AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Një shpjegim i thjeshtë pse Berisha sulmon Klodianën

by Alb Times
12/11/2026
in Opinion
6
0
Dhunë për të gjithë!

Foto: Opinion

6
SHARES
320
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mero Baze

Shpërthimi i Sali Berishës ndaj Klodiana Lalës ka një shpjegim.

Nuk ka lidhje me punën e Klodianës si gazetare kundër PD, pasi ajo është një nga gazetaret më të spikatura opozitare. Por ka lidhje me identikitin e papërshtatshëm që ajo krijon si gazetare për opozitën.

E para, ajo ka qëndrime të ashpra kundër qeverisë, madje me gjithë klanet e saj, jo si disa të tjerë që janë në borderonë e një klani të PS dhe opozitarë për klanin tjetër.

Ky pozicion i heq Berishës mundësinë ta akuzojë si vegël të Edi Ramës.

E dyta, është gazetare e afërt me burime konfidenciale në SPAK, një institucion që Berishës i duhet të konsiderohet vegël e Edi Ramës, ndryshe penalizimi i mundshëm i tij mbetet pa ngjyrim politik.

E treta, Klodiana është mbështetësja kryesore nga gazetarët e revolucionit Flamingo. Madje është ngjitur në tribunë që në ditët e para të tij, të cilët nuk pranojnë Berishën në protestë dhe bëjnë thirrje që ai të jetë në burg.

Pra, ka tri cilësi të cilat Berishës i prishin shumë punë.

Duke qenë kundër Edi Ramës, pro opozitës, pro SPAK dhe pro flamingove, Berishës i prishet skema se si e do ai gazetarin armik. Ai e do pro Edi Ramës, pro SPAK dhe kundër opozitës. Duke qenë se Klodiana nuk ia përmbush këto kritere, por nga ana tjetër është kundër qeverisë dhe pro SPAK dhe opozitës së re, është identikiti i racës më të rrezikshme që rrezikon Berishën.

Kaq është e gjithë egërsia e tij. Sikur Klodiana, për shembull, të heqë dorë nga burimet e SPAK dhe të mos flasë më me aq adhurim për prokurorët e SPAK dhe të heqë dorë dhe nga flamingot, ka leje të jetë dhe pro Edi Ramës, se Berisha nuk i thotë gjë. Nuk ka gjë me ata që janë pro Edi Ramës, por me ata që janë aleatë të atyre që i rrezikojnë atij vazhdimin në politikë.

Dhe aktualisht ka dy armiq: SPAK, që bën sikur mendohet për të, dhe flamingot. Nëse Klodiana nuk do të ishte pro këtyre dy të fundit, nuk do të kishte asnjë shqetësim. Kontributin e saj pro PD dhe mbështetjen në vite për të, Berisha nuk ua quan as demokratëve që ka në seli e jo më t’ia quajë Klodianës.

Prandaj mos u lodhni t’i kërkoni Berishës të kërkojë ndjesë apo gjëra të tjera të padëgjuara për të. Nuk e urren dhe as ka ndër mend ta rrahë apo ta vrasë, siç ka bërë me të tjerë. Do t’u thotë të tjerëve që ka rrotull se, po u bënë aleatë të SPAK dhe flamingove, ua zeron gjithë ç’kanë bërë për PD dhe për të. Nuk ka lidhje me Klodianën. Faji i saj është që mbron ata që i prishin punë vërtet Berishës dhe nuk ka rëndësi që është e egër me qeverinë. Ajo nuk i prish punë Berishës.

Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

12/11/2026

“Ish-kreu i SHISH u shpall i pafajshëm”, Qafoku: Njolla më e keqe në historinë e Shërbimit Sekret Kombëtar

12/11/2026

‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

12/11/2026

“Protestat? Ishte grusht shteti”/ Meçe: Grupet kriminale nga Elbasani, Shkodra e Durrësi dolën në shesh

12/11/2026

Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

12/11/2026

“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

12/11/2026

Demokratët ‘kërcënojnë’ Trumpin me bllokim të fondeve: Nuk financojmë luftën me Iranin

12/11/2026

Skandal me delegacionin somalez në Kosovë! Zhduken 9 anëtarë, vetëm dy persona kthehen në atdhe

12/11/2026

“Lista Studentore në Serbi, antieuropiane”, Rexhaj: Dhuna e tetorit, e ngjizur dy javët e para

12/11/2026

Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

12/11/2026

Negociatat me BE, Qeveria ndryshon përbërjen e Grupit Negociator, ja emrat e rinj për kapitujt kyç

12/11/2026

“Ke punë të vështirë!”, Shala i jep këshilla kreut të ri të SHISH: Ja çfarë duhet të ndryshosh

12/11/2026

Rama publikon momentin krah Macron dhe Zelenskyt, në plan të parë Albin Kurti

12/11/2026

Arsyet e mjedisit toksik brenda opozitës!

12/11/2026

“Reuters” zbulon pazaret e naftës venezueliane, veprimet që implikojnë zëvendëspresidentin JD Vance

12/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne
  • “Ish-kreu i SHISH u shpall i pafajshëm”, Qafoku: Njolla më e keqe në historinë e Shërbimit Sekret Kombëtar

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.