• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Kosovë
  • Dossier
  • Opinion
  • Jetë
  • Sport
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Kosovë
  • Dossier
  • Opinion
  • Jetë
  • Sport
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Opinion

Partia vjehrrë, populli nuse. Po mullixhiu?

21/02/2024
in Opinion
Reading Time: 6 mins read
Partia vjehrrë, populli nuse. Po mullixhiu?
76
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Fatos Tarifa

Këto refleksone marin shtysë nga protesta e fundit e partive opozitare. Pyetja së cilës përpiqem t’i gjej përgjigjet është kjo: Ç’është dhe ç’nuk është opozita e sotme politike në Shqipëri?

1 – Shqipëria ka sot më shumë se një parti politike në opozitë me qeverinë, por asnjëra prej tyre, më vete, ose të gjitha këto parti opozitare së bashku, sot për sot—në gjendjen që janë dhe me drejtuesit që kanë—nuk mund ta konkurrojë dot Partinë Socialiste që drejton vendin për ta zëvendësuar atë në pushtet.

2 – Partia opozitare më e madhe, ajo Demokratike, në historinë e saj 33-vjeçare ka njohur disa hemoragji, por kjo e dy-tre viteve të fundit e ka venë atë në shtratin e një të sëmuri rëndë. Në gjendjen që është sot—dhe me ata njerëz që ka në krye—mund edhe të mos ketë shërim.

3 – Partitë e vogla opozitare (ato të vjetrat), thuajse të gjitha, pa përjashtim, janë kryesisht parti vetëm me emër dhe me një kryetar—me fjalë të tjera: parti-kryetar, parti-familje, ndonjë edhe parti-fantazmë. Ato nuk kanë një peshë reale në jetën politike të vendit dhe kanë një rol thuajse të papërfillshëm në çdo front opozitar, ose koalicion parazgjedhor që eventualisht mund të krijohet. Me një sistem zgjedhur si ky që kemi (po edhe me çdo sistem tjetër zgjedhur, përfshirë edhe atë proporcional në shkallë vendi me lista të hapura, që duket se është sistemi më i preferuar për partitë opozitare), shumica e tyre nuk do të mund të kishin asnjë përfaqësues në parlament. Nëse deri më sot—dhe aktualisht—parti të tilla janë përfaqësuar e përfaqësohen në parlament, secila vetëm me një anëtar, që është kryetari i partisë, kjo ka ndodhur për hir të “zëmergjerësisë” së partisë opozitare më të madhe, që i ka pasur—dhe disa vazhdon t’i ketë—nën suzerenitetin e vet, si parti vasale.

4 – Partitë e vogla opozitare, të krijuara rishtaz, nuk mbajnë mbi vete barrën e gabimeve të së shkuarës, sepse nuk kanë një të shkuar, për të cilën mund të gjykohen. Ato, gjithashtu, janë të çliruara nga akuzat për korrupsion dhe keqqeverisje pasi, deri më sot, nuk kanë një histori në qeverisjen e vendit. Por, parti të tilla janë ende të vogla dhe realisht të pafuqishme për të mobilizuar e tërhequr rreth vetes një elektorat të gjerë, që do u jepte mundësinë të bëhen një faktor i rëndësishëm politik, ose edhe një aktor në një koalicion qeverisës. Ato janë, pra, sot për sot—dhe për një të ardhme që mund të parashikohet—të pafuqishme për të bërë një ndryshim pozitiv në shoqërinë shqiptare.

Parti të tilla, që të mos zhgënjejnë, kanë nevojë të njihen e të provohen për t’u rritur numerikisht sa të arrijnë një “masë kritike”. Kjo do të varet nga kauzat që ato shpallin e mbrojnë dhe nga mënyrat e mjetet me të cilat luftojnë për t’i bërë ato kauza të një pjese të mirë të shoqërisë. Parti të tilla kanë një avantazh të shtuar: dështimet e partive të vjetra opozitare por të përmbushur kauzat e tyre të shpallura tri dekada më parë, ose braktisja e atyre kauzave, mund të shërbejnë si një mësim për to, për të mos bërë të njëjtat gabime.

Lidhjet me publikun e gjerë, me qytetarët dhe fshatarët e këtij vendi dhe, sidomos, me të rinjtë—me të gjithë ata që janë të pakënaqur, ose të zhgënjyer nga politika si deri dje dhe nga politikanët e sotëm—janë jetike për rritjen e partive të reja sot dhe vendimtare për fatet e tyre politike nesër. Për t’i krijuar e forcuar këto lidhje, vetëm bisedat në studio televizive nuk mjaftojnë.

5 – Drejtuesit e partive të reja opozitare janë përgjithësisht të rinj në moshë e të mirarsimuar. Por, edhe pse kanë mendime progresiste, përgjithësisht, vizioni i tyre nuk shkon përtej një narrative deklarative, plot pathos vërtet, por që, gjithësesi, nuk shkon përtej realitetit empirik, përtej kritikave të ashpra—e të merituara—ndaj punës së qeverisë, për të qenë bindës e për të na provuar se kanë një vizion të qartë se ç’duhet bërë—dhe si—për ta vënë në jetë atë vizion.

6 – Pjesa më e madhe e drejtuesve të partive opozitare të vjetra sot janë jashtë kohe. Ata i përkasin një realiteti politik të vjetër—me fjalë të tjera, i përkasin së shkuarës dhe janë “unfit” (të papërshtatshëm) për të sotmen e për të nesërmen, edhe nëse disa janë të rinj në moshë.

Nuk dëshiroj të përmend emra, por dy prej tyre, më kryesorët, nuk kam se si i evitoj. Berisha është tashmë një kufomë politike, por, edhe në këtë gjendje, ai është një problem i madh për partinë që thotë se e themeloi 33 vite më parë (edhe pse meritën e themelimit të partisë së parë opozitare nuk e ka eksluzivisht ai). Meta, gjithashtu. Fati politik i tyre tashmë është shkruar dhe fundi është i palavdishëm. As njëri, as tjetri, nuk kanë të ardhme në politikën shqiptare.

Dikush mund të thotë se Berisha është ende i rrezikshëm dhe vazhdon të ketë ndjekës të shumtë. Guxoj t’i kundërshtoj ata që mendojnë kështu. Masa dërrmuese e votuesve të Partisë Demokratike nuk kanë votuar e nuk votojnë Sali Berishën, por partinë që deri më sot ka qenë e lidhur me emrin e tij, njëlloj si votuesit republikanë në Shtetet e Bashkuara, që nuk votuan Donald Trump-in në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, por kandidatin e Partisë Republikane në atë vend. Ata do të kishin votuar cilindo kandidat republikan. Në këtë kuptim, politika i ngjan sportit; tifozët ndjekin skuadrën e tyre të zemrës, pavarësisht lojtarëve që vijnë dhe ikin nga ajo skuadër.

7 – Drejtuesit e sotëm të partisë së “rithemelimit” janë, thuajse të gjithë, të pasur e grykës në oreksin e tyre për pushtet, ose për një vend në krye të listave të partisë së tyre që do i mbante sërish në parlament, por ata janë mjerisht të varfër në parime e në vizion. Një mësues që foli i pari në protestën e opozitës dy ditë më parë llomotiti broçkulla të çdo lloji, bërtiti sa mundi, por nuk tha asgjë. Absolutisht asgjë. Bëri thirrje për revolucion e për përmbysje, duke mos e ditur se koha e revolucioneve dhe e përmbysjeve me dhunë ka kaluar. Në demokraci, ndryshimi i “kuajve” në krye të qeverisë realizohet përmes një tranzicioni paqësor, të institucionalizuar, të pushtetit nga duart e një partie në duart e një partie tjetër, ose të një koalicioni partish, në përputhje me vullnetin e qytetarëve që shprehet në zgjedhje të lira. Pas tij foli një “mjeshtër i madh”, një aktor, të cilin unë nuk e kam parë të luaj në asnjë film dhe në asnjë skenë. Ai ishte qesharak në çdo gjë që tha në rolin që i kishin dhënë.

T’u thuash shqiptarëve sot se shteti i tyre është një regjim diktatorial, u ke thënë një gënjeshtër të madhe që shumica e tyre nuk e besojnë. T’u thuash shqiptarëve se partia e rithemelimit dhe partitë e tjera të opozitës do ta shpëtojnë Shqipërinë nga kthetrat e “diktaturës” dhe do i begatojnë ata, u ke thënë një gënjeshtër po aq të madhe, që shumica e shqiptarëve nuk e besojnë. Shqiptarët i kanë njohur e provuar këtë politikanë që sot janë në opozitë kur ata ishin në pushtet. Janë po ata. Të njëjtët. Ata që s’dinin të administronin kur kishin në dorë drejtimin e shtetit, nuk mund të dinë më shumë sot, kur kanë më tepër se një dekadë që vetëm bërtasin e sabotojnë, që pasi e braktisën një herë parlamentin, sot çirren e bërtasin, kërcënojnë, thyejnë e bëjnë tym në sallën e atij parlamenti, pa dëshmuar se kanë një vizion të ri, më të mirë se i socialistëve që qeverisin sot.

Të zhgënjyer një herë prej tyre, duke mos i votuar në vitin 2013, sot nuk ka më shumë shqiptarë që do ua jepnin votën po atyre njerëzve dhe po asaj partie që e larguan nga drejtimi i punëve të shtetit me votë. Edhe pse numri i të pakënaqurve dhe i të zhgënjyerve me mënyrën e qeverisjes së sotme mund të jetë rritur, jo çdokush prej tyre do të votonte për partitë opozitare. Jo çdo nuse do të shkonte me mullixhiun për inat të vjehrrës së vet.

Stay Connected test

  • 11.9k Followers
  • 23.9k Followers
  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Video me pullë të kuqe / Si u shantazhua gjykatësi i Kushtetueses, Gent Ibrahimi

Video me pullë të kuqe / Si u shantazhua gjykatësi i Kushtetueses, Gent Ibrahimi

07/02/2026
Raporti sekret i Maltës: Arben Ahmetaj luajti 93 mijë euro në kazino me skemë tipike pastrimi parash

Raporti sekret i Maltës: Arben Ahmetaj luajti 93 mijë euro në kazino me skemë tipike pastrimi parash

23/01/2026
Alda Klosi e 500 mijë eurove gjen punë elitare, shefi vijon shërbimin ndaj Berishës

Alda Klosi e 500 mijë eurove gjen punë elitare, shefi vijon shërbimin ndaj Berishës

08/01/2026
“Përgjithmonë në zemrat tona”/ Shokët e klasës i bëjnë homazhe Xhesikës, prokuroria urdhëron autopsinë e familjes shqiptare që u shua në Itali

“Përgjithmonë në zemrat tona”/ Shokët e klasës i bëjnë homazhe Xhesikës, prokuroria urdhëron autopsinë e familjes shqiptare që u shua në Itali

07/02/2026

Unreal moments of the familiar cities

Not even in public beta, iOS 10 has already been jailbroken

Survey shows developers really dislike the Mac App Store, and for good reasons

Not even in public beta, iOS 10 has already been jailbroken

Eight Hacks to Slash Medication Costs

Premium perfume special ingredients

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

21/03/2026
Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

21/03/2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

21/03/2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

21/03/2026

Recent News

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Kosovë
  • Dossier
  • Opinion
  • Jetë
  • Sport