Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku foli për kërkesën e gjyqtarëve për rritjen e pagave të tyre.
“Mirëmëngjes, Gjykata Kushtetuese kërkoi përpara pak ditësh regjistrimin e sseancës ku gjykatësit, dyshoqata gjykatësish, edhe ato me probleme ligjore, të paregjistruara, gjithsesi… kërkuan nga GJK që t’ju rrisë pagat. Tani, po ta dëgjosh atë regjistrim të publikuar nga GJK të seancës, realisht ndihesh në vështirësi të madhe duke menduar që këta janë njerëzit që gjykojnë dhe japin drejtësi, ndërkohë që filli i logjikës së atyre që u ballafaquan me gjykatën kushtetuese, lë të jetë tejet për të dëshiruar dhe këtu nuk është çështje personash dhe unë nuk kam asnjë dëshirë dhe asnjë qëllim të bëj polemikë me askënd.”, e nisi mesazhin e tij kryeministri Edi Rama, i cili shtoi se magjistratët në vendin tonë paguhen po aq sa në Greqi.
“Tatimorët që i sjellim shumë të ardhura buxhetit, pse mos ti kenë pagat shumë më të larta se të tjerët. Po mirë mor zotëri, po mësuesit që nuk i sjellin të ardhura të tjera kështu të drejtpërdrejta.
Po pensionistët?”, vazhdoi Rama.









