AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Pensionet / Ish-kooperativistët s’do të përplasen më nëpër gjykata! Komisioni miraton pr.ligjin që…

by SHT Media
23/01/2025
in Politikë
6
0
Pensionet / Ish-kooperativistët s’do të përplasen më nëpër gjykata! Komisioni miraton pr.ligjin që…
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni për Çështjet Ligjore ka miratuar projekligjin, i cili u njeh vitet e punës që s’figurojnë në regjistra të gjithë pensionistëve që kanë punuar në ish-kooperativa.

Ky projektligj mundëson që pensonistët nuk do të kenë më nevojë të përplasen dyerve të gjykatave me qëllim për të njohur vitet e punës.

“Projektligji synon rregullimin e efekteve të mbartura, si rezultat i problematikeve të krijuara ndër vite në lidhje me njohjen e viteve të punës për personat që u lind e drejta për pension në rastet kur ka mungesë të plotë të të dhënave, mungesë të pjesshme ose të gjitha të korrigjuara, të fshira, identitete të pasakta, fletë të dëmtuara, mungesë dokumentacioni apo probleme të këtij lloji për subjekte të caktuara”, shpjegoi zv.ministrja Olta Manjani.

Ajo theksoi se “ky projektligj do të mundësonte njohjen e periudhave të sigurimit pa pengesa procedurale, siç ndodh kur dokumentacioni që pasqyron vjetërsinë në punë paraqet mangësi që e bën të pamundur njohjen e saj administrativisht, pa shpenzime për përfituesit, por mbi të gjitha përfitimin e një pensioni për të paktën sa masa e pensionit social”, deklaroi zv.ministrja.

Projekligji “Për njohjen e periudhave të punësimit në institucionet shtetërore, në ish-ndërmarrjet shtetërore, në ish-ndërmarrjet bujqësore dhe në ish-kooperativat bujqësore për efekt pensioni në sistemin e 6 sigurimeve shoqërore”, kaloi në Komision me 15 vota pro.

Olta Manjani, zv.ministre e Financave: Projektligji për njohjen e periudhave të punësimit në institucionet shtetërore në ish ndërmarrjet shtetërore, ish-ndërmarrjet bujqësore dhe ish-kooperativat bujqësore për efekt pensioni në sistemimin e sigurimeve shoqërore.

Ky projektligj ka një rëndësi të veçantë për një numër të madh qytetarësh shqiptarë që kanë punuar përpara vitit 1994 dhe nuk kanë mundur të dokumentojnë periudhat e tyre të punës për efekt të llogaritjes së sigurimeve shoqërore.

Projektligji ka për qëllim njohjen si periudhë sigurimi për efekt pensioni në sistemin e sigurimeve shoqërore të periudha të punësimit nga mosha 18 vjeç, apo nga data e mbarimit të shkollës së lartë në institucionet dhe ish-ndërmarrjet shtetërore deri më datën e hyrjes në fuqi të ligjit vitit 1993, në ish-ndërmarrjet bujqësore deri më datën në fuqi të VKMs-së 452, datë 17.10.1992 për ristrukturimin e ndërmarrjeve bujqësore, i ndryshuar dhe në ish-kooperativat bujqësore deri më datë 19.07.1991.

Me qëllim njohjen e vjetërsisë në punë, për efekt të llogaritjes së masës së pensionit të pleqërisë, është konstatuar se shumë prej punonjësve të ish-ndërmarrjeve shtetërore, ish-ndërmarrjeve bujqësore dhe ish-kooperativat, nuk arrijnë të provojnë dhe dokumentojnë të gjitha periudhat e vjetërsisë së punës përpara 1994.

Në shumë raste kërkuesit nuk kanë pasur periudha kontributive pas 1994, nuk plotësohej kushti minimal i periudhës së sigurimit pra 15 vite gjë që ka detyruar shumë qytetarë ti drejtohen gjykatave me kërkesa padi për njohjen e periudhave të padokumentuara para 1994.

Ky proces zgjat në kohë ka shpenzime të mëdha dhe shpesh të papërballueshme për qytetarët, por edhe për administratën publike.

Projektligji synon rregullimin e efekteve të mbartura, si rezultat i problematikeve të krijuara ndër vite në lidhje me njohjen e viteve të punës për personat që u lind e drejta për pension në rastet kur ka mungesë të plotë të të dhënave, mungesë të pjesshme ose të gjitha të korrigjuara, të fshira, identitete të pasakta, fletë të dëmtuara, mungesë dokumentacioni apo probleme të këtij lloji për subjekte të caktuara.

Miratimi i këtij projektligji do të mundësonte njohjen e periudhave të sigurimit pa pengesa procedurale, siç ndodh kur dokumentacioni që pasqyron vjetërsinë në punë, paraqet mangësi që e bën të pamundur njohjen e saj administrativisht, pa shpenzime për përfituesit, por mbi të gjitha përfitimin e një pensioni për të paktën sa masa e pensionit social.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Zjarr në një banesë në Lezhë/ Dëme të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar

07/10/2026

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

07/10/2026

Ola feston 24-vjetorin e lindjes, Adioni i bën dedikimin romantik: Je gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë

07/10/2026

Mesazhet intime të Erion Isait në Instagram, Rez Veleshnja nuk kursen kolegun: Ke qenë pervers që te Portokallia

07/10/2026

Punët e “pista” në Ballkan i kushtojnë shumë LaCivita-s, Trump përgatit shkarkimin e ish-strategut të Berishës!

07/10/2026

Kush është ‘Lepri i RTSH-së’, tullaci i dytë që shfaqet në videon treshe të Adi Hilës, tentohet shkatërrimi i videotekës erotike

07/10/2026

Ulian Shpataraku tallet me SPAK-un: Nuk e njoh Gys Agasin, e mora në rrugë, se më bëri autostop, më tha ‘jam Berti’

07/10/2026

Berisha e prezantoi si “njeriun e Trump”, Presidenti amerikan distancohet nga LaCivita

07/10/2026

SPAK ‘arkivoi’ dosjen ‘Tropoja’, Ajshe Haklaj: S’kishin guxim të hetonin vrasjet masive të Saliut! Na ekzekutoi 7 anëtarë të familjes

07/10/2026

Monika Lubonja denoncon Adi Hilën: E doja dhe e besova, nuk turpërohem për dashurinë time

06/10/2026

Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…

05/10/2026

200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

05/10/2026

Doli në videot Adi Hilës, këngëtarja Egzona Ademi paraqitet në polici dhe akuzon gazetarin Tozaj. Dëshmon edhe këngëtari Gent Hoxha: Raporti ishte me dëshirë

05/10/2026

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!

05/10/2026

Bordello

05/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Zjarr në një banesë në Lezhë/ Dëme të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar
  • Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.