• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

Një flamur gjerman për molotovët e revolucionit

22/03/2026
in Kryesore, Opinion
Mero Baze: Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me 0 kundër Edi Ramës dhe 4 me 4 kundër Ballukut

Nga Mero Baze

E vetmja gjë e re e protestës së sotme ishte se protestuesit nuk mbanin më flamuj amerikanë, por gjermanë. Kjo është hera e parë në historinë e protestave në Shqipëri që shfaqen flamuj gjermanë. Në traditën tonë, flamujt gjermanë shfaqen zakonisht në Shkodër kur luan ekipi i kombëtares gjermane apo Bayerni në ndonjë finale. Është hera e parë që shfaqen në një protestë të opozitës, madje duke zëvendësuar flamujt amerikanë.

Në fillim të viteve ’90, ndonjëherë e shikoje edhe në ndonjë shtëpi të re që po ndërtohej një flamur gjerman. Kur pyesje pse e kishin vendosur, përgjigjja ishte: “Ka djalin në Gjermani dhe i ka dërguar lekët për shtëpi.”

Kjo është shumë zbavitëse për të folur rreth protestës. Duket që LaCivita i ka zhgënjyer demokratët, pasi u mori 6 milionë euro dhe nuk u bëri gjë për “non grata”-n e Berishës, ndaj ia hoqën prapë flamurin amerikan. Duke parë që edhe Trumpi është i zënë me luftën në Iran, e dinë që është kot ajo punë me flamurin amerikan. Plus, është edhe Dita e Novruzit, një festë që është ditë e shënuar edhe në Iran dhe ngjall keqkuptime.

Më mirë flamuj gjermanë.

Tani e tutje, ky do të jetë protokolli i protestave. Kush sjell një deputet nga Evropa në selinë e PD për të pranuar të takojë Berishën, do shpërblehet duke i nxjerrë flamurin në protesta. Meritën për flamurin e sotëm gjerman e ka Tabaku. Ajo bindi një deputet gjerman, që më parë pati refuzuar ta takojë Berishën si “non grata”, t’i shkonte në seli. Dhe mirë bëri, sepse atëherë kur refuzoi marrëdhëniet gjermano-amerikane ishin të forta; tani janë përçarë dhe s’kanë pse i mbajnë hatrin SHBA-së.

Pas Gjermanisë, radhën duhet ta ketë Italia. Në mos bëftë gjë me Tajani-n, Tritani me siguri do bindë ndonjë kardinal në Vatikan t’i shkojë ta takojë dhe të ngrejë ose flamurin italian, ose atë të Vatikanit. Me këtë rast hidhet një hap më tej kundër rreshtimit “imperialist” të Perëndimit.

Tek Franca nuk dihet kush mund të ndihmojë, por Besnik Mustafaj duket sikur s’ia ngen kësaj pune. Megjithatë, po qe se sillen mirë, edhe ai mund të sjellë ndonjë anëtar të Asamblesë nga Franca në takim me Berishën. Fundja, nuk i thotë gjë fare që është “non grata”, se ndoshta as nuk e dinë. Albana mund të sjellë ndonjë nga Belgjika, meqë shkon shpesh në Bruksel, dhe kështu zgjerohet pak nga pak gjeografia e flamujve, që të mos mbetet vetëm flamuri gjerman, pasi duket si sponsor i dhunës pastaj.

Pra, në finale, protesta e sotme vërtet nuk rrëzoi dot Ramën, vërtet kishte më pak protestues se policë, por ama shërbeu për diçka: shërbeu për t’u thënë demokratëve se tani kemi me vete Gjermaninë, se ka takuar Berisha një gjerman. Nuk është arritje e vogël, po ta llogarisësh që kanë pesë vjet pa parë asnjë të huaj në derë të shtëpisë.

Me këtë rast, kushedi sa do jenë çuditur në Gjermani kur kanë parë në ekrane që mes molotovëve dhe flakadanëve në Tiranë valëvitet flamuri gjerman. Ishalla nuk e ngatërrojnë fonetikisht fjalën “Tiranë” me fjalën “Iran”, se mund të mendojnë se po udhëheqin revolucionin atje, me ndryshimin që ajatollahu ynë është gjallë dhe me flamur gjerman në dorë.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!