AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Noka do përfundojë në burg”/ Avokati: Akuza të rënda për pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh

by SHT Media
28/09/2025
in Politikë
6
0
“Noka do përfundojë në burg”/ Avokati: Akuza të rënda për pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

I ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News, avokati Idajet Beqiri hodhi akuza të ashpra ndaj opozitës, duke e cilësuar atë si të “vdekur politikisht” dhe të përçarë. Sipas Beqirit, opozita ka mbi katër muaj që përpiqet të godasë politikisht Erion Veliaj, me shpresën për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, por pa rezultat. 

Avokati Idajet Beqiri, tha se Flamur Nokën e pret burgu, pasi mbi të rëndojnë një sërë akuzash, për korrupsion dhe pastrim parash. Belind Këlliçi, po ashtu është nën hetim, sipas avokatit, për falsifikim dokumentesh. Në këto kushte sipas Beqirit, opozita nuk ka një kandidat potencial përballë Ogerta Manastirliut për Bashkinë e Tiranës. 

Beqiri u shpreh gjithashtu se zgjedhjet e ardhshme do të jenë një “goditje vdekjeprurëse” për Partinë Demokratike në kryeqytet, ndërsa vlerësoi Ogerta Manastirliun si një pasardhëse të denjë të Veliajt dhe Ramës, duke parashikuar një fitore të thellë të mazhorancës. 

“Opozitë i thënçin se ka vdekur prej kohësh. kanë mbi katër muaj, që vunë në shënjestër për të ekzekutuar Erion Veliajn, me bindjen që duke e vrarë Erion Veliaj ata do të kishin një rezultat pozitiv në zgjedhjet e 11 majit. Që kur Nesti Angoni nisi letrën anonime, duhet ta kishin gati kandidatin. Por, ata janë një stan me bulmet të prishur dhe kandidatin do ua gjejë Flamur Noka. Noka do përfundojë në burg, ka kallëzim për korrupsion të lartë dhe pastrim parash të pista, plus pastrimin e pasaportave që ka bërë. Noka e ka pas qafe. Belindin e shikoni që s’po buzëqesh dot, dje ishte në SPAK, vajti se është vetë nën hetim. Hetohet për falsifikim dokumentesh. Në këtë aspket ky grup që do të gjejë kandidatin, në këtë stan të prishur çfarë kandidati do të gjejnë?! 11 maji ishte domethënës, menduan se i prenë krahun Erion Veliajt. Të jenë të bindur që me këto zgjedhje që do të bëhen do të marrin një goditje vdekjeprurëse. Nuk do të ketë më PD në Tiranë. Manastirliu ka përvojën e Ramës dhe Veliajt që ishin nga më të shkëlqyerat. Jo vetëm që do të jetë një fitore e jashtëzakonshme,  por do të jetë dhe një turp për opozitën. Një turp që s’ka ku shkon më”, tha avokati Idajet Beqiri. 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Ngjarje e rëndë në Tiranë, tezja dhe djali i hallës përfshijnë 12-vjeçaren në marrëdhënie seksuale

17/09/2026

Regjistrohen 1,143 hektarë tokë me dokumente të falsifikuara, në pranga dy ish-drejtorë të Kadastrës

17/09/2026

“Gjykata që dënoi Thaçin do dënonte dhe George Washingtonin”

17/09/2026

Dënimi me 81 vite burg i ish-liderëve të UÇK, Vuçiç del në konferencë dhe ankohet: Nuk janë dënuar për krime kundër njerëzimit

17/09/2026

“Jam i shokuar dhe i zemëruar”/ Gjenerali i NATO-s, Wesley Clark: S’ka asnjë dëshmi që justifikon dënimin e krerëve të UÇK-së

17/09/2026

Italia heq taksën rrugore për 14.5 milionë automjete në prag të zgjedhjeve

17/09/2026

Vendimi i Hagës/ Qytetarët në shesh: Do të protestojmë dhe nuk do të heshtim për UÇK-në

17/09/2026

Arrestohen ish-kreu i Kadastrës Ertis Shehu dhe biznesmeni Kastriot Hasko për falsifikim pronash

17/09/2026

“Vendimi dramatik i Hagës tregoi se Kosova ka veç Shqipërinë”/ Majko: Po përpiqen të na deformojnë historinë

17/09/2026

Mos ia vrisni Hashim Thaçit Kosovën që fitoi me luftë

17/09/2026

Kur agresorët serbë shkruanin dosjen në Hagë, shqiptarët flinin mbi dafina

17/09/2026

Pse u dënua Hashimi?

17/09/2026

Lotët pas dënimit të UÇK ishin si fjalë në varrim

17/09/2026

Skye Ecc i zbuloi pasuri të fshehura? Flamur Noka drejt arrestimit nga SPAK, aferat dhe pasuria nga i pastrehë tek shtëpia 1 milionë euro

16/09/2026

Ka mbi 6 muaj pa paguar”, avokatët e Diddy-t kërkojnë të largohen nga padia për shpifje

16/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Ngjarje e rëndë në Tiranë, tezja dhe djali i hallës përfshijnë 12-vjeçaren në marrëdhënie seksuale
  • Regjistrohen 1,143 hektarë tokë me dokumente të falsifikuara, në pranga dy ish-drejtorë të Kadastrës

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.