• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

“Oktapodi” i tenderave të IT-së fut duart në OSHEE, kunati i Ermal Beqirit përlan 810 mijë euro me një dorë për një shërbim filtiv

23/06/2026
in Kronikë, Kryesore
“Oktapodi” i tenderave të IT-së fut duart në OSHEE, kunati i Ermal Beqirit përlan 810 mijë euro me një dorë për një shërbim filtiv

Sistemet e teknologjisë dhe sigurisë kibernetike në Shqipëri po kthehen në “gostinë” më të rëndomtë për rrjetet e klientelizmit dhe kompanitë nën shënjestrën e SPAK. Një tjetër tender i dyshimtë, që mban erë të pastër korrupsioni dhe paracaktimi, është mbyllur së fundmi nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE Group sh.a), institucion nën varësinë e ministrit Enea Karakaçi.

Objekti i këtij prokurimi me numër reference REF-81672-04-10-2026 është “Mirëmbajtje dhe vlerësimi i cënueshmerisë (vulnerabiliteteve), si dhe i ekspozimit kundrejt risqeve kibernetike për të dhënat e sistemeve IT”. Fondi limit i vënë në dispozicion nga paratë e taksapaguesve ishte 69,473,333.00 lekë të reja pa TVSH ose rreth 900 mijë euro me TVSH.

Fitues i këtij tenderi është shpallur kompania COMMUNICATION PROGRESS, në pronësi të Gentian Likajt, duke ofruar vlerën 63,990,000.00 lekë të reja pa TVSH apo rreth 810 mijë euro me TVSH.

Zhvatje deri në qindarkën e fundit: Fiton 92.1% të fondit limit

Një llogaritje e thjeshtë matematizore zbulon atë që në gjuhën e audituesve njihet si “Flamur i Kuq” i korrupsionit.

Kompania fituese ka arritur të rrëmbejë plot 92.1% të fondit limit, një tregues i qartë që në këtë procedurë nuk ka pasur asnjë lloj gare apo konkurrence reale për të kursyer paratë e buxhetit të shtetit, por thjesht një ndarje të paracaktuar parash.

Teatri i “garës”: Dy kompani hyjnë pa vlerë, mes tyre “Soft & Solution” e Ermal Beqirit

Nëse sheh dokumentet e këtij tenderi, skema e farsës bëhet edhe më trashanike. Në procedurën e hapur mbi kufirin e lartë monetar, kanë marrë pjesë formalisht 4 firma.

Megjithatë, dy prej tyre kanë hyrë në garë thjesht për numër, sa për të plotësuar numrin minimal të pjesëmarrësve, duke mos afruar asnjë vlerë ekonomike. Ajo që të bën përshtypje është se njëra nga këto firma që ka hyrë pa ofertë është pikërisht SOFT & SOLUTION, e zotëruar nga biznesmeni i njohur i IT-së, Ermal Beqiri. Kjo lëvizje tregon një koordinim të pastër mes kompanive për të lënë rrugën e lirë drejt fitores.

Kush është Gentian Likaj dhe lidhjet e nxehta me dosjen e SPAK?

Gentian Likaj, pronari i “Communication Progress”, nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Ai është bashkëjetuesi i motrës së Ermal Beqirit, ky i fundit i shpallur në kërkim si pjesë e mega-skandalit të tenderave miliona eurosh të AKSHI-t.

Sipas dosjes hetimore të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Likaj dyshohet se ka shërbyer si një lloj “prestanome” për të vijuar skemën e zhvatjes së fondeve publike kur kompanitë kryesore të Beqirit ranë në sy. “Communication Progress” ka përfituar mbi 21 milionë euro në vitet e fundit përmes procedurave të dyshimta me kritere të paracaktuara.

Për shkak të këtyre transaksioneve fiktive dhe lidhjeve të ngushta me dyshen Beqiri-Agasi, Gentian Likaj është futur zyrtarisht në dosjen e nxehtë të SPAK dhe është thirrur e marrë në pyetje nga prokurorët e posaçëm nën akuzat e korrupsionit dhe manipulimit të prokurimeve publike.

Pavarësisht se është nën hetim penal nga SPAK për të njëjtat skema, kjo gjë nuk e ka penguar OSHEE-në e Enea Karakaçit që t’i besojë Likajt dhe kompanisë së tij plot 810 mijë euro për “sigurinë kibernetike”, duke dëshmuar se oktapodi i IT-së vazhdon të jetë i paprekshëm nga shteti.

/JOQ

Më të lexuarat

  • Hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor! Shoferët ta harrojnë alkoolin, u hiqet patenta përgjithmonë

    Hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor! Shoferët ta harrojnë alkoolin, u hiqet patenta përgjithmonë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 21 ton kokainë dhe 43 të arrestuar, goditet super-rrjeti i drogës, autoritetet: Dega në Dubai financohej nga shqiptarët!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ceuta, Trump dhe Maroku; Aleanca që po ngre pikëpyetje në Evropë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I kërkuar për tre vrasje, Sokol Hoxha ekstradohet nga SHBA në Shqipëri

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga përjashtim në model: Shqipëria si laborator i politikave evropiane të migracionit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A janë Non- Gratat e Edi Ramës, karburant për partinë e re erdoganiste?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Opozita ‘qan’ për varfërinë / Pasuria përrallore e deputetit të PD Flamur Hoxha, godina, vila dhe apartament 1.2 milionë euro

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Libri autobiografik / Bamir Topi: 21 Janari, si më kërkuan Berisha e Basha të ndërhyja tek kryeprokurorja Ina Rama për të tërhequr urdhër-arrestet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama prezanton kuptimin e “BESA”-s. Ja katër shtyllat dhe prova e parë në Zvërnec

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sulmet ruse në Kiev, Macron: Rusia duhet të paguajë çmimin për agresionin.

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!