• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Partneriteti për Qeverisjen e Hapur mbledh në Tiranë ministrat e Rajonit, Pirdeni: Çojmë përpara Agjendën e reformave për institucione transparente dhe llogaridhënëse

14/11/2024
in Politikë
Partneriteti për Qeverisjen e Hapur mbledh në Tiranë ministrat e Rajonit, Pirdeni: Çojmë përpara Agjendën e reformave për institucione transparente dhe llogaridhënëse

Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Znj. Adea Pirdeni deklaroi sot në Takimin e Ballkanit Perëndimor për Qeverisjen e Hapur se tre faktor kyç, Transparenca, Integriteti dhe Llogaridhënia në administratë dhe institucione, do të jenë pjesë e pandarë e rrugëtimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Shqipëria mirëpriti sot për herë të parë takimin e Ballkanit Perëndimor për Partneritetin e Qeverisjes së Hapur (OGP), ku të pranishëm ishin Z. Elbert Krasniqi, ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal i Republikës së Kosovës, Z. Dragiša Janjušević, Sekretar Shteti për Administratën Publike i Malit të Zi, Z. Goran Mincev, ministër i Administratës Publike i Maqedonisë së Veriut, Znj. Jelena Žarić Kovačević, ministër i Administratës Publike dhe Qeverisjes Vendore i Serbisë, Z. Elvir Mahmuzić, zëvendësministër i Drejtësisë i Bosnje dhe Hercegovinës.

Takimi nisi me Sesionin Ministror të Ballkanit Perëndimor, ku Ministrat që udhëheqin agjendën për qeverisjen e hapur në vendet e rajonit, ndanë përvojat dhe prioritetet e tyre në këtë agjendë. Mes të tjerash, Ministrat diskutuan për ndërtimin e një strategjie të përbashkët për përballimin e sfidave rajonale në drejtim të qeverisjes së hapur dhe transparente.



Në fjalën e saj hapëse, ministrja Pirdeni theksoi se ky takim është një dëshmi e përkushtimit të palëkundur të Shqipërisë për të zbatuar reformat dhe për të përforcuar transparencë dhe llogaridhënien në sektorin publik.

“Është kënaqësi t’ju mirëpresim në Tiranë për Takimin e parë Rajonal të OGP-së për Ballkanin Perëndimor, duke e kthyer kryeqytetin tonë në një qendër dinamike për agjendën e qeverisjes së hapur. Gjatë dy ditëve në vijim, do të fokusohemi në transparencën, përgjegjshmërinë dhe angazhimin qytetar, jo vetëm për të vlerësuar progresin tonë, por për të ndërtuar një rrugë të guximshme përpara.

Që nga anëtarësimi në OGP në vitin 2011, Shqipëria ka punuar me intesitet drejt qeverisjes së hapur. Me çdo Plan Kombëtar Veprimi, përfshirë planin tonë të gjashtë aktual, ne kemi vendosur synime ambicioze që na shtyjnë drejt një qeverie që nuk është vetëm transparente në fjalë, por edhe llogaridhënëse në veprime. Ky plan i gjashtë veprimi është pjesë integrale e Udhërrëfyesit tonë më të gjerë për vitin 2030, një vizion që harmonizohet me rrugëtimin tonë të integrimit në BE, duke e drejtuar Shqipërinë drejt një qeverisjeje moderne, digjitale dhe me fokus qytetarin.

Teksa integrimi në BE dhe agjenda për qeverisje të hapur janë shtylla të veçanta, ato janë thellësisht të ndërlidhura.
Angazhimet tona për qeverisjen e hapur thellojnë përafrimin tonë me standardet e BE-së, ndërsa aspiratat për anëtarësim në BE ushqejnë rrugëtimin tonë drejt një qeverisjeje vërtet të hapur. Ky angazhim i dyfishtë përforcohet edhe nga prania e Delegacionit të Bashkimit Evropian sot në këtë diskutim, si një partner i çmuar, mbështetja e të cilit forcon përpjekjet tona për të zgjeruar praktikat e qeverisjes së hapur jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë Ballkanin Perëndimor,” tha ministrja Pirdeni.

Takimi bashkoi mbi 60 përfaqësues nga rajoni dhe vendet partnere, përfshirë institucionet qeveritare, shoqëria civile, akademikët dhe sektorin privat.

Shqipëria, e cila është anëtare e OGP-së që prej themelimit të iniciativës nga viti 2011, ka zhvilluar dhe zbatuar gjashtë Plane Kombëtare Veprimi, të cilat përfshijnë një numër angazhimesh për rritjen e transparencës, thellimin e luftës kundër korrupsionit, përmirësimin e qasjes së qytetarëve në drejtësi dhe garantimin e shërbimeve publike gjithëpërfshirëse.

Ky event i rëndësishëm rajonal organizohet nga Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, në bashkëpunim me OGP dhe Shkollën Rajonale Evropiane të Administratës Publike (ReSPA), me qëllim promovimin e integritetit dhe transparencës institucionale, për të fuqizuar pjesëmarrjen e qytetarëve në qeverisje, dhe për të shfrytëzuar teknologjitë e reja drejt forcimit të qeverisjes llogaridhënëse.

Takimi i Ballkanit Perëndimor për Partneritetin e Qeverisjes së Hapur (OGP), do të zhvillohet në Tiranë deri në datën 15 nëntor 2024.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!