AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Nuk është një film! Grabitja e Luvrit, avokati britanik: Bizhuteritë janë copëtuar tashmë për t’u shitur

by SHT Media
22/10/2025
in Botë
6
0
Nuk është një film! Grabitja e Luvrit, avokati britanik: Bizhuteritë janë copëtuar tashmë për t’u shitur
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Harrojini Syrin e Maces, Arsène Lupin ose kriminelët koleksionistë të serialeve televizivë. Ajo që ndodhi në Paris nuk lidhet me fantazinë. “Grabitësve të Luvrit nuk iu intereson që bizhuteritë e Napoleonit të mos dëmtohen: atyre nuk iu intereson vlera e tyre historike. Diamantet janë të dobishme vetëm për të bërë sa më shumë para në një kohë të shkurtër.”

Christopher Marinello është pesimist. Ai është avokati britanik që po udhëheq kërkimin ndërkombëtar të bizhuterive të vjedhura, shkruan La Repubblica. Në vitin 2013 ai themeloi Art Recovery International, një organizatë që zhvillon strategji për të rikthyer veprat e artit te pronarët. Është njeriu pas gjetjes së shumë pikturave të konfiskuara nga nazistët. Këtë vit i riktheu Belluno një pikturë të Madonna-s dhe fëmijës nga Antonio Solario, të vjedhur më 1973.

-Marinello, e prisnit një grabitje si kjo?

“Aspak, ishte shokuese. Një grabitje në një muze si Luvri është rezultat i një guximi të pabesueshëm. Nuk është amator. Tani gjithçka është e mundur, kudo.”

-Ka fjalë se ka bashkëpunëtorë nga muzeu.

“Hetimet po vijojnë edhe në atë drejtim. Por ku i dihet. Ka grupe që i kanë përpunuar aftësitë e tyre prej vitesh duke vjedhur bizhuteri nga muze më të vegjël francezë. Profili i hajdutëve të Luvrit përshtatet me diçka si kjo. Ata përdorën avantazhet e problemeve të muzeut: nuk të nevojiten domosdoshmërisht bashkëpunëtorë të brendshëm.”

–Por është e mundur që të jetë kërkuar nga një koleksionist që dëshiron margaritarët e kurorës franceze?

“Më duket se kjo s’ka gjasa. Nuk është një roman. Vjedhja e gjërave të çmuara është diçka ndryshe nga një punë me pagesë e kërkuar nga një koleksionist.”

–Po thoni se plaçka me siguri do të copëtohet?

“Sigurisht. Është një garë midis policisë dhe grabitësve kundër kohës. Këto bizhuteri janë shumë të rëndësishme që të mbeten të paprekura. Asnjë koleksionist nuk do të futej në telashe për t’i marrë siç janë. Bizhuteritë e Napoleonit janë ndarë ose do të ndahen sa më shpejt të jetë e mundur dhe ari do të shkrihet. E gjitha që mos të mbetet asnjë gjurmë dhe gurët e çmuar të shiten në treg.”

-Tregun e zi për veprat artistike.

“Po, por kujdes, ndryshon me pikturat. Me pikturat bëhen marrëveshje, shkëmbime. Me gurët, sidomos diamantet dhe safirët, ndahen që të futen në treg pa ngjallur dyshime. Identiteti origjinal i tyre zhduket përgjithmonë.”

-Por kush janë lojtarët në këtë treg?

“Njerëzit flasin për trafikantët e drogës, por kur ne përballemi me gurët e çmuar janë njerëz të zakonshëm, jo të dyshimtë që hajdutët i kontaktojnë. Ka mijëra e mijëra bizhuteri që shiten në këtë mënyrë.”

-Nëse do të imagjinonit një trajektore, ku do të ishin bizhuteritë e Napoleonit tani?

“Duke e vënë veten në vendin e kriminelëve, do ta hiqja qafe plaçkën sa më shpejt. Bizhuteritë mund të kenë shkuar drejt e në Tel Aviv, Antverp ose Indi. Vende ku diamantet priten nga profesionistët dhe shiten shpejt. Specialistët i janë futur punës tashmë.”

-Nuk dukeni optimist për rezultatin e çështjes së Luvrit.

“Sa më shumë kohë kalon, aq më keq bëhet.”

–Ka shumë piktura të famshme që kërkohen ende. Çfarë ka ndodhur meto, sipas jush?

“Mendoj se ekzistojnë ende. Dikush i ka. Jam vetëofruar si ndërmjetës. Mund të bëhen ende gjëra. Mendoni për rastin e Karavaxhos: kushdo që e ka vjedhur nuk jeton më. E njëjta gjë me kriminelët e Bostonit. Kanë vdekur të gjithë. Nuk mund të negociojmë më me ta. Fatkeqësisht, që t’i shohim sërish ato kryevepra duhet të ofrojmë shpërblime pa bërë shumë pyetje.”

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Rama zbarkon në Vlorë për reformën territoriale, Çuçi zbulon çfarë u diskutua: Sot nuk morëm vendime

12/09/2026

Rama-Berisha ‘luftë’ në politikë, ortakëri në biznes; “delfini” i Shkëlzenit merr 90 mijë m² tokë për 1 euro në Lalëz

12/09/2026

Kim rrëfen jetën në Shqipëri: Këngët popullore e ndihmuan të mësonte shqipen

12/09/2026

Çanta e shkollës nuk shkakton skoliozë, por mund të lodhë shpinën! 5 këshilla nga fizioterapistët

11/09/2026

Beteja për Kryeministrin/ Zgjedhjet e 25 tetorit, Vuçiç: Largohem si President brenda shtatorit

11/09/2026

Rama ‘lan duart’ me Agasin, shet koordinatorin e krimit pas arrestimit: S’kam autorizuar askënd të flasë në emrin tim

11/09/2026

Çifti i njohur i TikTok-ut pjesë e “Big Brother VIP Albania 6”?!

11/09/2026

Nga roje në zhvatës pronash, kush është gjyqtari Ramiz Lala që urdhëroi sot Ramën të zhbllokojë rritjen e pagave për GJKKO

11/09/2026

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

11/09/2026

Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

11/09/2026

“Unë jam trajneri, zgjedh kush do luajë”, Rama tregon si i zgjedh ministrat

11/09/2026

Braçe shpërthen ndaj gjyqtarëve: Kallëzimi i Malajt në SPAK është vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

11/09/2026

Haga, midis maktheve dhe paranojave

11/09/2026

“Pasqyrë Albania” përballë testit të Braçes: Nëse nuk funksionon, do ta thyej

11/09/2026

“Nuk do bëhem mbret”, Rama: Ja kur do të largohem nga posti i kryeministrit

11/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Rama zbarkon në Vlorë për reformën territoriale, Çuçi zbulon çfarë u diskutua: Sot nuk morëm vendime
  • Rama-Berisha ‘luftë’ në politikë, ortakëri në biznes; “delfini” i Shkëlzenit merr 90 mijë m² tokë për 1 euro në Lalëz
  • Kim rrëfen jetën në Shqipëri: Këngët popullore e ndihmuan të mësonte shqipen

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.