• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

“Paketa e maleve”/ Zv.ministri i Ekonomisë: Synojmë të nxisim pronarët të investojnë në tokat e të parëve të tyre

28/02/2025
in Politikë
“Paketa e maleve”/ Zv.ministri i Ekonomisë: Synojmë të nxisim pronarët të investojnë në tokat e të parëve të tyre

Zëvendësministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Sokol Duma, i ftuar në emisionin “Sheshi i Dollarit” komentoi projektligjin e qeverisë shqiptare për “Paketën e Maleve”, një iniciativë kjo që synon të shtojë agroturizmin dhe punësimin në zonat malore të vendit.

Ai tha se ky ligj synon të adresojë problematikat me të cilat përballen zonat malore, ku mungesa e një titulli pronësie nuk u jep mundësi pronarëve për ta zhvilluar atë.

Sipas tij, kjo formë e re do të çonte në shtimin e turizmit dhe krijimin e një modeli të ri ekonomik në zonat malore.

“Ligji synon të adresojë problematiken kryesore, veçanërisht në zonat malore, por që është problematikë dhe më universale në Shqipëri, që lidhet me pronën dhe përdorimin e pronës private. Në këtë raste ka posedues të pronave në zonat malore, të cilët nuk e ushtrojnë dot benefitet një titulli pronësie dhe nuk e zhvillojnë dot atë pronë. Ligji synon të bëjë pikërisht këtë, që ti nxisë pronarët që të investojnë në tokat e të parëve të tyre duke sjellë modele të reja biznesi dhe duke rivalizuar krejt zonës. Kjo nxit investimet dhe diversifikon turizmin në Shqipëri, Kjo synon që oferta të jetë më e gjerë dhe më e gjatë, Dmth, të kemi një turizëm edhe gjatë dimrit”, tha ai.

Ai theksoi se duhet plotësuar disa kritere për të marrë tokë shtetërore me vlerën simbolike një euro.

“Duhen disa kritere për të përfituar tokë me 1 euro. Ligji është e vërtetë që parashikon një periudhë dhjetëvjeçare posedimi faktit, këtë duhet të provojë poseduesi ndaj bashkisë. Që të realizohet kalimi i pronësisë duhet të vërtetohet edhe plani i zhvillimit të pronës, një leje zhvillimi dhe një leje ndërtimi”, tha ai.

Zëvendësministri i Ekonomisë foli dhe për kriteret që duhet të plotësojë prona, para se të kryhet blerja e saj me 1 euro.

CIlat janë kriteret e pronës?
-Të jetë pasuri shtetërore.
-Të mos jetë pronë publike e patjetërsueshme. Në kuptim të këtij ligji dhe të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, të ndryshuar, llojet e pasurisë “pyll”, “kullotë” “livadh” nuk janë të patjetërsueshme dhe mund t’u nënshtrohen procedurave të kalimit të pronësisë sipas këtij ligji

-Nuk i shërben operacionalitetit të Forcave të Armatosura
-Të mos rëndojnë mbi të të drejta reale të të tretëve
-Të mos jetë objekt i procedurave të fitimit të pronësisë sipas ligjit nr.20/2020
-Të mos jetë marrë për të vendimi i kthimit ose i kompensimit fizik ish-pronarëve/

Më të lexuarat

  • Të dy së bashku në studio, Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

    Të dy së bashku në studio, Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dea Mishel i reagon ashpër Grida Dumës: U denigrova në emisionin tënd, të ka hidhëruar refuzimi që ia bëra ftesës tënde

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SPAK konfirmon takimin e famshëm të Arubës, morën pjesë mafiozë dhe zyrtarë të lartë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Operacioni i SPAK, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berishës iu hoq “non-grata”, por ai mbetet sërish “babi i Zenit”!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Do jemi si Dubai”, Rama: Shqiptarët s’mund të përdoren si mish për top për ata që s’duan Trump

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trafik droge/ SPAK arreston Orest Sotën, shpall në kërkim Artur Shehun, mafiozin e Zvërnecit, 20 masa sigurie për grup kriminal dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Influenceret e ‘flamingove’ që nuk paguajnë taksa. Mashtrim dhe pastrim parash. A do veprojnë tatimet, krimi ekonomik dhe Prokuroria?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Arta Dade refuzon medaljen dhe ftesën për tubimin e sotëm: Shpirti i PS-së nuk është në antimitingun e Ramës, por në sheshin e rinisë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Mustafa Nano: Isha i stresuar dhe i thash Ramës më bëj ambasador, i takon sojit tim, pasi u emërova ika se po humbisja kohë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!