• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

PD: Me këtë qeveri vendi mbeti në varfëri, pensionistët i gënjyen me një gjysmë gjel deti

12/12/2023
in Politikë
PD: Me këtë qeveri vendi mbeti në varfëri, pensionistët i gënjyen me një gjysmë gjel deti

Deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu, në emër të forcës politike që përfaqëson, në një dalje për mediat, tha se me politikat në këto 10 vite është bërë regres duke i varfëruar shqiptarët, pasi qeveria nuk ka krijuar strategji afatmesme dhe afatgjatë për zhvillimin ekonomik.

Agalliu tha se edhe në buxhetin që PS kaloi midis flakës dhe tymit, mendoi vetëm për vete dhe klientët e saj. Sipas Agalliut, paratë do të shkojnë për koncesione dhe PPP ndërkohë që pensionistët do t’i gënjejnë me një gjysmë gjel deti për fundvit.

Deklarata e plotë

Jam sot këtu për të denoncuar edhe njëherë problemet që ka sot ekonomia e Shqipërisë.

Në 10 vite kjo qeveri nuk mundi dot të krijoj në strategji afatmesme dhe afatgjatë për zhvillimin ekonomik.

Në 10 vite kjo qeveri nuk krijoj dot avantazhet konkurruese dhe krahasuese të Shqipërisë. Sot ne nuk e kemi të qartë se në çfarë drejtimi do të zhvillohet ekonomikisht Shqipëria,

Në industrinë e shërbimit dhe hotelerisë?

Në bujqësi?

Në industri prodhuese?

Në industri përpunuese?

Pra, investitorët e huaj nuk e kanë të qartë sesi dhe për çfarë do duhet të investojnë në Shqipëri. Kjo bënë që dhe paketa fiskale të mos ketë qartësi dhe të mos ndihmoj grupe të caktuara interesi për zhvillimin ekonomik të vendit. Kjo sepse argumenti racional për të mirën e vendit është zëvendësuar argumenti klientelist për të mirën e xhepave të qeveritarëve.

Nga ana tjetër kemi çmimet që rrite e rriten duke bërë të papërfillshëm atë pak rritje pagash që qeveria e trumbeton si sukses të madh. Të mos harrojmë që ka një dekadë që pagat nuk rriteshin për shumë sektor.

Rritja e çmimeve të shportës së konsumit është në nivele alarmant sidomos kur e krahasojmë me pensionet minimaliste apo dhe me pagat e një pjese të mirë të shqiptarëve.

Korrupsioni në administratën publike ka bërë që tregjet të deformohen duke mos lejuar konkurrencë por klientelizëm. Ai që punon ndershëm dhe paguan detyrimet ndaj shtetit rrezikon falimentin sepse përballet me atë që nuk paguan aspak sepse është i partisë apo e ka zgjidhur me shefin.

Në zonat rurale dhe periferike po bëhet çdo ditë e më tepër e vështirë për të përballuar shpenzimet e ushqimit bazë. Kjo përkthehet në largim masiv duke bërë që Shqipëria të boshatiset gjithmonë e më shumë.

Të nderuar qytetar, edhe në buxhetin që kaloi midis flakës dhe tymit, kjo qeveri mendoi vetëm për vete dhe klientët e saj. Parat do të shkojnë për koncesione dhe PPP ndërkohë që pensionistët do ti gënjejnë me një gjysmë gjel deti për fundvit.

Po kështu goditet edhe shtresa e mesme duke taksuar profesionet e lira e duke iu marr miliona euro, te cilat duhet të ishin në duart e shqiptarëve por tani më do të shkojnë në duart e qeveritarëve.

Partia Demokratike ka denoncuar dhe denoncon këtë qeveri, abuzimet dhe vjedhjet e saj. Me këtë qeveri ekonomia në këto 10 vite ka bere regres duke i varfëruar shqiptarët gjithmonë e më shumë.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!