• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Kosovë
  • Dossier
  • Opinion
  • Jetë
  • Sport
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Kosovë
  • Dossier
  • Opinion
  • Jetë
  • Sport
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Peleshi dhe i Ngarkuari me Punë në ambasadën e SHBA vizitë në bazën ajrore të Farkës, inspektojnë nga afër helikopterët “Black Hawk”

16/01/2024
in Politikë
Reading Time: 3 mins read
Peleshi dhe i Ngarkuari me Punë në ambasadën e SHBA vizitë në bazën ajrore të Farkës, inspektojnë nga afër helikopterët “Black Hawk”
76
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi shoqëruar edhe nga I Ngarkuari me Punë në Ambasadën amerikane në Tiranë David Wisner si dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Arben Kingji ishin në bazën ajrore të Farkës, ku panë nga afër dy helikopterët Black Hawk të mbërritur së fundmi në Shqipëri.

Në fjalën e tij, Ministri Peleshi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e partnerit strategjik të Shqipërisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke vlerësuar mbërritjen e dy helikopterëve si një nga kapacitetet më të rëndësishme operacionale të vendit tonë në raport me NATO-n.

“Këtë vit është 15 vjetori i anëtarësimit tonë në NATO dhe ne e kemi filluar me një ngjarje të madhe, mbërritja e dy helikopterëve Black Hawk. Është vetëm fillimi. Jemi në bisedime për dy të tjerë në periudhën afatmesme dhe deri në vitin 2030 ne shpresojmë që Shqipëria të ketë një flotë prej 6 helikopterësh Black Hawk. Është një donacion i partnerëve tanë strategjikë të SHBA, por edhe me një pjesë nga buxheti i shtetit. Po ndërtojmë dy hangarë specifikë për helikopterët Black Hawk që do të përfundojnë brenda këtij viti, këtu në bazën ajrore të Farkës”, nënvizoi ministri Peleshi.

Bashkë me dy helikopterët Black Hawk, sipas ministrit Peleshi Shqipëria ka mundur të përfitojë një paketë të plotë mbështetjeje, ku përfshihen edhe mirëmbajtja për një periudhë të caktuar, asistenca teknike si dhe trajnimi i pilotëve.

“Është një model bashkëpunimi ekselent, sepse nuk është thjeshtë blerja e dy mjeteve ajrore, por bashkë me të, ne e quajmë paketë e plotë, ne blemë edhe mirëmbajtjen për një periudhë të caktuar, edhe asistencën teknike, trajnimin e pilotëve tanë. 8 pilotë janë trajnuar në Amerikë përmes partneritetit shtetëror që ne kemi me Gardën e Nju Xhersit dhe pajisje të ndryshme për testimim, diagnostikimin, pra është një paketë e plotë. Këtë model duam të ndjekim edhe me kapacitetet e tjera”, u shpreh Ministri i Mbrojtjes.

Ministri Peleshi foli edhe për helikopterët e tjerë që pritet të shtojnë flotën tonë ajrore. “Do të vazhdojmë të unifikojmë sa më shumë të mundim flotën tonë ajrore drejt helikopterëve Black Hawk. Dy helikopterët e tjerë që ne kërkojmë të blejmë janë fjala e fundit e helikopterëve Black Hawk. Në këtë rrugë duam të ecim. Duam të shpenzojmë me shumë kujdes dhe me inteligjencë buxhetin e dedikuar prej 2 përqind të GDP-së për sigurinë dhe mbrojtjen. Kohët që po jetojmë janë të vështira. Siguria dhe mbrojtja janë bërë kryefjala dhe sfida e të gjitha vendeve, sidomos në rajonin tonë që është një rajon i brishtë dhe ndaj e çmojmë veçanërisht këtë fuqizim të forcës sonë ajrore por edhe të gjitha planet e tjera që ne kemi me parterin tonë strategjik SHBA”, theksoi Ministri I Mbrojtjes.

Ndërsa I Ngarkuari me Punë i ambasadës së SHBA në Tiranë David Wisner vlerësoi përgatitjen e pilotëve shqiptarë dhe ekipeve të mirëmbajtjes. “Kemi dëgjuar nga Uashingtoni, nga Alabama dhe gjithë trajnimet e tjera që ju keni bërë se çfarë pilotësh të shkëlqyer keni dhe sigurisht pilotët nuk mund të fluturojnë pa patur persona që merren me mirëmbajtjen. Dhe jemi aq krenarë për të gjithë punën që kanë bërë të gjithë ekipet e mirëmbajtjes, në mënyrë që të sigurohemi që kjo gjë të mundësohet. Jemi vërtetë krenarë për këtë partneritet dhe për të gjithë këta persona të shkëlqyer që simbolizojnë këtë partneritet”, u shpreh z.Wisner.

Dy helikopterët Black Hawk janë porosia e parë e Shqipërisë për këtë model, mbështetur nga fondi I ndihmës së SHBA me vlerë mbi 50 milionë dollarë. Helikopterët e rinj do të ndihmojnë në forcimin e aftësive të forcave ajrore të Shqipërisë dhe aftësinë për të kryer evakuim mjekësor, rikuperim të personelit, misione kërkim-shpëtimi si dhe mbështetje të lëvizjeve logjistike të NATO-s për operacione dhe stërvitje./m.j

Stay Connected test

  • 11.9k Followers
  • 23.9k Followers
  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Video me pullë të kuqe / Si u shantazhua gjykatësi i Kushtetueses, Gent Ibrahimi

Video me pullë të kuqe / Si u shantazhua gjykatësi i Kushtetueses, Gent Ibrahimi

07/02/2026
Raporti sekret i Maltës: Arben Ahmetaj luajti 93 mijë euro në kazino me skemë tipike pastrimi parash

Raporti sekret i Maltës: Arben Ahmetaj luajti 93 mijë euro në kazino me skemë tipike pastrimi parash

23/01/2026
Alda Klosi e 500 mijë eurove gjen punë elitare, shefi vijon shërbimin ndaj Berishës

Alda Klosi e 500 mijë eurove gjen punë elitare, shefi vijon shërbimin ndaj Berishës

08/01/2026
“Përgjithmonë në zemrat tona”/ Shokët e klasës i bëjnë homazhe Xhesikës, prokuroria urdhëron autopsinë e familjes shqiptare që u shua në Itali

“Përgjithmonë në zemrat tona”/ Shokët e klasës i bëjnë homazhe Xhesikës, prokuroria urdhëron autopsinë e familjes shqiptare që u shua në Itali

07/02/2026

Unreal moments of the familiar cities

Not even in public beta, iOS 10 has already been jailbroken

Survey shows developers really dislike the Mac App Store, and for good reasons

Not even in public beta, iOS 10 has already been jailbroken

Eight Hacks to Slash Medication Costs

Premium perfume special ingredients

Nuk siguroi shumicën në zgjedhje, kryeministrja e Danimarkës jep dorëheqjen

Nuk siguroi shumicën në zgjedhje, kryeministrja e Danimarkës jep dorëheqjen

25/03/2026
Platforma e dialogut të hapur, Gonzato: Parlamenti ka rol kyç në procesin e integrimit të Shqipërisë

Platforma e dialogut të hapur, Gonzato: Parlamenti ka rol kyç në procesin e integrimit të Shqipërisë

25/03/2026
U vra nga bashkëshorti, flet vëllai i Dashurie Rrapaj: Shefitin ta groposin në kanal!

U vra nga bashkëshorti, flet vëllai i Dashurie Rrapaj: Shefitin ta groposin në kanal!

25/03/2026
U vra nga burri, përcillet sot në banesën e fundit 75-vjeçarja në Roskovec, fqinja: Zonjë grua, nuk kishin konflikte

U vra nga burri, përcillet sot në banesën e fundit 75-vjeçarja në Roskovec, fqinja: Zonjë grua, nuk kishin konflikte

25/03/2026

Recent News

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Kosovë
  • Dossier
  • Opinion
  • Jetë
  • Sport