AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Parlamenti nuk është noter i arrestimeve

by SHT Media
10/03/2026
in Opinion
6
0
“Berisha është një njeri në hall…”, Haxhiu: Si doli blof LaCivita për Sorosin dhe non-gratën…
6
SHARES
308
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Baton Haxhiu

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar socialist, Edi Rama shpalli publikisht qëndrimin e shumicës për të mos autorizuar arrestimin e Belinda Ballukut, duke argumentuar se kërkesa e prokurorit nuk përmbush standardin që kërkon Kushtetuta për kufizimin e lirisë së një deputeti.

Debati që pasoi nga opozita në publik ishte i menjëhershëm dhe i ashpër, si zakonisht që ndodh.

Por para se të them thelbin e argumentit të Ramës, është e ndershme të pranohet një realitet që shpesh harrohet ose nuk thuhet kurrë, se një pjesë e mediave që sot flasin më fort për moralin publik janë produkte të vetë politikës.

Jo të gjitha, por shumë prej tyre janë ngritur, financuar ose ndikuar në kohë të ndryshme nga interesat e Partisë Socialiste, Partisë Demokratike, LSI-së apo nga bizneset që lëvizin në orbitën e tyre.

Kjo nuk i bën të gjitha mediat “kazan”, siç pëlqen të thotë Rama. Por e bën të paktën klimën ku politika prodhon media dhe pastaj i denoncon si treg baltë.

Po të kishte shmangur metaforat për tenxhere, pazare dhe teatrin e zakonshëm të polemikës politike, fjalimi i Edi Ramës do të ishte shumë i fortë. Sepse në momentin kur ai zgjedh këtë gjuhë, i jep kundërshtarëve mundësinë të merren me stilin dhe jo me thelbin. Dhe thelbi i fjalimit të tij është shumë serioz sesa retorika që e rrethon.

Por sapo hiqet kjo shtresë retorike për kazanët, argumenti i Ramës bëhet shumë më i qartë. Ai nuk tha se drejtësia nuk duhet të hetojë. Përkundrazi, ai ishte i qartë se hetimi duhet të vazhdojë deri në fund. Ajo që ai kundërshtoi ishte diçka tjetër: ngatërrimi i hetimit me dënimin dhe përdorimi i arrestit si provë morale e drejtësisë.

Në Kushtetutën shqiptare, Parlamenti nuk thirret për të gjykuar fajësinë e një deputeti. Ai thirret vetëm për të autorizuar ose jo kufizimin e lirisë së tij. Kjo është një ndarje thelbësore. Kuvendi nuk është gjykatë penale, por nuk është as noter automatik i çdo kërkese për arrest. Pikërisht këtu Rama ka të drejtë kur thotë se një arrest pa gjyq duhet të ketë një prag më të lartë argumentimi.

Në një demokraci serioze ekzistojnë tri faza të ndryshme. Hetimi, akuza dhe kufizimi i lirisë. Këto nuk janë e njëjta gjë. Nëse ngatërrohen, drejtësia fillon të duket më shumë si demonstrim force sesa si proces racional.

Këtu hyn edhe argumenti i dytë i Ramës, që në fakt është një argument klasik i shtetit të së drejtës. Prezumimi i pafajësisë nuk është një formalitet procedural. Është kufiri që ndan drejtësinë nga linçimi publik. Kur një person trajtohet si fajtor para gjykimit, drejtësia fillon të funksionojë në logjikën e turmës dhe jo në logjikën e provës.

Pika tjetër ku Rama ka të drejtë është ajo që shpesh nuk thuhet në debatet për reformën në drejtësi. Pavarësia nuk është e barabartë me profesionalizmin. Një institucion mund të jetë i pavarur dhe prapë të gabojë në arsyetim. Mund të jetë i pavarur dhe prapë të teprojë në masë.

Kritika ndaj profesionalizmit nuk është sulm ndaj reformës. Përkundrazi, është mënyra e vetme për ta mbrojtur atë nga vetëkënaqësia institucionale.

Rama ka të drejtë edhe në një pikë tjetër politike. Sukseset qeverisëse nuk provojnë pafajësinë e askujt, por nuk mund të përjashtohen nga tabloja. Kur një ministër ka drejtuar sektorë ku janë bërë transformime të mëdha infrastrukturore dhe energjetike, është e natyrshme që politika ta përmendë këtë. Jo si provë juridike, por si kontekst politik.

Në fund, argumenti i tij përmblidhet në një ide të vetme. Drejtësia duhet të hetojë pa frikë, por arresti pa gjyq nuk duhet të bëhet refleks. Sepse kur masa më ekstreme përdoret pa standard bindës, rrezikon të dobësojë vetë besimin në drejtësinë që synon të forcojë.

Dhe këtu qëndron dilema reale e reformës në drejtësi në Shqipëri. Ajo duhet të jetë e fortë, por jo e nxituar. Sepse një drejtësi që duket e nxituar mund të fitojë frikë, por rrezikon të humbasë besim.

Në një demokraci, frika mund të prodhojë heshtje. Por vetëm besimi ne institucione prodhon drejtësi.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Rrezikohet integrimi i Shqipërisë në BE”/ Analisti: Pas dhunës në Tiranë fshihet një skenar ndërkombëtar

18/10/2026

Ministria e Shëndetësisë: Tre persona të lënduar sot gjatë protestës, mes tyre një 15-vjeçar

18/10/2026

Protestuesit zhvendosen drejt Rrugës së Dibrës: Digjen kazanë mbeturinash

18/10/2026

Sulmi ndaj selisë së PS-së / Balla akuzon Berishën: Largo urgjent njerëzit që çove aty! Janë të paguar nga ti dhe duart e huaja

18/10/2026

Kur drejtësia ushqen populizmin

18/10/2026

Anulohet vizita e Ramës në Vjenë, mediat austriake: Pala shqiptare kërkoi që…

18/10/2026

Nisin sulmet ndaj Kryeministrisë, Policia përgjigjet me gaz dhe ujë! FNSH tenton disa arrestime

18/10/2026

Të rinj, pa përkatësi politike dhe të dhunshëm, kush janë protestuesit e përfshirë në përplasjet në Milano

18/10/2026

VIDEO / “Biletën ma kanë paguar…”, i riu pranon se e kanë financuar që të protestojë në Tiranë

18/10/2026

Keqardhja si biznes …ose kur “VIP”-at qajnë vetëm aty ku ka followers

18/10/2026

REL: Të ‘paprekshmit’ e Ballkanit, si i shpëtojnë burgut personat e kërkuar?

18/10/2026

Plagoset me thikë një taksist në Shëngjin, autori 65-vjeçar në kërkim

18/10/2026

Protestuesit hedhin gurë drejt selisë së PS-së! Ndërhyn policia

18/10/2026

Protestuesit shpërndahen në grupe, të rinjtë u vënë flakën koshave të mbeturinave në mes të rrugës

18/10/2026

Trupi i pajetë i gjetur buzë Lanës, policia sqaron ngjarjen: Ishte i dehur dhe u hodh

18/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Gjykata e Durrësit jep masat e sigurisë për 22 të rinjtë e ndaluar gjatë protestave
  • “Rrezikohet integrimi i Shqipërisë në BE”/ Analisti: Pas dhunës në Tiranë fshihet një skenar ndërkombëtar

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.