AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

PD dorëzon 3 kërkesa në Konferencën e Kryetarëve, Këlliçi akuza mazhorancës: Mbyllin seancat me urdhër politik

by SHT Media
17/10/2025
in Politikë
6
0
PD dorëzon 3 kërkesa në Konferencën e Kryetarëve, Këlliçi akuza mazhorancës: Mbyllin seancat me urdhër politik
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar zyrtarisht tre kërkesa në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, duke akuzuar mazhorancën se po përdor Kuvendin si “zyrë partie” dhe po kufizon në mënyrë të vazhdueshme të drejtat kushtetuese të opozitës. Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes, deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se situata aktuale përfaqëson “mbylljen sistematike të gojës së opozitës”.

“3 kërkesa të depozituara nga grupi parlamentar i PD: Pati debat të gjatë për ngushtimin e hapësirave të opozitës në Kuvend që kur drejtimin e këtij institucioni e ka marrë Niko Peleshi. Në 1 muaj jetë parlamentare, respekti i treguar nga mazhoranca drejt opozitës tregohet  në faktin që në 3 javët e fundit është përjashtuar 2 herë nga seanca kreu i grupit Gazment Bardhi vetëm pse ka kërkuar zbatimin rigoroz të rregullores së Kuvendit dhe Kushtetutës”, deklaroi Këlliçi ndërsa u ndla në tre seancat e fundit plenare.

Sipas tij, kryeparlamentari Niko Peleshi ka marrë urdhra politik nga kreu i grupit parlamentar sovialistr për të ndërprerë seancat me qëllim moslejimin e fjalës së opozitës.

“Mjafton fakti që 3 seancat e fundit, janë përgatitur gjithë deputetët e opozitës, për të folur për çështje madhore të vendit dhe z.Peleshi ka pasur urdhrin politik nga Balla për ti ndërprerë seancat.

Mos harroni seancën e parë kur diskutohej programi i qeverisë dhe në atë seanca të papdrecedentë u ndërpre dhunshëm duke  i mohuar të drejtën qytetarëve të dëgjojnë programin qeverisës dhe qëndrimin e PD për programin. Në seancën e dytë ndodhi skenari i parapërgatitur nga mazhoranca për të pamundësuar deputetët e opozitës për të folur për çështjen e ujit të pijshëm, energjisë elektrike dhe problemet e forta që ka sot, rënien e sistemit të drejtësisë.

 I njëjti skenar për të parandaluar deputetët e opozitës për të folur për një nga pr.ligjet më të rëndësishme ndodhi dje në kuvend kur do diskutohej ligji i mbetjeve, një ligj i cili vjen sot dhe rikthen sipas kërkesës së mazhorancës strategjinë aty ku e la PD në 2013 te riciklimi. Dhe nuk i jep mundësinë qytetarëve shqiptar se ç’ndodhi me strategjinë e incenerimit të mbetjeve që kushtoi mbi 430 mln euro qytetarëve shqiptar dhe prodhoi 3 incinerator, 2 që nuk funksionojë dhe 1 incinerator fantazmë dhe çdo ndodh me kontratën aktuale”, tha ai.

Këlliçi u ndal më konkretisht në seancën e djeshme plenare gjatë raportimit vjetor të disa prej institucioneve kyçe në vend.

Ai theksoi se mazhoranca tentoi modifikimin e mënyrës së shtrimit të pyetjeve nga ana e opozitës kundrejt krerëve të institucioneve.

“Ditën e djeshme patëm një tentativë të qartë të kreut të kuvendit për të modifikuar mënyrën si drejtohen pyetjet nga deputetët e opozitës.

 Paraqita 4 modele të 4 parlamenteve më të rëndësishme në botë, z. Balla dhe z.Peleshi se si modelohen pyetjet dhe në parlamentin britanik, italian, fancez apo gjerman, janë deputetët që edhe pse depozitojnë pyetjet me shkrim kur vijnë drejtuesit e institucioneve për të raportuar kanë të drejtë të replikojnë mbi pyetjet që kanë bërë.

Dje z. Peleshi gjeti justifikim interpretimin e rregullores së Kuvendit për ti pamundësuar opozitës pyetjet që kishin përpiluar për drejtuesit e institucioneve që po raportonin.

Drejtuesit e institucioneve të drejtësisë që do vijnë në Parlament për të raportuar, do përballen me gjithë pyetjet e deputetëve të opozitës për dështimin e sistemit të drejtësisë, për kapjen e organit të akuzës nga Rama dhe për faktet e rënda që cenojnë sot financat publike dhe për faktin se sot kemi një organ akuze që kontrollohet tërësisht nga Rama”, theksoi ai.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

04/11/2026

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

04/11/2026

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

04/11/2026

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

04/11/2026

Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus

04/11/2026

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

04/11/2026

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

04/11/2026

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

04/11/2026

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

04/11/2026

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

04/11/2026

Trump paralajmëron dërgimin e forcave federale në qytetet demokrate: “Do të ndërhyj nëse do të jetë e nevojshme”

04/11/2026

Apple paralajmëron për rreziqet e agjentëve të inteligjencës artificiale: Mund të kryejnë veprime pa autorizim

04/11/2026

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

04/11/2026

LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

03/11/2026

Haxhiu reagon pas identifikimit të mbetjeve mortore të tre intelektualëve: Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për krimet e kryera!

03/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut
  • Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.