• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Njohja me provat, avokatët e Veliajt kërkesë SPAK-ut: E pamundur që në 10 ditë të lexojmë të gjithë aktet

28/07/2025
in Kronikë
Mbrojtja e Veliajt, shkresë ‘Burgjeve’: Duam informacion mbi trajtimin në spital dhe masat e sigurisë gjatë shoqërimit atje

Avokatët e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i janë drejtuar prokurorëve të SPAK-ut me kërkesën për zgjatjen deri në datën 24.09.2025 të afatit të njohjes me përmbajtjen e plotë të akteve dhe provave mbi të cilat ngrihet akuza.

Në kërkesën e tyre, avokatët shprehen se nisur nga volumi jashtëzakonisht i madh i materialeve hetimore, kryebashkiaku Veliaj dhe mbrojtja e tij ndodhen në pamundësi objektive për t’u njohur në mënyrë efektive me përmbajtjen e plotë të provave dhe akteve, brenda afatit 10-ditor të parashikuar nga neni 327, pika 4 e Kodit të Procedurës Penale.

Ata arsyetojnë se këto 10 ditë nuk mjaftojnë as për të kryer një lexim të thjeshtë, pa analizë profesionale apo përpunim juridik i të gjitha materialeve.

“Kjo e bën praktikisht të pamundur përgatitjen e një mbrojtjeje efektive dhe të barabartë (prokuroria ka pasur 2 vite në dispozicion), ashtu siç garantohet nga neni 6 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, i cili kërkon që të pandehurit të kenë kohë dhe mundësi të mjaftueshme për t’u mbrojtur”, thuhet në kërkesën e dy avokatëve, të cilët shtojnë se situata rëndohet më tej nga fakti se jemi në fund të muajit korrik dhe periudha e muajit gusht është periudhë e reduktuar pune për organet e drejtësisë, përfshirë gjykatat, prokuroritë dhe avokatët.

“Ky disproporcion mes afatit procedural dhe volumit të materialeve është një cenim thelbësor i të drejtës për mbrojtje efektive dhe për proces të rregullt ligjor, që e zhvlerëson të gjithë garancinë procedurale që Kodi i Procedurës Penale dhe Konventa synojnë të mbrojnë. Kjo lloj “përmbytjeje dokumentare” është një formë abuzimi strukturor me të drejtën e mbrojtjes, që Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut e ka konsideruar të papranueshme në disa vendime, kur volumi i materialeve i bën të pavlefshme në praktikë garancitë procedurale që duken formalisht të respektuara”, vlerësojnë avokatët e Veliajt.

Në fund ata sqarojnë se kërkesa e mbrojtjes shkon në të njëjtën linjë edhe me vendimarrjen e prokurorëve për përfundimin e afatit hetimor të datës 24.07.2025. Sipas tyre, zgjatja e këtij afati jo vetëm nuk cënon aspak interesin publik për ushtrimin e ndjekjes penale, por përkundrazi ajo i shërben më mirë zbatimit të parimeve kushtetuese të barazisë së armëve dhe procesit të rregullt ligjor, si dhe të drejtës së personit të akuzuar për të patur një mbrojtje efektive.

Më të lexuarat

  • Provokimi me 4 korrikun, Ikballja e Albinit dhe mesazhet e koduara të SHBA

    Provokimi me 4 korrikun, Ikballja e Albinit dhe mesazhet e koduara të SHBA

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “E vetmja arsye e gabuar për të protestuar ishte Zvërneci”, Luarasi: Kanë të drejtë të ngrihen, por s’mund të zerojnë çdo ndryshim pozitiv

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kreu i Veteranëve të UÇK flet pas akuzave të Berishës: E vërteta e listës së pagave, nuk është heroi!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Shqipëria brenda 2030-ës në BE, parashikimi i duhur”, ish-Presidenti i Francës: Europa të shmangë interferencat e huaja në Ballkan

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kush e drejton protestën: Gjenerata Z apo niveli ZH?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Grupi i pastrimit të parave me Euro Beton lëvizje korruptive për heqjen e sekustros dhe mbylljen e dosjes. Bujar Gazheli, Arjan Ormenaj dhe dy mafiozët italianë sfidojnë SPAK

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mori pjesë në protestë, Shqipëria shpall ‘person të padëshiruar’ Ikballe Hudutin për 15 vite! Lamallari: E lidhur me Iranin, veprimtaria e saj kërcënim për vendin dhe sigurinë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protesta / Bledi Mane: Nuk t’a ka fajin qeveria pse ti nuk ke dashnor apo dashnore

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Antiterrori merr në pyetje Dritan Goxhajn, vihen në lëvizje SHISH dhe shërbimet partnere, hetime edhe për komplot, priten arrestime

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pasuria e ministrave/ Ibrahimaj apartament 320 mijë euro, Kumbaro miliona dhe prona; Gonxhe depozitë 247 mijë euro

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!