AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, rrëfehet Jasir Asani: U zhgënjeva në Botëror, futbolli i padrejtë

by SHT Media
06/04/2026
in Kryesore
6
0
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, rrëfehet Jasir Asani: U zhgënjeva në Botëror, futbolli i padrejtë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Eliminimi nga faza play-off e Botërorit 2026 la pas shumë lot dhe analizë. Në Varshavë, Shqipëria preku kufijtë e historisë, por u ndal nga detajet.

Jasir Asani, njeriu që ka dhuruar rregullisht emocione me të majtën e tij, këtë herë e ndoqi dramën nga tribunat. Sot, mes stërvitjeve te Partizani dhe ankthit për situatën në Iran ku aktivizohet me Esteghlalin, Asani thyen heshtjen, në këtë intervistë ekskluzive për Top Channel dhënë gazetarit Endi Tufa. Për shumëkënd, Shqipëria luajti si e barabartë, por rezultati në tabelë nuk e pasqyroi atë që u dha në fushë. Asani tregon se si u përjetua brenda grupit ai moment ku fati na ktheu shpinën.

“Me thënë të drejtën ka qenë në përgjithësi një rrugëtim i mirë, pasi kemi fituar ndeshje të rëndësishme dhe arritëm deri në play-off, por ndonjëherë futbolli është i padrejtë. Në Poloni ne patëm rastet tona për të bërë golin e dytë por në futboll siç i thonë asaj shprehje, po nuk shënove do e pësosh. Kur je në tribunë e sheh ndryshe, Bajrami bëri çdo gjë shumë mirë, por ndonjëherë nuk shkon topi në portë, nuk ke fat. Ai është i mërzitur shumë, kishte shansin të bënte golin e dytë, por nuk ka qenë e shkruar”, Jasar Asani, futbollist i Kombëtares.

Edhe pse qëndrimi në tribunë mund të krijonte hatërmbetje, Jasir Asani tregon pjekuri profesionale duke vlerësuar punën e teknikut brazilian dhe unitetin e skuadrës, pavarësisht zgjedhjeve teknike.

“Kush nuk ka qejf me qenë në fushë, unë mund të isha pak i mërzitur sepse edhe mund të luaja, por për atë vend trajneri vendos. Unë i jam shumë falënderues Sylvinhos sepse ai më solli në kombëtare. Ai që kur ka ardhur ka bërë një punë të jashtëzakonshme, u kualifikuam në Europian, tani ishim shumë afër play-off-it dhe merita i shkon atij. Grupin e ka pasur gjithmonë me vete dhe e ka”, shton ai.

Larg fushës së blertë të kombëtares, jeta e Asanit është ndërlikuar nga situata gjeopolitike në Lindjen e Mesme. I bllokuar në Tiranë, ai tregon vështirësitë e komunikimit me klubin e tij dhe pasigurinë e kontratës në një vend në luftë.

“Kontakte kam me lojtarët dhe klubin, por shumë pak sepse ata nuk kanë internet gjithë ditën, kanë vetëm 3-4 orë. Ishalla sa më shpejt vjen paqja. Ata nuk duan që të iki, më duan aty, por mbetet për t’u parë se sa duhet të pres sepse kështu pa stërvitje është shumë e vështirë. Rroga vazhdon, por është problem se s’ke si me e marrë rrogën se atje është luftë. Atje nuk funksionon tani asgjë”, theksoi ai.

Në këtë periudhë pritjeje, sulmuesi i është rikthyer rrënjëve në Shqipëri. Stërvitja me Partizanin nuk është vetëm çështje forme, por një nevojë shpirtërore për t’u ndjerë sërish pjesë e një familjeje.

“Normal ajo është shtëpia ime, në Shqipëri e kam thënë vetëm Partizani. Stërvitja te Partizani është një ambient që e njoh, këtu kam dalë kampion dhe ndihem shumë mirë. Ishalla del Partizani kampion, por duhet me i marrë ndeshjet një nga një, sidomos me ndeshjet e vogla se janë ato që ta humbin kampionatin”, përfundoi Asani.

Për Jasir Asanin, kjo pranverë e vitit 2026 nuk ngjan me asnjë tjetër. Mes nostalgjisë për atë gol që nuk erdhi në Varshavë dhe shpresës për t’u rikthyer në fushë diku ku ka paqe, ai mbetet i fokusuar. Siç thotë edhe vetë: Futbolli ka dhe të mirat dhe të këqijat që duhet t’i mbash vetë përsipër. Tani, i mbetet kohës të vendosë se ku do të jetë destinacioni i radhës i “mëngjarashit” të kuqezi.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Kryeministri Rama të hënën në Austri, do pritet nga kancelari austriak në Vjenë!

17/10/2026

E paprecedentë/ Protesta ka edhe “manual” nga Serbia? Studenti e pranon publikisht: Jemi në kontakt të vazhdueshëm me ta

17/10/2026

Kompanitë amerikane pritet të kryesojnë ekspozitën CIIE për të tetin vit radhazi!

17/10/2026

Duke pritur Godonë në Shqipëri…

17/10/2026

FOTO-LAJM/ Vandalët përdhosin monumentin e Skënderbeut në qendër të Tiranës!

17/10/2026

Sulmet ruse vrasin civilë dhe godasin infrastrukturën energjetike të Ukrainës

17/10/2026

Protesta, flet piktori dhe pedagogu i njohur Haliti: Jam me studentët, jo me ata me maska që bëjnë dhunë! (VIDEO)

17/10/2026

Tentoi të vrasë fqinjin me kosore për motive pronësie, arrestohet 62-vjeçari në Peqin, i dëmtuari te Trauma!

17/10/2026

Dita e pestë e protestës, rruga bllokohet me koshat e mbeturinave që u vihet flaka! Të rinjtë sulmojnë me gurë, Policia i zmbraps me gaz e ujë

17/10/2026

“Derdhuni në rrugë!”- Berisha bën sërish thirrje ndaj të rinjve: Skena horror, Policia ushtroi dhunë ndaj studentëve!

17/10/2026

VIDEO/ Protesta e sotme te Ministria e Arsimit, zbulohen pamjet, ja sa është pjesëmarrja në shesh!

17/10/2026

Kaq thjesht: Kthejuni qytetin qytetarëve!

17/10/2026

Gruaja me hixhab ndihmon protestuesit të shkulin pllakat, Balla publikon pamjet: Zemërimi s’e justifikon dhunën, asnjë kauzë s’e kthen shkatërrimin në drejtësi (VIDEO)

17/10/2026

Përfundimet e Këshillit Evropian për zgjerimin e BE, ministri Hoxha: Një shans historik për Shqipërinë

17/10/2026

Protesta, 16-vjeçari heq maskën dhe flet për dorëheqjen e Ramës: Rrezikoj jetën për t’u rrahur nga policët, shokët janë arrestuar!

17/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Fluturimet vijonë normalisht, lajme fake”- Aeroporti ndërkombëtar i Tiranës reagon për situatën: Nuk ka asnjë ndërprerje të shërbimeve
  • Dhuna në protestën e sotme te Ministria e Arsimit, plagoset një efektiv i policisë, mbërrin dhe ambulanca! Nisin shoqërimet

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.