• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

“OJF në Shqipëri, shushunja”, Hila për përmendjen e Berishës në Kongresin Amerikan: E ekzagjeruar të thuash se zhurma u bë për të!

27/02/2025
in Politikë
“OJF në Shqipëri, shushunja”, Hila për përmendjen e Berishës në Kongresin Amerikan: E ekzagjeruar të thuash se zhurma u bë për të!

Analisti Dritan Hila ka komentuar përmendjen e Sali Berishës në Kongresin Amerikan, duke thënë se është e ekzagjeruar të thuash që zhurma u bë për ish-kryeministrin dhe Reformën në Drejtësi.

Në studion e emisionit Open në News24, Hila tha se Reforma në Drejtësi ishte projekt rajonal nga DASH dhe se nuk i rezulton se “jenë shpenzuar 240 milionë dollarë që t’i marrin OJF”, të cilat i cilëson shushunja.

Ndër të tjera tha se nëse dalim nga ajo që e quan “fshati ballkanik”, sipas tij kuptohet që qasja e re ndaj fondeve të SHBA-së është borxhi amerikan.

“Mendoj se e gjitha kjo është problem i politikës së brendshme të SHBA, e cila siç kishte një projekt të mbështetur nga demokratët, të cilët kishin një mënyrë qasje ndaj botës kemi një qasje tjetër të trumpistëve.

Nëse dalim nga ky fshati ballkanik, arsyeja është më e madhe. Borxhi amerikan. Thesari amerikan duhet të emetojë çdo vit 2 miliardë dollarë në mënyrë që të mbulojë deficitin e vetë dhe në këtë formë USAID NDI, Open Society e Soros. Fondet i marrin nga DASH, u zbriten taksat, prandaj përçojë politikën amerikane”, tha Hila.

Hila: Mendoj që ajo që doli në seancën e Kongresit Amerikan është e përciptë se të thuash që u ngrit një drejtësi e re për të sulmuar Berishën, kërkon një hetim. Duke u nisur edhe nga fakti që projekti për drejtësi, nuk ka qenë vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë Ballkanin. Ka vepruar në Kroaci, duke arrestuar kryeministrin, edhe në Rumani, duke arrestuar kryeministrin. Ka vepruar në Maqedoni dhe rasti i fundit në Shqipëri. Në Shqipëri ka qenë më pak bërtitës sepse ka arrestuar një…madje ka nuk u arrestua por u ndalua sepse nuk respektoi një vendim gjykate për detyrim paraqitje.

Më duket e ekzagjeruar të thuash që gjithë kjo zhurmë në Kongresin Amerikan është bërë për Sali Berishën, edhe për të Reformës në Drejtësi. Mendoj se Reformën në Drejtësi është projekt i DASH, kuptohet që ka angazhuar juritë por nuk më rezulton të jenë shpenzuar 240 milionë dollarë…sepse është një projekt i DASH dhe BE… që t’i marrin OJF, që janë shushunja. Janë nga tre katër veta, të atashuar te ambasadat, marrin fondet e projekteve dhe i ndajnë me njëri tjetrin.

Mendoj se e gjitha kjo është problem i politikës së brendshme të SHBA, e cila siç kishte një projekt të mbështetur nga demokratët, të cilët kishin një mënyrë qasje ndaj botës kemi një qasje tjetër të trumpistëve.

Nëse dalim nga ky fshati ballkanik, arsyeja është më e madhe. Borxhi amerikan. Thesari amerikan duhet të emetojë çdo vit 2 miliardë dollarë në mënyrë që të mbulojë deficitin e vetë dhe në këtë formë USAID NDI, Open Society e Soros. Fondet i marrin nga DASH, u zbriten taksat, prandaj përçojë politikën amerikane.

Dhe ku do ti gjejë këto para Trump. Deri tani bonot e thesarit ia ka blerë Kina dhe Japonia, po bën një luftë me BE-në. Kjo ka lidhje vetëm me Amerikën, jo Shqipërinë.

Më të lexuarat

  • Të dy së bashku në studio, Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

    Të dy së bashku në studio, Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dea Mishel i reagon ashpër Grida Dumës: U denigrova në emisionin tënd, të ka hidhëruar refuzimi që ia bëra ftesës tënde

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SPAK konfirmon takimin e famshëm të Arubës, morën pjesë mafiozë dhe zyrtarë të lartë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Operacioni i SPAK, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berishës iu hoq “non-grata”, por ai mbetet sërish “babi i Zenit”!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Do jemi si Dubai”, Rama: Shqiptarët s’mund të përdoren si mish për top për ata që s’duan Trump

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trafik droge/ SPAK arreston Orest Sotën, shpall në kërkim Artur Shehun, mafiozin e Zvërnecit, 20 masa sigurie për grup kriminal dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Influenceret e ‘flamingove’ që nuk paguajnë taksa. Mashtrim dhe pastrim parash. A do veprojnë tatimet, krimi ekonomik dhe Prokuroria?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Arta Dade refuzon medaljen dhe ftesën për tubimin e sotëm: Shpirti i PS-së nuk është në antimitingun e Ramës, por në sheshin e rinisë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Mustafa Nano: Isha i stresuar dhe i thash Ramës më bëj ambasador, i takon sojit tim, pasi u emërova ika se po humbisja kohë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!