• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Një stjuardesë u gjet e gjallë, detaje nga përplasja e frikshme në aeroportin LaGuardia ku humbën jetën 2 pilotët

23/03/2026
in Botë
Një stjuardesë u gjet e gjallë, detaje nga përplasja e frikshme në aeroportin LaGuardia ku humbën jetën 2 pilotët

Më shumë detaje janë mësuar lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e së dielës në aeroportin LaGuardia në New York, ku një avion i Air Canada u përplas me një automjet zjarrfikës në pistë.

Siç shkruan BBC, një stjuardesë u gjet gjallë nga ekipet e shpëtimit, ende e lidhur me sediljen e saj, e cila kishte rënë përmes dyshemesë së avionit të dëmtuar. Ajo ka pësuar lëndime serioze, por jo kërcënuese për jetën.

Avioni po lëvizte me një shpejtësi prej rreth 160 km/h gjatë përplasjes. Dy pilotë humbën jetën në aksident, ndërsa 41 pasagjerë dhe pjesëtarë ekuipazhi u dërguan në spital. Mes tyre janë edhe dy oficerë të automjetit zjarrfikës.

Deri tani, 32 persona kanë dalë nga spitali pas marrjes së ndihmës së nevojshme mjekësore, ndërsa të tjerët mbeten me lëndime serioze.

Një dëshmitar tha për BBC-në: “Ne ishim 100 metra larg… ishte sikur avioni të ishte prerë në mes.”

Ndërkohë, audio nga kulla e kontrollit të trafikut tregon për një përpjekje të ngutshme për të ndaluar kamionin e zjarrfikësve para përplasjes, ndërsa një operator i vetëm duket se po menaxhonte njëkohësisht trafikun ajror dhe atë tokësor. Autoritetet amerikane kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Pas aksidentit, aeroporti LaGuardia u mbyll për disa orë, duke bllokuar qindra udhëtarë. Disa prej tyre, si Nahely, 26 vjeç, u detyruan të qëndronin të bllokuar në aeroport për mbi 24 orë për shkak të vonesave dhe anulimeve të fluturimeve.

Situata u komplikua edhe nga mungesa e stafit të TSA-së për shkak të mbylljes së pjesshme të qeverisë amerikane, duke shkaktuar vonesa të gjata në kontrollet e sigurisë dhe sfida për menaxhimin e aeroportit.

Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, e cilësoi aksidentin si “thellësisht tronditës” dhe bëri të ditur se autoritetet kanadeze po punojnë ngushtë me ato amerikane për hetimin e incidentit.

Presidenti Donald Trump ka reaguar gjithashtu. Ai tha se aksidenti ishte “të tmerrshëm” dhe e përshkroi si një gabim në një biznes të rrezikshëm.

Autoritetet amerikane njoftuan se disa fluturime të kufizuara do të rifillojnë së shpejti, ndërsa hetimet për aksidentin vazhdojnë.

Më të lexuarat

  • Skandal me pastrimin e parave, SHBA gjobit UBS-në zvicerane; klientë të lidhur me Rusinë dhe Amerikën Latine

    Skandal me pastrimin e parave, SHBA gjobit UBS-në zvicerane; klientë të lidhur me Rusinë dhe Amerikën Latine

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Futbolli i dha Europës një fitore të rrallë gjeopolitike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Telashe në Itali për Altin Dumanin, ish- kreu i SPAK paditet penalisht

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Veprimtaria e zezë e agjensive turistike Globus Travel e Cosmos Tours, terminale trafiku dhe hambar informacioni sensitiv

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Magyar i mbylli derën, oligarku i “ONE” kërkon kontrata në Shqipëri; sërish takim sekret me Edi Ramën!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trump ultimatum udhëheqjes së Iranit: Shansi i fundit për një marrëveshje, para se t’iu pres kokat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Peshkimet’ e Ramës në kënetën e PD, figurat politike të opozitës që kaluan me Rilindjen, emrat dhe postet, joshje edhe me tendera e koncensione

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Bulqizë, çfarë janë zgafellat e vdekjeve të mafies së kromit?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Becchetti “fundos” Albcontrol, qeveria ç’regjistron shoqërinë publike! (Miliona euro të bllokuara në Bruksel)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Palasë/ “Biznesmenët” shqiptarë; si adoleshenta me hekra…

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!