AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Pamje tronditëse në Bosnje, qindra serbë nderojnë Mlladiçin si hero dhe brohorasin emrin e “Kasapit të Bosnjës”

by Alb Times
30/08/2026
in Botë
6
0
Pamje tronditëse në Bosnje, qindra serbë nderojnë Mlladiçin si hero dhe brohorasin emrin e “Kasapit të Bosnjës”
6
SHARES
309
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pamje surreale janë këto që vijnë nga qyteti Pale në Republikën Serpska, ku të shtunën u mblodhën me qindra persona për të nderuar kriminelin e luftës Ratko Mlladiç që vdiq në Hagë.

Në Parkun Olimpik të qytetit ishin ndezur qirinj dhe vendosur flamuj serbë. Pjesëmarrësit brohoritën emrin e Mlladiçit dhe kënduan këngë patriotike në nder të tij.

Pamjet tregojnë njerëzit e pranishëm që puthin flamurin serb dhe fotografinë e madhe të Mlladiçit duke e quajtur atë hero.

Tubime të ngjashme janë zhvilluar  edhe në Zvornik, Vishegrad, Foça, Novi Grad dhe qytete të tjera të Republikës Sërpska. Në Prijedor u vendos një banderolë me mbishkrimin “Lavdi ty, Gjeneral”, ndërsa në Zvornik, sipas videove të publikuara në rrjetet sociale, u dëgjuan thirrje “Thikë, tel, Srebrenicë”.

Qyteti Pale ka një simbolikë të veçantë, pasi gjatë luftës në Bosnje, nga viti 1992 deri në 1995, ishte qendra politike e udhëheqjes së serbëve të Bosnjës, të drejtuar nga Radovan Karaxhiç. Sipas dokumenteve të Tribunalit të Hagës, aty funksiononte administrata politike e serbëve të Bosnjës, ndërsa Mlladiqi ishte komandant i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Republikës Sërpska.

Në vitin 2017, Tribunali i Hagës e dënoi Mlladiçin me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve të luftës. Vendimi u la në fuqi edhe nga Apeli në vitin 2021. Ai u shpall fajtor për gjenocidin ndaj boshnjakëve në Srebrenicë, përndjekje, vrasje, dëbime me forcë, terrorizimin e civilëve në Sarajevë dhe marrjen peng të personelit të OKB-së.

 

‘Kasapi i Bosnjes’  vdiq më 27 gusht në moshën 84-vjeçare në Hagë. Ndërkohë, Kodi Penal i Bosnje dhe Hercegovinës e konsideron vepër penale glorifikimin e personave të dënuar për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Për raste të ngjashme, prokuroria boshnjake ka ngritur më herët edhe akuza ndaj personave që kanë lavdëruar publikisht Mlladiçin.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Po Arkivi çfarë ju ka bërë?”- Protestuesit dogjën Arkivin e Shtetit, Vengu: Çfarë ambicieje e përligj këtë egërsi?

14/10/2026

Ministri Demo viziton efektivët te Trauma, 51 policë të lënduar nga protesta: Dhuna ndaj efektivëve është e papranueshme!

14/10/2026

U diagnostikua me kancer në mushkëri, Papa Leone XIV përcjell mesazhin e parë pas operacionit!

14/10/2026

Bombardime të fuqishme në Liban, avionët luftarakë dhe artileria izraelite godasin disa zona!

14/10/2026

“Protesta s’ka lidhje me opozitën”- Hasimja: Janë në pozicion jashtë loje, opozitën po e bëjnë njerëzit në shesh!

14/10/2026

Kjo nuk është më protestë, por cenim i rendit kushtetues

14/10/2026

Kaosi dhe dhuna në rrugët e Tiranës, biznese dhe institucione, Policia vijon shoqërimet pas përfundimit të tubimit

14/10/2026

Kushtet e Kroacisë për Malin e Zi, zbulohen 8 kërkesat e Zagrebit përpara integrimit

14/10/2026

Dhuna në protestë, Policia shoqëron shumë persona të dyshuar nga zona të ndryshme të Tiranës!

14/10/2026

VIDEO/ Momenti kur protestuesit sulmojnë komisariatet nr.2 dhe 3! Hyjnë në territorin e tyre dhe shkatërrojnë, shikoni pamjet

14/10/2026

Protesta/ Bardhi denoncon dhunën policore ndaj deputetëve opozitarë: Akt i padenjë për njerëz që mbajnë uniformën e shtetit!

14/10/2026

Protesta e dhunshme, Berisha: Rama të japë dorëheqjen e menjëhershme, studentët nuk i lëshojmë!

14/10/2026

Netanyahu: Nuk do ta lejojmë krijimin e një shteti palestinez!

14/10/2026

“Këta nuk janë studentë, janë më të sofistikuar”- Leka: I vetmi ndryshim nga 14 shtatori 1998 është se…

14/10/2026

“Mund të vrasin njerëz”- Protesta, Çupi: Çunat me kapuçë nga Tetova dhe të Vetëvendosjes po krijojnë grusht shteti!

14/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Po Arkivi çfarë ju ka bërë?”- Protestuesit dogjën Arkivin e Shtetit, Vengu: Çfarë ambicieje e përligj këtë egërsi?
  • Ministri Demo viziton efektivët te Trauma, 51 policë të lënduar nga protesta: Dhuna ndaj efektivëve është e papranueshme!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.