larisës, i mori jetën 57 personave.

Në trenin e udhëtarëve ishin në total 350 individë, ku shumë u plagosën. Familjarët e viktimave kanë kërkuar drejtësi mbi ngjarjen. Që prej kohës kur ka ndodhur aksidenti, protesta të shumta janë zhvilluar në mbarë Greqinë.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Amerikanët komunistë, apo opozita shqiptare pa busull?

05/11/2026

Ossoff kryeson garën, kush do jetë kandidati demokrat përballë republikanëve në zgjedhjet presidenciale?

05/11/2026

GJKKO rrëzon kërkesën e Metës për të dalë nga kafazi i xhamit, Kryemadhi: 90% e mesazheve janë nxjerrë jashtë kontekstit

05/11/2026

Rama: Shqipëria hyn në kilometrin e fundit të negociatave. Dhuna në protesta duhet dënuar, çdo tejkalim i forcës nga policia të hetohet

05/11/2026

Horror në burrel: vajza lyen me benzinë babanë dhe i vë flakën

05/11/2026

SPAK lexon pretencën për emrat e njohur të krimit. Sa vite u kërkuan për Nuredin Dumanin

05/11/2026

Shpërthim me tritol në Elbasan, lënda plasëse e vendosur në gomën e një automjeti

05/11/2026

Begaj merr progres-raportin nga ambasadorja e BE: Të angazhuar që negociatat të mbyllen në 2027, anëtarësimi në 2030

05/11/2026

“ 20 miliardë lekë për bonusin e pensionistëve”, Malaj: Më shumë fonde për shëndetësinë dhe infrastrukturën

05/11/2026

Ditari nuk është procesverbal!

05/11/2026

Vrasja e 61-vjeçarit në Bulqizë, zbardhen dëshmitë: I biri mohon krimin. Bashkëshortja: Kishte lidhje paralele…

05/11/2026

Alarm për bomba në tre avionë në Evropë, devijohen fluturimet Dublin-Romë dhe Malpensa-Vjenë

05/11/2026

Protesta në Tiranë, gjobiten për bllokimin e rrugës 31 persona

05/11/2026

Tragjedia në Elbasan me dy viktima, zbardhen dyshimet e para për shkakun e shpërthimit në pallat

05/11/2026

Tabaku për progres-raportin: Nuk ka fonde të BE-së pa institucione dhe pa vlerat e BE-së

05/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Amerikanët komunistë, apo opozita shqiptare pa busull?
  • Ossoff kryeson garën, kush do jetë kandidati demokrat përballë republikanëve në zgjedhjet presidenciale?

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.