• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

“PD dhe Berisha më kanë mua borxh”, Spaho i përgjigjet analistit: Nuk bëhem raja për parti, dinjitetin e vë mbi ideologjinë

27/06/2026
in Kryesore, Politikë
“PD dhe Berisha më kanë mua borxh”, Spaho i përgjigjet analistit: Nuk bëhem raja për parti, dinjitetin e vë mbi ideologjinë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, i është përgjigjur analistit Mentor Kikia, pas një statusi të këtij të fundit ku komentonte sjelljen e figurave politike që mbeten jashtë listave apo shkarkohen nga funksionet partiake.

Kikia shkruante në reagimin e tij se dallimi mes PS-së dhe PD-së është se socialistët, edhe kur largohen nga poste apo lista kandidatësh, vijojnë të kontribuojnë për partinë, ndërsa në PD “ata që shkarkoheshin apo mbeteshin jashtë listës, ose zhduken nga qarkullimi, ose bëhen Edmond Spaho”.

Në një reagim të gjatë publik, Spaho e ka cilësuar komentin të padrejtë dhe fyes për dinjitetin e tij, duke thënë se ka mbështetur PD-në dhe Sali Berishën në momentet më të vështira, përfshirë edhe pas shpalljes “non grata” dhe përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar.

“Kam qenë nga të parët deputetë që i kam dalë në krah. Madje që në 19 maj 2021 kur u shpall non grata”, shkruan Spaho.

Ai akuzon drejtuesit aktualë të PD-së se nuk mbajtën premtimet e Rithemelimit për primare, vendimmarrje nga anëtarësia dhe largim automatik të kryetarit pas humbjes së zgjedhjeve. Sipas Spahos, këto premtime “përbënin bazën e Rithemelimit”, por nuk u zbatuan.

Spaho ndalet edhe te raportet e tij me drejtues të PD-së, duke thënë se është shkarkuar pa argumente nga detyra e drejtuesit politik të qarkut Korçë dhe se, pavarësisht garancive që pretendon se kishte marrë nga Berisha, u la në listë të hapur në zgjedhjet e vitit 2025.

“Ti mund të kesh të drejtë për të gjitha sa thua, por ne kështu vendosëm”, citon Spaho t’i ketë thënë Berisha në takimin e tyre.

Ish-deputeti demokrat thotë se pas zgjedhjeve ka marrë përgjegjësi për humbjen e PD-së dhe ka dhënë dorëheqjen nga Kryesia, Këshilli Kombëtar dhe posti i Sekretarit të Integrimit Europian.

Në fund të reagimit, Spaho i përgjigjet edhe për qëndrimin e tij ndaj protestës, duke deklaruar se ka qenë kundër saj që ditën e parë dhe se e konsideron të manipuluar nga qarqe jashtë vendit, ndërsa mbron si prioritet integrimin europian të Shqipërisë.

“Për mua si shqiptar, ka rëndësi të integrohemi në BE, pavarësisht cila forcë apo cili kryeministër është në krye të vendit”, shkruan Spaho.

Më të lexuarat

  • Hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor! Shoferët ta harrojnë alkoolin, u hiqet patenta përgjithmonë

    Hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor! Shoferët ta harrojnë alkoolin, u hiqet patenta përgjithmonë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 21 ton kokainë dhe 43 të arrestuar, goditet super-rrjeti i drogës, autoritetet: Dega në Dubai financohej nga shqiptarët!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ceuta, Trump dhe Maroku; Aleanca që po ngre pikëpyetje në Evropë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I kërkuar për tre vrasje, Sokol Hoxha ekstradohet nga SHBA në Shqipëri

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga përjashtim në model: Shqipëria si laborator i politikave evropiane të migracionit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A janë Non- Gratat e Edi Ramës, karburant për partinë e re erdoganiste?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Opozita ‘qan’ për varfërinë / Pasuria përrallore e deputetit të PD Flamur Hoxha, godina, vila dhe apartament 1.2 milionë euro

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Libri autobiografik / Bamir Topi: 21 Janari, si më kërkuan Berisha e Basha të ndërhyja tek kryeprokurorja Ina Rama për të tërhequr urdhër-arrestet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama prezanton kuptimin e “BESA”-s. Ja katër shtyllat dhe prova e parë në Zvërnec

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sulmet ruse në Kiev, Macron: Rusia duhet të paguajë çmimin për agresionin.

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!